Nga Valmora GOGO
Kam patur rastin që të komunikoj online me disa njerëz të infektuar me Covid19. Dhe i kam pyetur: ku mendon dhe si mendon se je infektuar? Të gjithë më kanë thënë: NUK E DIMË! Kemi dyshime po nuk e dimë me saktësi.
Por, ai, epidemiologu, laboranti, shkencëtari Dr.E.Veliaj e di me siguri që asnjë në bashki nuk e ka infektuar. Me sa lexova thoshte se kishte qenë një i afërm.
Ore po jetojmë me dy sisteme paralele mjekësore në Shqipëri: një që s’ka shtretër e shërbim e një tjetër që gjen edhe kush e ka infektuar doktor Veliajn.
Ky sistemi i dytë të çon në Turqi zakonisht.
	    	
                                
    	










