Nga Guxim ALIMANI
(Portret i paatorizuar për një burrë të shquar)
Ai është në fakt Prefekt i Qarkut Kukës dhe kjo m’i atrofizon fjalët e mira sa duhet për të, sepse dikush mund të më keqkuptoje e të më ndëshkoje për anësi politike, por i sigurt se kushdo në vendlindje ndan të njëjtën konsideratë me mua dhe guxoj te portretizoj një njeri…në fund të fundit ai është opinioni im dhe këtë liri e kam pa kushte.
Eshtë fjala për Kolonel Zenel Kuçana, aktualisht Prefekt i Qarkut Kukës. Oficer karriere i shënjuar për korrektësi, hero i “heshtur” i luftës së Kosovës, i paanësi në detyrë e fjalëmbël për secilin që i drejtohet, pavarësisht bindjeve.
Dikush më thotë se si ka ngelur ende ky burrë në detyrë, pasi “specie” të tilla ka kohë që nuk qarkullojnë?! As vetë nuk e di, pasi është kohë dallkaukësh, mashtruesish e hajdutësh! Unë gjithsesi dhe jo vetëm, ndihemi mirë që ka akoma në tregun politik të tillë. Urojmë t’i shtojmë dhe kështu besojmë!
Nëse një forcë politike synon të përzgjedhë seriozisht dhe jo verbalisht, ju garantoj se ka akoma burra e gra ky vend që na nderojnë ne, veten, si dhe shekullin e ri që përjetojmë!











