InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Evis Kushi apo Erion Veliaj?! Kjo është dilema!

28 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Evis Kushi apo Erion Veliaj?! Kjo është dilema!

Nga Elona CASLLI

Sot Kryeministri i vendit u ka uruar shqiptarëve një javë të mbarë me anë të një videoje. Teksti që shoqëron videon dhe urimin për shqiptarët është “ Dhe me Denisën e vogël që sot shkon në shkollë normalisht, ju uroj një javë të bukur”.

Teksa shikon përmbajtjen e videos e ke të vështirë të dallosh nëse ke të bësh me Evis Kushin, Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, apo me Erion Veliajn, Kryetarin e Bashkisë.
Skenari është identik.

Një fëmijë do të vendoset përballë një kamere dhe do të lotojë. Kamera nuk ndizet nëse fëmija nuk fillon të lotojë. Pastaj fëmija do të tregojë në vetë të pare varfërinë e tij deri në detaje duke e shoqëruar rrëfimin me lot të dendur.

Pasi fëmija ta ketë mbaruar rrëfimin në skenë hyn Partia, për të dhënë mesazhin se vetëm Partia mundet t’i thajë lotët e fëmijës.

Kur Denisa pohoi se nuk kish shkuar në shkollë si fëmijët e tjerë se nuk kishte çantë shkolle, në skenë hyri Evis Kushi me një çantë. Në skenën e dytë shtohen personazhet. Tani në skenë nuk kemi veçse një fëmijë, një çantë dhe Partinë, por të rreshtuar para Partisë janë edhe familjarët e fëmijës, të cilët duhet të mbajnë kokën e ulur para Partisë dhe ta ngrenë atë veçse pasi Evis Kushi të ketë mbaruar fjalimin e saj duke të rikujtuar një copëp nga filmi i famshëm ” Lulëkuqe mbi mure.” ku thuhet fjalia e famshme: Përshëndete Bamirësen!

Skenari parashikon që familjarët të qëndrojnë të heshtur dhe me kokën e ulur derisa Evis Kushi, të ketë mbaruar ligjërimin e saj.

Gjatë ligjërimit Evis Kushi do t’u pohojë edhe një here familjarëve varfërinë e tyre dhe do të nënvizojë faktin se Partia ka sjellë një çantë dhe dy tablet për fëmijët. Libra nuk ka sjellë Partia, se familjarët e Denisës ndonëse në vështirësi të mëdha ekonomike ia kishin dale mbanë të blinin librat. Buxheti kish mbaruar tek blerja e çantës. Buxhetin shtesë e plotëson Partia.

Në fjalën e Evis Kushit hapësirën më të madhe e zënë arritjet e qeverisë në fushën e arsimit.

Pra, historia e Denisës dhe familjarëve të saj përdoret si medium për t’i kumtuar publikut të gjitha arritjet në arsim dhe mbi të gjitha gënjeshtrën e madhe të librave falas.
Evis Kushit i kujtojmë se librat nuk janë falas. Janë libra në përdorim.

Pasi Evis Kushi të ketë mbaruar fushatën skenari parashikon që Denisa, fëmija që mori dhuratë nga Partia, t’I thotë Evis Kushit – Kur të rritem dua të bëhem si ti.
Kur Evis Kushi i dëgjon këto fjalë, mallëngjehet dhe e përqafon fëmijën dhe me sy të përlotur i thotë- Me sytë e tu si dritë, patjetër që do të bëhesh si unë.
Tani familjarët e Denisës mund ta ngrenë kokën dhe të falenderojnë Partinë.

Evis Kushi duhet të mësojë se mëshira nuk është as dashuri dhe as përgjegjësi.
Evis Kushi duhet të mësojë se është as më pak e as më shumë veçse perverse të përdorësh fëmijët dhe njerëzit në vështirësi ekonomike për fushatë partie. Në botën e qytetëruar quhet “ porno me varfërinë”.

Nëse Evis Kushi do kish dashur ta ndihmonte me të vërtetë atë familje, duhet t’i kish punësuar prindërit e vajzës, në mënyrë që ai baba ose ajo nënë të mund t’ia blinin vetë çantën fëmijës së tyre.

Jeta është e shkurtër, por e përditshmja është e gjatë dhe ndaj është më e udhës të ndikosh në të përditshmen e një njeriu se veçse në një ditë nga jeta e tij.

Evis Kushi duhet të mësojë se nuk ka Ministre të Arsimit në botë, që përfshihet në një skemë të tillë propagande dhe poshtërimi.

Evis Kushi duhet të mësojë se para se të jetë deputete apo ministre, është grua dhe nënë.

Post Scriptum- Ministrja e Arsimit duhet të ketë në dorë Prokurën e Dijes. Evis Kushi aktualisht ka në dorë Prokurën e Turpit.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?
Show Biz

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?

3 Nëntor, 2025

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.
Show Biz

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.

3 Nëntor, 2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com