InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

GONXHET QË NUK ÇELËN ASNJËHERË DHE VEMJET E PANGINJURA TË PUSHTETIT

16 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Paralajmërimi i Luçiano Boçit për shtatorin: ‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’

Nga Luçiano Boçi

Fjalët e një “gonxheje” rilindase, se 10-vjeçari në Kakavijë, humbi jetën për shkak të moskujdesit të prindërve, më therën thellë. Më ngjau se ai gisht bastard më ishte drejtuar dhe mua e çdo prindi tjetër. E bashkë me dhimbjen, stuhia e revoltës për cinizmin e pushtetit, shpërtheu në qindra fjalë ulëritëse, pa gjetur formulën e mallkimit të duhur.

Ai pra, pushteti, vrasësi në luks pushimesh me mjekërr shenjtori, ka kurajon në kulmin e dhimbjes, të akuzojë nëpëmjet vemjeve të fryra, që po u plas plënci e s’u kanë të sosura gogësimat e babëzisë, fatkeqët që humbën dritën e syve, bimën e shpirtit.

E humbën, jo për pakujdesinë e tyre, por për shkak të rraskapitjes, torturës e braktisjes në mes të katër rrugëve, nga pushteti i “gonxhes” e i gonxheve që u ka zënë truri dhjamë e zemra gurë.Prindërit e 10-vjeçarit kishin derdhur mbi të, çdo përkujdesje e sakrificë, duke ikur nga sytë këmbët nga ky vend që gonxhet e kanë bërë të nëmur, e duke i përkushtuar gjithçka të jetës së tyre, birit të tyre.

Prandaj ajo e djeshmja ishte vrasje shtetërore dhe jo fatkeqësi moskujdesi prindëror.Fatkeqësi është t’i shfaqesh publikut si gonxhe e të mos çelësh kurrë dhe të plakesh gonxhe, pa lulëzuar e pa lidhur së paku një frut të së mirës.Fatkeqësi është të kesh mbi krye arrogancën, pashpirtësinë e pafytyrësinë e një Kryegonxhe si Rama.

E pas kësaj në këtë natë të pagjumë, ku hidhërimi e mallkimi m’u bënë nyje, e padurimi për t’ia përplasur në fytyrë gonxheve të rilindjes, m’u bë sa një mal, më erdhi në ndihmë Migjeni:E rroka tekstin e tij dhe kohët u përzinë keqazi. E kush më mirë se ai do të jetësonte dhimbjen e humbjes tragjike, për faj të pushtetit?!“Bukuria që vret” e tij e dikurshme ngjan sot me epilogun e “Pushtetit (të vemjeve) që vret”:“Gjaku i tij i kuq dhe i purpurt ish ngrimë ndër dej dhe në zemër, ish bamë kristal, që të bahen nji servis për miljonarin; jo, gjaku ish ba rubis, për gjerdanët e metresave.

E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë nji shtatore e ngurët e zhgulun nga gjini i nanës”.Dhe revolta sarkastike e tij trand:“Merrnie dhe çonie në qytet këtë shtatore. Vendosnie në nji shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt. Kushtonia atij që ka ma shumë merita për këtë vend!

Po ndoj ministrit o deputeti, (ma mirë Kryeministrit-shënimi im) o ndokuj tjetër… E në rasë se nuk gjeni ndoj njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak…”.Dhimbje pa fund për Samuelin e vogël, ëngjell sot në parajsë!

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat
Aktualitet

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

20 Shtator, 2025

KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit
Aktualitet

KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

20 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com