Zhvillimet e fundit politike në vend, situata konfliktuale në mes opozitës dhe maxhorancës, ndryshimet kushtetuese, listat e hapura, si dhe impakti i pandemisë në ekonominë e brishtë të vendit, ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u trajtuan përmes një interviste të zhvilluar me ish -deputetin Eduart Ndocaj, njëkohësisht dhe sekretar i përgjithshëm i partisë Aleanca Demokristiane.
Gjatë intervistës, Ndocaj ka bërë të njohur faktin se ai tashmë është në kontakt të vazhdueshëm me mbështetësit e tij, pasi vendimi për të kandiduar për deputet në qarkun e Lezhës, është vullnet dhe kërkesë e qytetarëve, të cilët shohin tek “kaubojsi”, njeriun e duhur për të qenë një zë i tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
Nuk ka kursyer akuzat e tij ndaj kryeminstrit Rama, të cilin e cilëon si të pengmarrë nga krimi dhe në ortakëri të plotë me oligarkët që po shqyejnë pasuritë e vendit tonë.
Më tej, Ndocaj ka bërë një rezume të situatës ekonomike, ku sektorët strategjikë të vendit, si: turizmi dhe ndërtimet kanë pësuar një goditje të parikuperueshme, duke dëmtuar rëndë ekonominë, pasi janë dy sektorë me të ardhura të mëdha për buxhetin e shtetit.
Masat e marra nga qeveria ndaj pandemisë, janë absurde dhe të palogjikshme, shpeshherë cinike dhe tallëse, duke dëshmuar paaftësinë e instancave qeverisëse në menxhimin e situatave të tilla. Ky cinizëm po dëmton rëndë ekonominë dhe për pasojë vendi po shkon me shpejtësi drejt një krize ekonomike, shprehet Ndocaj.
Në intervistën e tij, ish-deputeti ka fshikulluar dhe kryebashkiakun e Lezhës, ish-rivali i tij në zgjedhjet e 30 qershorit për kryetar bashkie, të cilin e sheh si të lidhur me krimin dhe të padenjë për të administruar një qytet me peshë specifike në historinë kombëtare, siç është Lezha.
Këto dhe të tjera analiza ndiqini në intervistën ekskluzive të Eduart Ndocaj dhënë portalit tonë.











