InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

NGA SKENDER DOÇI: KOHË SHQIPTARE NË PANDEMI

10 Shtator, 2020
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Lulet i dashuron shpirti, jo mendja/ 100 thënie nga Skender Doçi

Kemi qëndruar në ngujim, kemi pasur dhe kemi frikë, jemi lutur për veten, familjen për njerëzit anembanë, kemi adhuruar gjithkënd dhe jemi distancuar nga gjithkush, jemi ndjerë solidar dhe bashkëvuajtës, në të njëjtën kohë kemi pasur “frikë” secilin.

Kemi humbur lirinë, e arritëm prapë, por nuk kemi mposhtur “frikën”, nuk kemi menjanuar rrezikun. Në njëfarë forme, u ndjemë të pafuqishëm si njerëz, ku

na bëri pak punë teknologjia dhe shkenca.

Media më shumë se t’na ndihmonte na futi në panik dhe në stres, politika u barazua me secilin nga ne, të pasurit u tulatën, feja përpiqej të mbushte këtë vakum global me lutjet e saj. Teknologjia dhe shkenca u paraqitën si dordolecë në zgjidhjet që priteshin dhe shpresoheshin nga ato.

Si përfundim, u barazuam  pothuajse të gjithë në një pikë të vetme “dorëzimin” dhe pafuqinë politike, njerëzore, teknologjike dhe shkencore përballë një realiteti konkret global, me emrin covid-19.

Në realitetin e krijuar ka vend për mijëra mendime, hamendësime, teza dhe hipoteza nga më të ndryshmet dhe për më tepër secila ngjan se është prezente dhe gjetje.

Në planetin tonë, janë vendosur ballë-përballë, njerëzit nga njëra anë dhe covid -19 nga ana tjetër, pjesë integrale dhe realitet konkret i jetës.

Në qoftë se, në këtë përballje nga njëri krah kemi njeriun, teknologjinë dhe shkencën, ku covid -19 ka sulmuar njeriun është më se e qartë se edhe njëfarë falimentimi në betejë njeriu duhet ta kërkojë pikërisht në përdorimin e këtyre  dy faktorëve dhe efiçencës së tyre.

Unë personalisht mendoj se në situatën e krijuar kemi mbivlerësim të teknologjisë dhe shkencës në kurriz të mendjes njerëzore dhe të aftësive që ka ajo në situata të tilla.

Në rrethanat e krijuara, nëse vendim-marrësit do të ishin filozofë ose ushtarakë të suksesshëm dhe jo politikanë, rezultatet do ishin më të qarta dhe shumë herë më racionale.

Po t’ia jepje aq të dhëna sa kishim mbi covid-19  dhe viruset me efekte pandemike të mëparshme si dhe të panjohurat që na shoqëronin në rastin aktual një filozofi apo një ushtaraku të madh, do përcaktonte një plan masash më të sakta dhe më eficente se sa politikanët nga e gjithë bota të cilët e mbështetën vendimmarrjen në të dhënat eksperimentale të shkencës dhe teknologjisë.
Të paktën, nuk do kishim çoroditje të një natyre të tillë sikurse kishim: “mbaj dritaren hapur, por mos zbrit te shkallët”. Herë vendose-herë hiqe maskën, ruaj distancimin social por mos shko në det e në mal, mjediset e mbyllura e favorizojnë virusin por ti rri brenda e mos dil jashtë, ajri i pastër i vjen në ndihmë njeriut por ti mos shko në park, në det as në mal, e dhjetëra udhëzime të tjera që ndryshonin kohë pas kohe dhe në thelb kishin një konfuzitet tejet absurd.
Mendoj se, u nënvlerësua shumë mendja e njeriut në përcaktimin dhe vendim-marrjen në kushtet e informacionit të kufizuar dhe u la tërësisht në funksion të teknologjisë dhe shkencës.

Pra, nuk përcaktojnë vendimmarrjen teknologjia dhe shkenca, por janë dy nga faktorët kryesore që njeriu i merr në konsideratë në vendim-marrjet e tij.

Në këtë kohë pandemie dhe paqartësish globale lidhur me të, ajo që eklipsoi gjithçka ishte marrëveshja e katër Shtatorit në Washington.

Mund ta quajmë “kohë shqiptare”.  Ky eveniment historik radhitet me marrëveshjen e Rambujesë dhe sulmet që ndërmori NATO mbi Serbinë.

Pra, është njëra ndër datat më të rendësishme në rrugën e historisë së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Është njëra ndër dy humbjet e mëdha që Serbia ka marrë në përpjekjet e saj për të bërë inekzistent shtetin demokratik të Kosovës .

Gjithashtu, kemi një shprehje të fuqishme dhe madhore  të angazhimit amerikan në çështjen e Kosovës dhe njëkohësisht në rajonin e ballkanit.
Ishte hera e parë që SHBA përfshihet në një projekt me suport ekonomik të fuqishëm përsa i përket zhvillimit infrastrukturor të dy shteteve nënshkruese të marrëveshjes, ndoshta angazhimi i dytë me përmasa të tilla në Europë pas “Planit Marshall”.

Surpriza e takimit ishte njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli dhe vendosja e ambasadave Kosovare dhe Serbe në Jeruzalem.

Sot, politika amerikane ka dy piketa të forta të cilat janë në vëmendjen e gjigantit të lirisë dhe demokracisë botërore, ato janë Izraeli dhe padyshim tani së fundmi është rreshtuar edhe Kosova.

Nuk ka faktor as forcë që mund të ndalojë prosperitetin e këtyre dy shteteve të cilat me katër Shtator bënë njohjen e ndërsjelltë në praninë e presidentit amerikan.

Për mendimin tim, këto janë dy shtetet për të cilat amerikanët përfshihen në luftë njëlloj sikurse për territorin e SHBA-së.

Siguria ime në këtë pikë shkon deri aty sa them, se Amerika mund të përfshihet dhe të hapë një luftë botërore (nëse nevojitet) vetëm e vetëm për të mbrojtur integritetin dhe prosperitetin e dy shteteve në fjalë.
Fjala e duhur është “lum Kosova në patronazhin e kujt është vendosur” .

E Kemi parë të gjithë, se sa e vogël ishte në zyrën ovale ngatërrestarja e vjetër e ballkanit dhe rajonit Serbia. Vlen për t’u theksuar paraqitja dinjitoze e kryeministrit Hoti në bisedimet dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

Tani njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës është çështje protokollesh në të ardhmen e afërt.
Dy shtetet në fjalë do përfshihen në ndërtimin e një të ardhmje të përbashkët me identitetet e tyre, sikurse u përfshinë Gjermania, Franca, Italia dhe Anglia pas luftës së dytë botërore

Brenda dekadës së ardhshme, problem për zgjidhje nuk do të jetë çështja midis Kosovës dhe Serbisë, por në tryezën e Washingtonit do jetë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën në një shtet të vetëm shqiptar dhe të jemi të sigurtë që do të marrë një zgjidhje sikurse marrëveshja e katër Shtatorit.
Pas kësaj, pritet një zhvillim dhe prosperitet i krejt ballkanit perendimor, kur të ndodhë kjo, rruga e shteteve të mësipërme drejt integrimit evropian është e shkurtër dhe e shpejtë.

Zhvillimi i përbashkët e rrit dhe e ushqen harmoninë dhe miqësinë e popujve, duke lënë mbrapa njëherë e përgjithmonë ndasitë dhe konfliktet me karakter etnik territorial si dhe çdo problem tjetër që historia ka lënë mes popujve.


Qëndrimet që u mbajtën nga disa shtete të ndryshme lidhur me marrëveshjen për të cilën folëm, janë sirena alarmi për politikën e Kosovës dhe Shqipërisë për të kuptuar akoma më mirë interesat dhe politikat e disa shteteve gjoja “mike të historisë sonë”.
Nuk besoj të ketë një shqiptar që e ka të vështirë të dallojë mbështetësit e interesave tona kombëtare, apo të ngatërrojë dashamirësit me dashakëqinjtë.

Politika jonë dhe vullneti i çdo qytetari duhet të jetë pa dilemën më të vogël në frekuencat e atyre që mbrojnë interesat dhe identitetin tonë kombëtar.

Duke u distancuar një herë e mirë nga disa vende që nuk kanë gjë të përbashkët me kulturën tonë.

Për më tepër, vendet që na tregojnë ne faktorët dhe arsyet përse jemi të detyruar të mbajmë dashuri të ndërsjelltë, vetë i kanë braktisur me kohë ata faktorë,

ndërsa ne na i tregojnë si relike të shekujve të kaluar, ku Shqipëria u zhyt në errësirë si një vasale pa shpresë dhe pa përkrahje.

Katër Shtatori është një ditë historike për mbarë kombin shqiptar, është një piketë në rrugën e historisë tonë nga e cila ka filluar një rikonceptim i faktorit shqiptar në rajon si një vend me kulturë dhe gjenezë evropiane ashtu sikurse e ka krijuar Zoti dhe ruajtur historia deri në ditët e sotme.

S.Doçi

09. 09. 2020

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com