Nga Shpetim Axhami, kryetar i PLL
23 gushti, Dita Europiane e Kujtesës së Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit
Sot më 23 Gusht 2020 e gjithë Europa përkujton, viktimat e dy regjimeve më totalitare të shek. XX.

Pakti Ribbentrop -Molotov (nazist-stalinist) i 23 Gushti 1939 hapi rruge drejt LDB.
Milionave që do të vdisnin nga kjo luftë do të ju shtoheshin viktimat e diktaturave komuniste të instaluara në Europën Lindore prej kësaj lufte.
Këto diktatura do të bënin eliminimin fizik, burgosje dhe internime sistematike ndaj kundërshtarëve politikë dhe elitave intelektuale të këtyre vendeve.
Në Shqipëri sistemi komunist i formës sllavo-staliniste sundoi me dorë të hekurt, pa e zbutur dhunën shtetërore përgjatë gjithë 46 vjeçarit.
Regjimi komunist në Shqipëri krijoj një shtet burg të dominuar nga terrori, frika, dhuna, pushkatimet dhe kampet e përqëndrimit.
Burgjet e ferrit kampet e vuatjes e të përqëndrimit u kthuen në qendra eksperimentale të vuatjes dhe torturës.
Egërsia e këtij regjimi duhet të na kthehet në vetndergjegjësim dhe kujdes për të mos u përsëritur kurrë më.
Duke kujtuar me nder dhe respekt të gjithë viktimat e regjimit të poshtër totalitar komunist në Shqipëri, edhe një herë bejmë apel;
-Për domosdoshmërinë e dekomunistizimt me ligj të shoqërisë.
-Me pa tjetër shteti të bëj të mundur gjetjen e eshtrave të të zhdukurve brutalisht nga ky regjim totalitar.
-Të dënohen dhe të kërkohet falje publike për krimet e komunizmit në Shqipëri.
-Identifikimin dhe nderimin si duhet të të gjithë viktimave të komunizmit.
Regjimet totalitare vijnë në pushtet në emër të popullit për të e nënshtruar vetë popullin.
Kurrë më komunizëm në Shqipëri??











