Nga Ermal XHELILAJ
Zhvillimet politike të viteve të fundit në Shqipëri, me protagonist ekskluziv Partinë në pushtet, Rilindje and co., kanë pasqyruar një realitet tepër problematik e të dhimbshëm, me pasoja serioze për sistemin demokratik e shtetin e së drejtes, ekonominë e sistemin social kombëtar, drejtësinë, rendin publik, sistemin arsimor, shëndetësinë, etj.
e mendimit dhe e shprehjes, të drejtat themelore të njeriut dhe pavarësia mediatike kanë qenë nën presionin, shantazhin, propagandën dhe dhunimin e strukturave partiake dhe Qeverisë Rama. Ndërkohë, kapja e të gjitha pushteteve nga Kryeministri dhe Qeveria e tij tashmë është një realitet i pamohueshëm.
Dhunimi i Kushtetutës nga një parlament kukull e ilegjitim, i ndodhur nën tutelat, juridiksionin e plotë e urdhërat e Kryeministrit, duke shkelur në mënyrë brutale rregullat bazë demokratike dhe normat elementare të pluralizimit politik, në kundërshtim dhe me sugjerimet e këshillat e BE-së dhe SHBA-së, duket se i ka përmbushur kriteret dhe përkuzimin themelor që pasqyron një shtet nën një sundim të mirëfilltë autokratik.
Paralel me këto skandale, ky pushtet ka treguar se mega-korrupsioni me PPP, tenderat sekretë, dhënien e konçesioneve miliona euro oligarkëve që i shërbejnë partisë në pushtet, rrëmbimi i pronës publike etj, tashmë janë aq të shpeshta sa janë kthyer një aktivitet normal për realitetin e trishtë shqiptar. Kapja e universiteteve publike nga Qeveria në zgjedhjet e sapozhvilluara, në të cilat doli në pah se Rektorët e vërtetë janë kryetarët e deputetët e PS nëpër qarqe dhe jo akademikët, e kompletoi instalimin e regjimit autokratik.
Zaptimi i Universiteteve nuk është thjesht pushtimi i një institucioni, por në thelb është kontrolli i mendjes, mendimit të lirë, elitës akademike dhe asaj pak pavarësie intelektuale që ka mbetur për ta përdorur në shërbim në objektivave të mbrapshta të Qeverisë.Skandalet e njëpasnjëshme si dhe manipulimet, vjedhja, shantazhi, blerja e votave e sistemit zgjedhor gjatë zgjedhjeve të kaluara lokale e parlamentare, të faktuara në përgjimet e BILD, sikurse po evidentohen nga sondazhe të ndryshme, kanë dhënë efektin real e të pakundërshtueshëm: Kjo Qeveri në zgjedhjet e ardhshme do pësojë një humbje të përmasave epike. Si mund të parandalohet kjo humbje? Sigurisht, duke eleminuar koalicionet.
Ironik është fakti që kanë qenë pikërisht këto koalicione që sollën në pushtet Qeverinë aktuale në 2013. Frika e Kryeminsitrit nga katastrofa elektorale është aq e madhe sa e detyruan të ndryshoj normat kushtetuese në një përpjekje për të shpëtuar veten.
Nga një Kryeministër i dëshpëruar që dhunon Kushtetutën e nuk respekton asnjë pakt politik apo Gentelmen’s Agreement; shkel Marrëveshjen e Reformës Zgjedhore e bekuar nga BE e SHBA, e cila është kriter bazë për hapjen e negociatave; kundërshton sygjerimet e këshillat e partnerëve ndërkombëtarë (pa mbështetjen e të cilëve nuk mund të qendronte në pushtet); dhe që e ka drejtuar vendin drejt një humnere të pashmangshme; nuk mund të presësh asgjë më tepër veçse manipulim, dhunim e autokraci.Faktet kanë treguar që kjo Qeveri ka përdorur dhe përdor të gjitha format e represionit, dhunës, propagandës, kapjes së institucioneve të drejtësisë, shtypjes së mendimit të lirë, dhunimit të protestave demokratike dhe arrestimit të qytetarëve të pafajshëm, vjedhjes e blerjes së votave e deri te amendimi i Kushtetutës për qëllime politike.
Dhe këto i ka bërë me qëllimin e vetëm për të zgjatur pushtetin e saj mbi vuajtjet e qytetarëve shqiptarë duke sakrifikuar Shqipërinë. Me këtë regjim autokratik të instaluar në vend, këtë parlament kukull dhe dëshpërim që ka mbërthyer Kryeministrin, kush mund të dalë garant që Kushtetuta nuk do jetë objekt i ndryshimeve të tjera juridike në ndihmë të manipulimit të sistemit zgjedhor për Rilindjen.
Nën dritën e këtyre zhvillimeve, duke marrë parasysh që ky Kryeministër nuk i referohet më standarteve ndërkombëtare dhe refuzon mendimin e partnerëve strategjik dhe OSBE. Si dhe në optikën e një sistemi qeverisjeje që po shkon drej një çedimi të rrezikshëm të nivelit të vendeve diktatoriale, opozita duhet të marrë në konsideratë një reagim në proporcion të drejtë me dhunimin e Kushtetutës e ndoshta përballjen me anë të protestave popullore, për të kërkuar kthimin e sistemin demokratik në binarët e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e standarteve e normave demokratike që karakterizojnë BE dhe SHBA.Kushtetuta është akt themeltar juridik, nga dhe për qytetarët shqiptarë, dhe jo pronë e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm në një parlament ilegjitim, dhe êshtë e drejta e tyre ta mbrojnë në menyrë demokratike.
Edhe në vende më të konsoliduara në demokraci e sistem drejtësie, me Qeveri të përgjegjshme, si Gjermania apo SHBA, protestat popullore për të kundërshtuar vendime poltike të caktuara janë normale e demokratike njëkohësisht.
Ndoshta është me vend të përmendim John F. Kennedy, i cili thekson se: “Ata që bëjnë të pamundur revolucionin paqësor (demokratik), e bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm”.