Nga Dritan SHANO
Vaksinën ta bëjë vetëm kush të dojë. Përndryshe do ishte dhunë. Dashnorin e vaksinës, me gjasë, vaksina do ta mbrojë nga risku i virusit aq sa e mbron rripi i sigurimit njeriun kur i ngrah makinës me mbi 100 km/h, dhe aq sa ai që nuk pi duhan nuk sëmuret nga kanceri… Sidoqoftë, ai që bën vaksinën, e bën se mendon se është i mbrojtur. Kjo është demokratike dhe përgjegjësi individuale.
Nëse është i mbrojtur atëhere nuk ka pse të ketë frikë nga virusi. Nëse ka bërë vaksinën dhe është i mbrojtur nga virusi, atëhere mos i çajë gajden – pra mos ushtrojë dhunë politiko-burokratike – atij që nuk do ta bëjë vaksinën dhe të marrë risqet e jetës mbi vete, të njëjta, ose dhe më të vogla sesa kur fluturon me avion.
Kjo do ishte demokraci. Kupton apo jo?
Thuhet se Shekspiri ka thënë: Para se të vdesësh, jeto!











