InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Azgan Haklaj: Perandoria e Amerikës mundi perandorinë e terrorit

11 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Amerika nën ‘ethe’, në garë një tjetër miliarder për të mundur Trump në 2020-n

Nga Azgan HAKLAJ

Krimi dhe terrori e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë gjithë ekzistencës dhe historisë së tij.
Bibla na rrëfen për vrasjen e Kainit të cilin satanai e frymëzoj të ekzekutonte vëllain e tij Abelin.
Neroni i Romës i hidhte të krishterët para luanëve të uritur, e prijësi i mongolëve Xhengis Khani me hordhitë e tij ndërtonte piramida me koka të prera.
Hitleri ekzekutoj në krematoriume e dhoma gazi hebrejë dhe Pol Poti vrau një të tretën e popullit të tij.
Ndërgjegja e njerëzimit është zgjuar sidomos pas Luftës së Dytë Botërore.
OKB-ja e Konventa e saj e vitit 1948 për të drejtat, Karta Europiane, ajo e Helsinkit, Këshilli i Sigurimit e organizma të tjera ndërkombëtare janë mekanizma të krijuara për të mbrojtur jetën dhe liritë e të drejtat e njeriut nga dhuna dhe barbaria, e garancitë e këtyre lirive dhe të drejtave të njerëzve kudo në botë, të paktën prej një shekulli është SHBA-ja një Komb i lirë e i fuqishëm, të cilin etërit e tij themelues e projektuan si të tillë qysh në Aktin e Pavarësisë dhe në Kushtetutën e saj të frymëzuar nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga iluminizmi europian.
Amerika fitimtare e dy luftërave botërore.
Amerika e Xhon Kenedit që frymëzoj epokën kozmike dhe e Roland Reganit që mposhti Perandorinë e Kuqe duke e detyruar Bashkimin Sovjetik të kapitullonte pa kushte u godit barbarisht me dt 11-të shtator në zemër të saj në Qendrën Botërore të Tregtisë e në Pentagon.
Profeti Nastradamus e kishte paralajmëruar këtë ngjarje qysh në mesjetë kur shkruante se:
“Mbreti i terrorit do të vijë nga qielli”.
Për një çast u duk se krijesa satanike e njohur si Al Kaeda dhe drejtuesi i saj Bin Laden u bënë zotër të plotëfuqishëm të botës por Amerika nuk ra, qëndroj e pamposhtur.
Ajo deshmoj se është superfuqia më e madhe që ka njohur bota në të gjitha aspektet ekonomik, shkencor, ushtarak, një vend i lirë me resurse të pashterrshme e një forcë kolosale goditëse kur dikush kërkon të përballet me të.
Totalitarizmi, injoranca, varfëria e urrejtja e frymëzuar nga fondamentalizmi dhe ekstremizmi fetar janë shtrati ku lind e rritet terrorizmi.
Diktatorët e regjimet e tyre kudo në botë mundohen ta paraqesin SHBA- në Atdheun e lirisë si satanai i madh, si përbindëshi që duhet mundur me çdo kusht.
Fundi politik i Hitlerit, Duçes e Stalinit, Gedafit dhe Sadamit, apo fundi i boshtit Romë – Berlin – Tokio në Luftën e Dytë Botërore janë shembuj bindës se Lidershipi Amerikan është garancia e djeshmes, e të sotmes dhe të ardhmes për njerëzimin dhe ëndrrën e tij, për të jetuar në liri dhe paqe.
Për shqiptarët të cilët kanë të parë SHBA- në, mikun dhe aleatin e madh në momentet më të vështira të historisë së tyre, 11-shtatori është edhe dita e tyre e kujtesës.
E në këtë ditë dhëmbje dhe krenarie ata ndihen amerikanë në kuptimin e plotë të fjalës.
Vendi ynë është rreshtuar pa hezitim në krah të SHBA-së, Natos dhe kombeve të tjera të lira në luftën kundër terrorizmit, e ky është një qëndrim i palëkundur.
Paqes e lirisë kudo në botë i duhet një Amerikë e fuqishme dhe e aftë për të qenë gardiane e lirisë së Planetit.
Një Amerikë e fortë për të ju shtypur kokën gjarpërinjeve të terrorit.
Ajo u konceptua e tillë nga Presidenti Bush në ditët pas 11-të shtatorit dhe u bë e tillë në mandatin e parë të Presidentit Trump, fitorja e të cilit në zgjedhjet e 3 nëntorit është kambana e alarmit për diktatorët e mbarë botës dhe një festë lirie për SHBA- në dhe aleatët e saj, të cilët shohim tek ky burrështetas i madh fytyrën e lirisë.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com