InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

A ka mbetur demokracia tek Ylli Ndroqi?

4 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
A ka mbetur demokracia tek Ylli Ndroqi?

Nga Indrit VOKSHI

Kuptimi i drejtësisë nuk jetësohet vetëm nëse veprimi kryhet nga shteti. “E bëri shteti” dhe u quaka e drejtë. Nuk mjafton kjo. Drejtësi dmth edhe veprim i ligjit me barazi, pa diskriminim e pa favorizim.

Nëse shteti e përdor ligjin për të ndëshkuar dikë dhe mbrojtur dikë tjetër, këtu mbaron drejtësia dhe nis sundimi, sepse ligjin nuk po përdoret për të përmbushur qëllimin për të cilin është miratuar por po përdoret për të përmbushur qëllimin privat të sundimtarit, qëllim i pamiratuar nga askush. “Princeps legibus solutus est.” – shkroi Ulpiani – që dmth se sundimtari nuk i nënshtrohet ligjit.

Mirëpo ky është parim i teokracive mesjetare. Evolucioni ligjor mbërriti deri tek Hans Kelzen i cili evokoi nevojën për Gjykatë Kushtetuese si instancë e cila do ta kufizonte pushtetin e sundimtarit duke i shfuqizuar ligjet e tij të padrejta – pra jemi tek mendësia ku sundimtari shihet i kufizueshëm, jo absolut, përkundrazi, ai supozohet si i gabueshëm dhe i fajshëm. Sot Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese për ta kufizuar sundimtarin – e kanë shkatërruar – dhe në mungesë të instancave shtetnore, debati banalizohet dhe personalizohet.

“Nuk mbetën demokracia e drejtësia tek Ylli Ndroqi” – është pohimi përmes të cilit duan të na largojnë nga të gjykuarit e veprimeve të shtetit dhe duan të na detyrojnë të merremi me Ylli Ndroqin, të analizojmë kush është Ylli Ndroqi, a na pëlqen emri i tij, a na pëlqen mënyra si vishet, a na pëlqen stili i tij meksikan apo na duket qesharak.. që mandej kjo ndodhi e sekuestrimit të një mediaje e cila krejt rastësisht na ka qëlluar edhe media anti-qeveritare, të relativizohet, ngaqë njerëzit do të ndahen, disa pro Yllit e disa kundër Yllit.

Ndërsa nëse ne nuk merremi me Ylli Ndroqin por merremi me veprimin e shtetit, analizojmë nëse veprimi i shtetit është i drejtë apo i padrejtë, këtu nuk ka vend për relativizim, nuk ka vend për dy versione, ka vend vetëm për versionin e ligjit.

Ndaj pushteti e ka të nevojshme që ne të merremi me Yllin, sepse tek Ylli ndahemi, dikujt i pëlqen, dikujt jo, ndërsa tek veprimi i shtetit skemi si ndaheni ngaqë ligji është i shkruar. Propaganda e sundimtarit na orienton tek gjyqi publik kundër Yllit dhe vetë largohet duke qeshur, ua hodha dhe i ngatërrova. Kështu duke u marrë me Ylli Ndroqin, harrojmë monstrën e frikshme, përbindëshin e quajtur pushtet e sundimtar. Më shumë sesa për Ylli Ndroqin i cili nëse ka kryer krime le të dënohet, ne duhet të shqetësohemi nëse ky person dënohet pasurisht me të padrejtë. Po, nga një anë, demokracia dhe drejtësia kanë mbetur edhe tek Ylli Ndroqi.

Se po u sekuestrua padrejtësisht Ylli Ndroqi, ky është paralajmërim se nesër, përbindëshi shtet, monstra sundimtar dhe hanxhari SPAK, mund të godasin cilindo rival të sundimtarit dhe mund t’i hapin rrugën instalimit të një diktature edhe më të egër sesa kjo që po përjetojmë. Ne si Shqipëri e kemi një përvojë me sekuestrimin dhe me diktaturën; në 1945, kështu nisi, me sekuestrimin e atyre që i kishin njollosur në opinion si të korruptuar e që “kishin pirë gjakun e popullit”, derisa u përsos mjeti i diktaturës dhe u sekuestruan të gjithë me radhë, deri edhe tek bagëtia e fundit e fshatarit.

Pra shteti u përdor jo për drejtësi por në emër të drejtësisë dhe me mekanizmat e drejtësisë, sundimi instaloi një diktaturë. Frika e përligjur e gjithkujt, sot, është dyshimi se SPAK do të përdoret nga sundimtari si armë kundër kundërshtarëve e në shërbim të diktaturës së tij.

Fundja, kush nuk e ka frikë një prokurori e cila pret fletë-arreste për personat që kanë vdekur prej dy vitesh? – që dmth se ka prerë fletë-arreste pa i hetuar personat. Kjo lloj prokurorie është për tu pasur frikë!

Të Lidhura

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025
Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 18 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 18 Korrik 2025

18 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com