InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Malësia e Gjakovës, apo Dardania Alpine është identiteti ynë dhe amaneti i të parëve tanë

5 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Shqiptarët janë një dhe kanë një flamur

Nga Azgan HAKLAJ

Nuk mund ta mbajmë emrin e stamposur me hekur të skuqur nga Bin Ladeni i mesjetës Zhupani Stefan Dushani

Identiteti dhe sovraniteti janë elementët thelbësor të superstrukturës shpirtërore të një Kombi.

Territori, origjina, historia, kufijtë etnokulturorë, gjuha, e më në fund toponimia janë elementët përbërës të identitetit, ndërkohë që sovraniteti nënkupton shtetin komb të shtrirë në arealin e kufijëve etnikë dhe aftesinë e tij për të unifikuar, administruar e mbrojtur këto territore.

Veprimi i parë që bën një shtet, apo një perandori kur okupon me forcën e armëve territorin, apo një pjesë të tij të një shteti tjetër është zhdukja e identitetit të tij, si një premisë e sigurtë për asimilimin e gjuhës, historisë, fesë, dokeve e zakoneve dhe të kujtesës së tij historike.

Një politikë të tillë ka ndjekur Serbia ndaj shqiptarëve, e sidomos ndaj atyre të trevave të veriut.

Kjo politikë e ka zanafillën qysh 8 shekuj më parë nga zhupanët Stefan Nemanja, Car Uroshi i Parë, Car Uroshi i Dytë e kulmoi me Zhupanin e madh Car Deçanski, Dushani të cilët sunduan me thundër të hekurt duke filluar në fund të shekullit të 12-të për afro dy shekuj në shekujt 13-14, për tu ringjallur në shekullin e 19- të me krijimin e Principatës se pavarur Serbe, në periudhën e Jugosllavisë Monarkike 1919- 1944, të Federatës Titiste e Serbisë së Millosheviçit.

Do të kthehem tek Perandori Stefan Dushani, jo vetëm për faktin se në kriptovulën e tij gjatë sundimit gjakatar të tij në gjysmën e parë të shekullit të 14- të gjendet për herë të parë i stamposur emri serb Tropojë, por edhe për të ndriçuar fytyrën gjakatare të këtij Bin Ladeni të mesjetës, i cili kishte një urrejtje patologjike për shqiptarët, për gjuhën, besimin e historinë e tyre, aq sa zhdukjen e identitetit dhunën e genocidin ndaj tyre e shnderroj në qëllim të vetëm të jetës se tij duke e sanksionuar edhe në ligjet drakoniane që nxori për këtë mision, të cilat u kodifikuan në vitin 1349 në Kanunin e tij.

E përmenda qysh në fillim stampën me hekur të skuqur, sepse këtë fat kishin paraardhësit tanë, të cilët nuk pranonin të braktisnin besimin katolik për ta marrë besimin ortodoks dhe nuk i nështroheshin pushtetit të tij barbar.

Për mosbindje ndaj tij shqiptarët torturoheshin, vriteshin, deboheshin, ju konsfikohej pasuria, e më në fund stampoheshin me hekur të skuqur, si kuajt e rekrutuar për nevoja të ushtrisë në kohën e diktaturës në Shqipëri.

Këto krime të përbindshme janë pasqyruar hollësisht në një letër që kardinali Guido ua dërgon Propogandës “Fide” në Romë në vitin 1350.

Ky relacion vuni menjëherë në lëvizje Selinë e Shenjtë, e cila u mobilizua për të organizuar një kryqëzatë antiserbe në mbrojtje të besimtarëve katolikë e të gjithë banorëve të atyre trojeve që vuanin nën pushtetin e tij tiranik të satrapit serb.

Kjo kasphanë ka ndodhur dy shekuj pas skizmës së madhe mes Kishës së Romës dhe asaj të Kostadinopojës të vitit 1054, kohë në të cilën Perandoria e Bizantit dhe Vatikani luftonin për të mbrojtur e shtrirë me tej demonet e ndikimin e kishave të tyre.

Malësia e Gjakovës, apo Dardania Alpine si pikëtakimi e qytetërimit iliro -dardan rreth dymije vjet para lindjes së Krishtit është përballur me pushtues të shumtë, që nga romakët, stërgjyshërit e sllavëve hunët, serbët, turqit, maxharrët e deri tek fashistet italianë e gjermanë,

Në qëndresën shekullore për mbijetesë është shquar fisi i fuqishëm i Gashit, i cili është pagëzuar me një emër biblik që në shqip do të thotë:

“Sakrificë hyjnore për lirinë e për drejtësinë”.

Gashi shtrihej në territorin e Malsisë së Gjakovës, apo Dardanisë Alpine e deri në Nishin e Kostadinit të Madh.

Manastiri i famshëm i Deçanit dihej botërisht se ka qenë kryekulti i besimit katolik të gashianëve e të gjithë Rrafshit të Dukagjinit, para pushtimit serb.

Barbarët e shkatërruan këtë tempull, ashtu si dhjetëra të tjerë në mbarë Dardaninë, edhe kjo e pagëzuar me emër serb “Kosovo” ( vend mëllenjash), sorrash, e mbi themelet e saj e ngritën manastitin ortodoks, për ta përdorur si gozhdën e Nastradinit në shekujt e mëvonshëm.

Barbarët serbë ia arritën që ta rrafshojnë Kishën Katolike të Deçanit, kryen masakrat me çnjerëzore në Dardaninë antike e Dardaninë Alpine, në Rrafshin e Dukagjinit e në Gash të Gurit, por kurrsesi nuk i asimiluan për ti zhdukur nga faqja e dheut siç edërronin.

Në territorin e Gashit tě Gurit shtrihet madhështor Olimpi Shqiptar Shkelzeni ku kanë selinë perenditë e lashta iliro- dardane, ku është Selia e vetë Zotit.

Ky kolos është zemra e Shqipërisë etnike, Froni ku shihet si në pëllëmbë të dorës Rrafshi i Dukagjinit, bjeshkët me namë (të nemuna) të Kreshnikëve të Jutbinës, bjeshkët e Koshares ku prehet Omeri, fusha e Mejdanit ku Gjergj Elez Alija e preu kokën e Bajlozit të zi, Bujani i Binak Alisë e Mic Sokolit, Kalaja Ilire e Rosujës, Lugina përrallore e Gashit e pranuar në Unesko, e në fund nga krahu tjetër pikëtakimi i Drinit me Valbonën dhe luginat e tyre magjepsese, të cilat vizitorët e udhërrëfyesit e huaj i kanë cilësuar me të drejtë si vendin e perëndive të Eskilit dhe një nga panoramat me të bukura të planetit.

Dardania Alpine, apo Malësia e Gjakovës dhe Rrafshi i Dukagjinit, e Gashi i Gurit në veçanti u kanë mbijetuar disa ekspeditave ushtarake shfarosëse asimiluese për shkak të papërkulshmërisë, veçoj këtu ato serbe, osmane, sulmeve të pashallarëve filoturq të Begollëve të Pejës, të shekujve 17- 18, të malazezëve para Luftës së Parë Botërore, atë komuniste pas çlirimit nga fashizmi e rënies nën kthetrat e diktaturës.

Por le të kthehemi edhe njëherë në kohën e shembies së Perandorisë së Stefan Dushanit

Malësia e Gjakovës, apo Dardania Alpine, dhe Rrafshi i Dukagjinit pas shembies së Perandorisë së Stefan Dushanit e ngritjës së principatave shqiptare është qeverisur nga familjet princëroe të Spanëve e Dukagjinëve.

Pjetër Spani e Lek Dukagjini i Tretë pinjollë të këtyre dinastive ishin bashkëkohës dhe bashkëluftëtarë të Gjergj Kastriotit të cilët u bënë si krahët e shqipes për Heroin tonë Kombëtar dhe faktor determinues të asaj epopeje të lavdishme, të cilën vëllezërit tanë të përtej detit e quajnë Moti i Madh i Arbërit.

Pas pushtimit nga Perandoria Osmane dhe riorganizimit administrativ sipas modelit turk, pas reformave të Tanzimatit shqiptarët i ndanë në katër vilajete, për ti sunduar me kollaj.

Ajo që Stefan Dushani e vuloste serbisht Tropojë bënte pjesë në Kalanë e Gjakovës, të Sanxhakut të Pejës, në kuadër të Vilajetit të Kosovës, me kryeqendër Shkupin.

Ishte paria e Gashit ajo që ju drejtue me një letër Selisë së Shenjtë në vitin 1688- për ti ndihmuar në luftën çlirimtare.

Stambolli me anë të Begollëve të Pejës ushtroj dhunë e terror të paparë kundër gashianëve.

Ju dogji shtëpitë.

I shpernguli një pjesë të madhe të tyre nga trojet e veta.

Shkatërroj kisha e vrau katër priftërinj për të vënë në jetë planin e dirigjuar nga Qeveria Osmane për konvertimin me dhunë në fene Islame.

Këto ngjarje tragjike tërhoqën vëmendjen e Imzot Frang Bardhit, i cili i viziotoj vetë këto vise dhe i dergoj një relacion të hollësishëm Atit të Shenjtë dhe Propogandës “Fide” në Romë.

Gashi i Gurit i dha mbështetje të fuqishme me mijëra luftëtarë vullnetarë Kryengritjes të udhëhequr nga Rilindasi Europian Pjetër Pogdani kundër hordhive otomane në vitin 1689- 1690.

Edhe kjo kryengritje u shtyp me zjarr e hekur nga barbarët aziatikë.

Pas Begollëve ishin malazezët ata që bënë të gjitha përpjekjet për të ndryshuar strukturën etnike të viseve tona të mbetura në Mal të Zi, të Gjakovës dhe rrethinave të saj.

Çetnikët e Knjaz Nikollës masakruan në Plavë – Guci qindra burra muslimanë që nuk pranuan të nderronin fenë, konvertuan me dhunë qindra katolikë të Gjakovës në besimin ortodoks dhe i prenë duart priftit katolik vetëm se nuk pranoj ti lutet Zotit në ritin ortodoks.

Kjo është Gjakova e Malësia e Gjakovës në të dy anët e kufirit, një bastion i pamposhtur i lirisë, identitetit, e krenarisë kombëtare.

Emri Tropojë i vulosur nga Car Dushani e i bekuar nga regjimi komunist satelit i Beogradit nuk është identiteti ynë.

Dardania Alpine, apo Malësia e Gjakovës është amaneti i të parëve dhe Identiteti ynë.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com