InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Lulzim Basha nuk është poezi, është kompromis.

7 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lulzim Basha nuk është poezi, është kompromis.

Nga Elona CASLLI

-Nuk më frymëzon Lulzim Basha!- është pohimi që artikulohet nga një kategori e caktuar njerëzish.

Lulzim Basha nuk është poezi. Është kompromis.
Lulzim Basha është marrëveshje që arrijnë dy palë kundërshtare duke i bërë lëshime njëra-tjetrës.
E thënë shkurt, Lulzim Basha është pajtim me lëshime.

Kushdo nga ne bën kompromise në jetë. Në jetën e përditshme bëjmë kompromise në punën tonë, në marrëdhënie me kolegët tanë, me eprorët tanë e me shumëçka tjetër.

Nuk kam dëgjuar dikë deri më sot të thotë- Nuk më frymëzon përgjegjësi,drejtori, apo titullari.
Atëherë, si është e mundur që në të përditshmen tonë e ndiejmë krejt të natyrshëm kompromisin dhe në rastin e opozitës e refuzojmë këtë të fundit?!

Refuzimi i kompromisit me opozitën do të ishte krejt i natyrshëm, kur do të kishim refuzuar çdo lloj kompromisi tjetër në jetë. Në rast të kundërt, është krejt i pakuptimtë.

Jo rastësisht e kam quajtur Lulzim Bashën kompromis. Mund ta kisha quajtur e ardhmja ndryshe e Shqipërisë, lideri i së ardhmes e plot gjëra të tjera.

E quaj kompromis pasi e konsideroj të vetmin mekanizëm ekzistues, që mund të përmbysë situatën politike në vend. Kur them mekanizëm ekzistues, nuk nënkuptoj mekanizmin më të kulluar dhe më të shëndetshëm. Nënkuptoj mekanizmin më të sigurt që mundëson ndryshimin e situatës aktuale.

Nëse do të trajtonim çështjen poetikisht, do të thonim që 8 muaj para zgjedhjeve krijohet një mekanizëm i fortë që e zhduk përgjithmonë kastën aktuale të politikanëve dhe parlamenti mbushet me njerëz me integritet dhe Shqipëria ndahet përfundimisht nga e shkuara. Trajtimin poetik të çështjes mund ta bëjë një i marrë, një i dehur ose një mekanizëm i tërthortë i Rilindjes.

Një mendje e kthjellët gjykon se ka një hendek shumë të madh midis dëshirës së një njeriu dhe mundësisë për ta përmbushur atë.

Duke qenë se po flasim për kompromis dhe jo për poezi, duhet të pohojmë faktin që opozita e bashkuar mbetet i vetmi mekanizëm ekzistues i cili mund ta përkthejë votën me përfaqësim në parlament.

Dhe përkthimi i votës në përfaqësim do të thotë rrotacion politik.

Post Scriptum- Nëse doni të frymëzoheni, lexoni poetë!

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com