InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Përbindëshat e komunizmit që i rehabilitoi politika

30 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përbindëshat e komunizmit që i rehabilitoi politika

NGA DESADA METAJ

Nuk e di si është ndjerë gazetari që ka intervistuar sot, Shyqyri Çokun. Madje dyshoj se ka patur ndonjë emocion teksa ka lexuar pyetjet që deputeti-pronari i gazetës i ka diktuar me kujdesin për paraardhësit e sistemit me gjakatar në Europë. Ajo që di me siguri është që pas kësaj interviste, çdo debat për të larguar mbeturinat komuniste apo për të reahabilituar viktimat e komunizmit është e kotë dhe e pashpresë.

Në një vend ku debatet shterpë për dekorimin e ish persektuoreve shndërrohet në show mes atyre që qeverisen dhe vijojnë ende të drejtojnë duke u tallur pacipërisht me dinjitetin e atyre që vuajten dhe u dergjen burgjeve të komunizmit. Nëse Sali Berisha, Edi Rama apo dhe pasuesit e tyre janë kaq të merakosur për dekoratat e ish-persekutoreve, vetëm me një telefonate mund të verifikojnë se sa ish-të përndjekur kanë dekoruar, sa prej tyre kanë dëmshpërblyer dhe se sa kanë bashkëpunuar me ta gjatë kohës kur kanë qeverisur.

Të flasësh dhe të akuzosh për milionat e vjedhura nga qeveritë dhe ministrat është një gjë, dhe të bësh show parlamentar me gjakun dhe vuajtjet e atyre që dhe sot janë në ditë të hallit është absolutisht një gjë krejt tjetër dhe krej e patolerueshme. Nuk e di si janë ndjerë sot ata që kanë drejtuar dhe drejtojnë këtë vend, kur kanë lexuar intervistën (apo më mirë deklaraten) e Shyqyri Çokut. Nuk di a i ka vrarë ndopak ndërgjegja që gjatë këtyre ditëve kanë përmendur dhe emrin e At Zef Pllumit, duke numëruar herët që i kanë lexuar librin, apo cituar thëniet e tij. Nuk di a kanë ndjerë ndopak neveri për një sigurims të përshkruar me aq realitet dhe pa mllefe në “Rrno për me tregue” që në mënyrë idilike të flet për 3 fëmijet e tij dhe porositë e gruas.

E vetmja gjë që di me siguri, është që familjet e 92 personave që Çoku i ka marrë në pyetje, internuar apo burgosur me justifimin se “i tillë ishte sistemi”, sot kanë një arsye më shumë për të urryer jo vetëm sistemin që i la jetim, por dhe këto 25 vjet, dëshmi e gjallë e talljes me vuajtjet e komunizmit. Dhe këto 92 familje, janë vetëm maja e një ajsbergu të stërmadh me të vrarë, torturuar, internuar për vite me radhë, që sot enden dhe përdoren paciperisht nga politika për një këst të dëmshpërblimit, që ndoshta nuk do ta gëzojnë kurrë. Sepse në fakt ata që i përdorin vazhdimisht, nuk i hoqën kurrë nga listat e shpërblimeve prokurorët dhe bashkëpuntorët e sigurimit.

Ata që kishin mundësi të miratonin ligje për dekomunistifikimin e Shqipërisë, nuk e bënë kurrë. Ata që kishin mundësi të caktonin një ditë dhe një memorial për të kujtuar viktimat e sistemit më të egër në Europë, nuk e bënë kurrë këtë. Arsyet i dinë vetëm ata që e patën këtë mundësi dhe e humbën.

Ndaj sot, askush të mos habitet që bijtë e etërve publikojnë paturpësisht deklarata të persekutorëve, që mbajnë simbole të diktaturës, që janë nostalgjikë deri në neveritje të veglave dhe objekteve të diktatorit. Kam frikë se kjo intervistë është vetëm fillimi. Kam frikë se Aranit Çela do shfaqet nesër në të njejtën gazetë me foto idilike të familjes së tij, dhe të gjithë pas kësaj do themi: “Faji ishte i sistemit”. E deri sa kjo të ndodhë, bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës do të enden në vorbullën e qelbur që politika shqiptare gatoi këto 25 vjet, fajtorët me shpresën se krimet harrohen dhe vuajtësit me brengën se një vend që nuk sheh të shkuarën e pret një e ardhme plot me hajdutë e kusarë.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

TË FUNDIT

Spiropali rikthen “Zojën Shkodër”, lexohet si mesazh për bazën socialiste dhe përgjigje indirekte ndaj Ramës
Aktualitet

Spiropali rikthen “Zojën Shkodër”, lexohet si mesazh për bazën socialiste dhe përgjigje indirekte ndaj Ramës

16 Maj, 2026

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 
Aktualitet

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 

15 Maj, 2026

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com