InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Uroj, që Rama të mos bëjë zgjedhjen që bëri Gruevski

27 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
PERËNDIMI I PERANDORISË RAMA

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

Nga Red VARAKU

Shpejtësia me të cilën reagoi faktori ndërkombëtar kundër ndryshimeve të njëanshme kushtetuese duke kërcënuar me bllokimin e integrimit dhe izolimin e Shqipërisë, i ka tronditur themelet e rilindasve, sepse ata i dinë pasojat e çdo vendimi në kundërshtim të vullnetit të tyre, aq më tepër kur bēhet fjalë për rregullat bazë të pluralizmit dhe demokracisë, që është investim 100% i tyre.

Vendosmëria e Perëndimorëve dhe kërcënimi i tyre me bllokim të integrimit e ka asgjësuar atë ndjenjën e triumfalizmit tek ata që po kërkojnë të bëjnë një akt ekstrem, kundër sistemit dhe demokracisë. Kjo sepse ata i dinë mirë pasojat që vijnë në rast përplasje me Perëndimin

Nuk jam i sigurt, nëse vërtet mazhoranca do t’i realizojë ato që thotë, por ajo që e shqetëson kryeministrin, është se askush nuk po i troket në derë për t’i ofruar një garanci për të ardhmen e tij.

Mazhoranca është e pështjelluar, jo vetëm sepse po has çdo moment me refuzimin e prerë të opozitës për çdo ofertë të tij, por edhe sepse nuk ka ngjallur aq panik sa mendonte me kërcënimin për ndryshime kushtetuese.

Këto dy çështje janë sot edhe halli më i madh politik i mazhorancës.

Pra, ajo po kërcënon me një akt që shemb sistemin e pluralizmit dhe rregullat e lojës në një Republikë Parlamentare, që në thelb janë një grusht i hapur shteti, por çuditërisht as opozita dhe as faktori ndërkombëtar nuk duken të shqetësuar për këtë.

Në kohën që Rama kërcënonte se do t’i bënte këto ndryshime kryetari i opozitës së bashkuar ndodhej në një vizitë , që është cilësuar ndër vizitat më të suksesshme të një lideri politik shqiptar në Prishtinë, ndërsa faktori ndërkombëtar as nuk është trazuar për t’i ofruar një varkë shpëtimi.

Dhe nuk kanë faj kur mendon se prej 30 qershorit ata janë investuar për një zgjidhje paqësore të krizës shqiptare.

Kanë duruar spërdredhjet dhe llastimet e Ramës, por me presion dhe durim arritën ta detyronin të pranonte Këshillin Politik dhe marrëveshjen e 5 qershorit, që në fakt ishte një mekanizëm, i cili në fakt delegjitimonte parlamentin, por garantonte një zgjidhje paqësore të krizës.

Jo më kot dokumenti i marrëveshjes ishte në anglisht dhe u përshëndet si nga BE ashtu dhe nga numri dy i SHBA-ve, z. Mike Pompeo.

Ndaj, pas gjithë këtij investimi, kush mendon se SHBA, BE dhe Opozita e Bashkuar do të tërhiqen nga vendimi i tyre për t’i rikthyer shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur me votë të lirë qeverinë e tyre, e ka shumë gabim.

Pas gjithë këtyre përpjekjeve ata nuk mund të tolerojnë më askënd dhe është e qartë që nuk do të tolerojnë. Rama ka në dorë vetëm të zgjedhë. Uroj që të mos bëjë zgjedhjen që bëri Gruevski për t’iu kundërvënë Perëndimit.

Kjo jo aq për Ramën, sepse do të ketë padyshim ndëshkim më të ashpër se ai dhe këtë e lusim të gjithë, por për popullin shqiptar, i cili nuk meriton më të presë në dyert e ëndrrës së tij më të madhe .

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com