InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Të gjitha llogaritë e Ramës me bllokimin e reformës zgjedhore

25 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Të gjitha llogaritë e Ramës me bllokimin e reformës zgjedhore

Nga Red VARAKU


Reforma zgjedhore është një formulë politike që përdoret gjërësisht nga faktori ndërkombëtar si mekanizëm për të realizuar tranzicionin e pushtetit me procedurë në vendet me demokraci të brishtë.
Kjo ishte arsyeja që kërkesa kryesore e SHBA dhe BE për të zgjidhur krizën shqiptare, menjëherë pas votimeve të 30 qershorit, ishte realizimi i një reforme zgjedhore të dakortësuar.
Refuzimi i Ramës në shtator për të pranuar reformën solli dhe bllokimin e integrimit në tetor dhe e ktheu reformën zgjedhore në kushtin kryesor të nëntë kushteve për integrimin.
Në janar Partia Socialiste u detyrua të pranonte Këshillin Politik, si një instrument politik për të rifutur zgjidhjen e krizës shqiptare në një rrugë institucionale.
Ndërsa në 5 qershor, pas spërdredhjeve të shumta, Partia Socialiste u detyrua të pranojë një dakortësi, e cila u përshëndet nga garantët e saj BE dhe SHBA.
Por, vetëm pas dakortësisë së arritur në pesë qershor dhe deklarimit më pas të rreth 11 deputetëve “të opozitës “ jopërfaqësuese parlamentare se ishin gati të votonin reformën , Edi Rama zbuloi të vërtetën e madhe që fshihej pas vendimit të tij për të pranuar që të ulej për reformën, e cila nuk kishte për qëllim arritjen e një dakortësie në interes të qytetarëve.
Duke shkelur hapur marrëveshjen e janarit, e cila e ngarkonte PS të kalonte në parlament çdo ligj të dakortësuar më parë në Këshillin Politik nëpërmjet mercenarëve të tij në parlament, ai ndërmori një akt të paprecedentë të ndryshimit të Kushtetutës në mënyrë të njëanshme.
Edhe pse Partia Socialiste pretendon, se dakortësia e arritur në pesë qershor nuk është shkelur dhe ndryshimet kushtetuese sipas saj nuk e prekin thelbin e marrëveshjes së pesë qershorit, mjafton që opozita thotë të kundërtën për të rrëzuar këtë argument sa naiv aq edhe idiot.
Pra, është e qartë që qëllimi i Edi Ramës nuk ka qenë kurrë arritja e një dakortësie për reformën zgjedhore, por kanë qenë realizimi i disa objektivave të mirëllogaritura.
Në thelb e vetmja analizë gjakftohtë e situatës nuk duhet të jetë analiza për reformën, por duhet të jetë halli i madh që po e detyron Edi Ramën sot për ta përdorur atë në funksion të realizimit të një axhende strikt personale të tij.
Për këtë mjafton të shikosh atmosferën mortore që ka pllakosur fytyrat e socialistëve tek të cilët lexohet qartë pesimizmi për një mandat të tretë. Ata jo vetëm nuk e mburrin më këtë qeverisje, por as nuk tentojnë më ta mbrojnë atë.
E vetmja mënyrë që një kryeministër që e ka të qartë humbjen të ruajē dhe të mbajë nën kontroll partinë është mbajtja gjallë e një debati shterpë, i cili përveç se funksionit të viagrës për një PS të lodhur, nuk prodhon dot më asgjë.
Është kjo një ndër llogaritë që Edi Rama bën me zvarritjen e këtij procesi. Ai mund të miratojë dhe çudi të tjera pas këtij për të zgjatur këtë debat. Nga e gjitha kjo ai shpreson se do të mbajë me gajret dhe të bashkuar partinë, si dhe të mund të arrijë të bëjë një pazar për të ardhmen e tij.
Një tjetër llogari është shndërrimi i debatit politik nga një debat për asgjësimin e demokracisë, rrënimin e ekonomisë , për largimin masiv të shqiptarëve apo për izolimin e Shqipërisë në terma llogarish të ftohta elektorale duke zhvendosur kështu vëmendjen nga dështimi spektakolar me qeverisjen.
Të gjitha të tjerat janë thjesht alibi, sepse ai e ka të qartë që përballë koalicionit më të madh opozitar që ka parë historia e pluralizmit politik shqiptar, humbja është e sigurtë dhe e vetmja mundësi për ta mbajtur atë në politikë do të ishte vetëm një pazar politik me opozitën. Të tjerat për atë që kupton dhe merr vesh nga politika janë thjesht pallavra.
Kjo pjesa që me ndryshimet kushtetuese që ai po bën, po pengon integrimin dhe po kundërshton Bashkimin Europian dhe SHBA, vetëm sa ia shton atij gafurrjen dhe delirin.
E vërteta është që ai e ka parë procesin e dakortësimit për një reformë zgjedhore, jo vetëm si një proces duke bërë sikur, për të fituar kësisoj një kohë të çmuar për vete në dëm të interesit publik , por edhe si një mundësi për një pazar me PD ose me LSI për të garantuar të ardhmen e tij jo vetëm politike.
Shpresa e tij se nëpërmjet reformës mund të ngjizte një koalicion të ri politik tashmë është e vdekur. Tashmë edhe ai vetë është dorëzuar dhe duket që nuk shpreson më për një mandat të tretë dhe në kushtet kur nuk do të ketë më as mburojë politike, ai e di më mirë se kushdo se çfarë e pret.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com