InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shenjtorja Nënë Tereza Engjëlli unik që Zoti i’a dhuroi njerëzimit

26 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Shenjtorja Nënë Tereza Engjëlli unik që Zoti i’a dhuroi njerëzimit

Nga Azgan HAKLAJ

Lapsi në dorën e Zotit

110- vjetori i lindjes së Shënjtores që me dashuri pushtoj qiejt

Më 16-të tetor 1979, kur bota u lajmërua, jo pa sensacion, se një misionare në Kalkutë do të merrte çmimin Nobel që u konkretizua me 10 dhjetor të atij viti, biografë e gazetarë u turrën të rrëmonin në biografinë e kësaj gruaje të brishtë e të çuditshme.

Fjalëpak, por e saktë dhe e vendosur në atë që thoshte, ajo iu përgjigj medias botërore:

 “Nga gjaku dhe prejardhja jam shqiptare.

 Kam shtetësi indiane.

Jam murgeshë katolike.

Nga prirja i përkas gjithë botës…

 “Me zemër i përkas plotësisht zemrës së Jezusit”.

Ishte Nënë Tereza, që si rrufe në qiell shendriti mbi errësirën që asokohe kishte kapluar Shqipërinë, vendin e izoluar e të harruar të shqiponjave.

Dhe ja, kjo grua e vogël na e rikthen edhe njëherë si komb atë emër të madh që patëm latuar në shekuj me perandorët Dioklician, Kostandin, Justinian apo me Skënderbeun.

 “Një grua vertet e vogël me trup, por që “s’ka asgjë të vogël në qenien e saj”, do ta përshkruante Indira Gandi.

Nga madhështia e dashuria e saj, ajo do t’i jepte gjithë globit nga Kalkuta në Irlandë, nga Venezuela në SHBA, por dhe vendit tonë do t’i dhuronte më shumë nga të gjithë:

Qenien e gjakut që i rridhte në damarë, atë shqiptar.

Ne ishim kombi i braktisur nga njerëzia, liria dhe nga Zoti.

Ishim kombi i dënuar të përjetonim copëtimin e robnimin kush prej sistemeve ekstratotalitare e kush prej dhunës shovene.

Dhe ja, një fat në buzëvarur, një qiri shkëlqimtar që ndriçonte fundin e tunelit të destinit fatal shqiptar:

Nënë Tereza, me dy fjalë për origjinën e saj arbënore e me një foto të vitit 1925, kur s’i kishte mbushur të pesëmbëdhjetat, veshur me rrobën tradicionale kombëtare shqiptare, po i thoshte botës se shqiptarët jo vetëm ekzistojnë, por janë në vëmendjen e vetë Zotit.

Një befasi e mrekullueshme që bëri papët, mbretërit, presidentët e fuqishëm të globit të kujtoheshin një çast, se aty buzë Adriatikut, rrethuar me tela e të izoluar prej perëndimit, që prej lashtësisë jetojnë shqiptarët e Nënë Terezës e të Gjergj Kastriotit.

Prej asaj kohe kanë kaluar dekada e kombi ynë ka galopuar drejt së mirës e fatit më shumë se çdo komb në fundshekullin që lamë pas e në këtë që po jetojmë.

Ky vit shenon 110- vjetorin e lindjes, (26 gusht 1910), 41- vjetorin e  nderimit me Çmimin Nobel, (10 dhjetor 1979),  17- të vjetorin e lumturimit ( 19 tetor 2003), 4 vjetorin e Shenjtërimit të Nënës së botës (5 shtator 2016), Anjezë Gonxhe Bojaxhiut që i dhuroj njerëzimit pafundësisht mirësi, e shqiptarëve në veçanti dhe u lut pambarimisht për ta gjer në frymëmarrjen e fundit të saj.

Shënon 23 vjetorin e kalimit në amëshim ( 5 shtator 1997) të simbolit të paqes, persenofikimit të dashurisë njerëzore e filantropes së papërsëritëshme, emblemes tonë kombëtare.

Askush, pavarësisht besimit të tij, apo të saj nuk mund ta mohohojë se pa zë e me modesti, pa zhurmë, por me shumë përkushtim e dashuri ne kishim me vete si melhem e hajmali, si bekim e afrim te Zoti, dorën dhe mendjen e Nënë Terezës.

Se vetë Nënë Tereza ishte një laps në dorën e Zotit, me të cilën duket se Perëndia nënshkroi për të na e ndërruar fatin e larguar, për të na i zbuar, më në fund, ndëshkimet dhe mallkimet shekullore.

Edhe sot, kur ne shkojmë në Bruksel apo Washington për të konsultuar obligimet tona integruese, më shumë se gjithçka ajo që na lidh me perëndimin, me Zotin e qytetërimin është natyrisht edhe vegimi e emri i madh i Nënë Terezës.

Kjo grua gjeni, jo vetëm e besimit, e bamirësisë është dhe esenca e një filozofie të re, e cila u kyç jo pa rëndësi e pa efekt në epokën e globalizmit.

Kur paraja po synonte të konkurronte vetë Zotin, Nënë Tereza këshillonte të pasurit të mos gëzoheshin dhe aq, kur në botë miliona njerëz vuajnë urinë, sëmundjen, luftën.

Ajo i kërkoi botës humane jo lëmoshë e mëshirë, por besim e afrim te Zoti, mirësjellje e dashuri njerëzore.

“Më mirë të bëni gabime me mirësjellje, sesa mrekulli me vrazhdësi.”

Kjo thënie biblike e Nënë Terezës është kthyer në sloganin e të gjithë shpirtërave njerëzorë që besojnë te Krijuesi i plotëfuqishëm e gjithë pushtetshëm.

Gjenia e Nënë Terezës, mrekullia e saj, nuk qëndron vetëm në shërbimet e saj e të Urdhrit të vet shpërndarë në të gjithë botën, në të mirë të të sëmurëve, të të varfërve e të uriturve.

Është shumë më gjeniale dhe hyjnore.

Ajo i argumentoi njerëzimit se vuajtja për dashuri dhe uria për të është më e rëndë se uria për bukë.

 “Po të kishte të uritur në Hënë, unë do të shkoja dhe atje…” thoshte Nëna e botës, balsami i lehtësimit të vuajtjeve të njerëzimit.

 Kështu e përshkruan përkushtimin një ftesë për këdo dhe kurdoherë drejt një qëllimi të mirë, human e fisnik”, sepse fisnike ishte vetë Nënë Tereza, gjaku e geni i saj shqiptar.

Në çdo përvjetor të ditëlindjes, të nderimit me Çmimin Nobel, të lumturimit e shenjtërimit, bota feston dhe e kujton këtë engjëll të brishtë që e lindi dhe e rriti nëna e toka shqiptare, për t’ua falur qiejve, nga ku ajo të mund të vijojë përjetësisht misionin e saj hyjnor.

Ajo qëndron lart mbi ne, e mbështjellë me rrobën ngjyrë qielli e të reve të bardha, duke na vëzhguar e duke u lutur për ne.

Duke u lutur për të gjithë, pa na ndarë as në fe, as në ide.

Ajo vazhdimisht u lut për Kombin Shqiptar.

Ju lut Bill Klintonit për Kosovën;

“Bëni diçka për Kombin tim”.

Edhe në ditët e fundit të jetës së saj në vitin e mbrapshtë 1997-të u lut për Shqipërinë.

Le ti dëgjojmë këto lutje engjëllore, se aty mëshirohet dhe shqip, se shqiptare qëlloi jo rastësisht, të ishte aty ky engjëll unik që Zoti ia dhuroi njerëzimit…!

O Zot me jep fuqi të jap paqen .

Të jap dashuri atje ku ka urrejtje.

Të sjell frymën e pajtimit atje ku ka gabime.

Të sjellë harmonine atje ku ka mosmarveshje.

Të sjell te vertetën atje ku ka gabime.

Të sjell besimin atje ku ka dyshime.

Te sjell shpresë atje ku ka deshpërim.

Të sjell dritë atje ku ka terr.

Të sjell gezim atje ku ka dhimbje e deshpërim.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com