InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama po kërkon me çdo kusht “një pazar” për vete me Perëndimin

1 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Gazeta gjermane: Liria e medias në rrezik, Rama po çimenton pushtetin

Nga Red VARAKU

Sërish Edi Rama me shumë djallëzi e ka lënë një mundësi për të bërë një pazar edhe pas ndryshimeve kushtetuese të njëanshme, e cila do të garantonte hapjen 100% të listave dhe realizimin e koalicioneve të përcaktuara në kodifikimin e marrëveshjes së pesë qershorit.

Kjo mundësi për hapjen e listave dhe mundësia e koalicioneve parazgjedhore përmes Këshillit Politik, është kthyer në kërkesën kryesore të faktorit ndërkombëtar, duke filluar nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian ,Partitë Popullore Europiane , e duke përfunduar tek shtetet anëtare, ku bie në sy reagimi i prerë i ambasadës gjermane. Ndërkohë edhe ambasada amerikane dhe ambasada britanike e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre ku theksojnë rëndësinë e ruajtjes së dakortësisë së pesë qershorit.

Të gjithë njëzëri kanë kërkuar rikthimin e këtyre çështjeve në Këshillin Politik në mënyrë që produkti i dalë prej tij të jetë konsensual dhe i pakontestueshëm nga asnjëra nga palët, përndryshe kushti për reformën zgjedhore do të konsiderohet i papërmbushur nga BE, duke rrezikuar kështu bllokimin e integrimit.

Në fakt këtë ka kërkuar edhe vetë kryeministri, i cili shprehet që ndryshimet kushtetuese nuk e prekin marrëveshjen e pesë qershorit dhe mundësia për kodifikimin e saj, sipas marrëveshjes së pesë qershorit është plotësisht e mundshme.

Me premtimin se marrëveshja e pesë qershorit do të respektohet, koalicionet parazgjedhore nuk do ndryshohen dhe hapja e listave do të bëhet 100% , faktori ndërkombëtar ka bindur dhe Opozitën e Bashkuar të rikthehet në Këshillin Politik.

Kështu që është e qartë që marrëveshja e pesë qershorit vazhdon akoma të jetë në fuqi dhe produkti i Këshillit Politik duket se do të jetë i vetmi produkt legjitim për reformën zgjedhore.

Në këtë kuptim ndryshimet kushtetuese që pamë në 30 korrik , përveç faktit të rëndë se u miratuan në mënyrë të njëanshme përmes një gjysëm parlamenti, nuk e cënojnë thelbin e marrëveshjes së pesë qershorit dhe pretendimet sovraniste dhe kërcënimet e kryeministrit në foltoren e parlamentit ishin thjesht një show bosh.

Me sa duket ato ishin një bllof i kryeministrit, me anë të të cilave, ai po kërkon një pazar për të shpëtuar veten nga zullumet e mëdha të qeverisjes dhe nga ndëshkimi për shkak të aventurave të tij gjeopolitike, me të cilat ai po rrezikon jo vetëm destabilizimin e Shqipërisë, por të krejt rajonit.

Edi Rama duket se po e përdor gjithë këtë krizë artificiale, për t’u faktorizuar dhe për të qenë interlokutori kryesor me faktorin ndërkombëtar. Kësisoj ai po mban të hapur dialogun me diplomatët dhe bën sikur po i ha barku për ta zgjidhur këtë krizë. I gjithë ky mekanizëm duket se është një skemë tipike e tij për tu kthyer në epiqendrën e zgjidhjes së krizës.

Pra, Edi Rama po kushtëzon kodifikimin e reformës sipas marrëveshjes, me garancinë për të mos u prekur nga drejtësia pas zgjedhjeve. Por, fakti që nuk e ka marrë akoma këtë garanci deri tani, do të thotë që faktori ndërkombëtar mbetet i palëkundur jo vetëm në qëndrimin për largimin e tij, por tashmë dhe në vendosmërinë për ndëshkimin e tij.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

TË FUNDIT

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar

31 Maj, 2026

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec
Aktualitet

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec

31 Maj, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias
Sport

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

31 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com