InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tre-pikëshi që shënoi dje Lulzim Basha

25 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Paketa anti-shpifje/ Basha: Media në situatë dramatike, do ta zhbëjmë ligjin sapo të vijmë në pushtet, censuron fjalën e lirë

Nga Red VARAKU

Shqetësimi në fytyrën e Damian Gjiknurit gjatë deklaratës së tij dje për mediat pas propozimit të Opozitës për hapjen 100% të listave me kusht ruajtjen e koalicioneve, është edhe shprehja më e qartë e befasisë dhe tronditjes që shkaktoi kjo lëvizje taktike e opozitës në rradhët e mazhorancës.

Kjo për faktin se askush nuk e kishte menduar një lëvizje të tillë, pasi opozita dukej e palëkundur në qëndrimin e saj edhe pas ftesave të njēpasnjëshme të kryeministrit .

Por, e gjendur përballë hipokrizisë së kryeministrit , i cili vendosi të griste marrëveshjen, që e kishte firmosur vetë, me pretekstin se do të dëgjonte zërin e popullit , opozita vendosi të ndërmarrë një lëvizje taktike.

Një lëvizje që në thelb nuk është se ndryshon asgjë në realitetin politik shqiptar, kjo jo dhe aq për faj të saj, sesa për faj të përmasave të frikshme që ka marrë krimi dhe për faj të cilësisë së votuesit, por kjo është çështje tjetër.

Pra, listat e hapura 100% nuk janë gjëja më e mirë, që i duhet Shqipërisë në këto kohë, por sigurisht kërkesa për hapjen e tyre 100 % me kusht ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore, është një kundërpërgjigje e zgjuar e Opozitës ndaj provokimit të Ramës, e cila respektin marrëveshjen dhe realizon tre objektiva të rëndësishme për opozitën.

Së pari, i rrëzon Ramës tezën kryesore me anë të së cilës ai po shpërfaqej këto ditë si lider modern, që dëgjon zërin e popullit, duke ia rrëzuar këtë, nëpërmjet kërkesës për një hapje të plotë të listave përkundër listave treçerekshe që ofronte ER. Çka do të thotë një vullnet për të dëgjuar 100% zërin e popullit.

Së dyti, kjo lëvizje nuk është e rëndësishme vetëm për faktin se nxjerr zbuluar hipokrizinë e kryeministrit , por është e rëndësishme, sepse për herë të parë zbulon një dimension prej lideri të përgjegjshëm të Lulzim Bashës, i cili me këtë lëvizje dëshmon një pjekuri të admirueshme.

Së treti, kjo taktikë na e bën shumë të qartë se e vetmja arsye pse kryeministri është investuar për ndryshime kushtetuese nuk janë listat e hapura, por është eliminimi i koalicioneve.

Përndryshe, nëse vërtet i ha barku për popullin do të gëzohej shumë për ofertën e opozitës, sepse kjo është një zgjidhje e cila jo vetëm përmbush edhe kërkesën e tij, por njëkohësisht avancon integrimin e Shqipërisë në BE, sepse duke qenë konsensual dhe duke marrë miratimin në Këshillin Politik respekton kushtin kryesor të marrëveshjes. Për një kryeministër kjo do të ishte një zgjidhje optimale , por
duke qenë se kryeministri ka vetëm hallin e tij dhe as që do t’ia dijë për hallet e shqiptarëve , ai e refuzoi atë që në momentin e parë.

Në këtë kuptim opozita ia ka dalë që me këtë lëvizje , taktikisht t’i rrëzojë Ramës të gjithë alibinë e ngritur gjatë këtyre ditëve duke i rrëmbyer kauzën kryesore. Ajo ia ka dalë që sërish të zbulojë para shqiptarëve qëllimet e ndyra dhe fytyrën e vërtetë të këtij njeriu, interesi parësor i të cilit ka qenë dhe mbetet strikt interesi personal.

Sigurisht, ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për vendimet që ky njeri do të marrë në të ardhmen, por ajo do të mbajë përgjegjësi nëse nuk do ta bëjë këtë njeri të paguajë faturën për çdo kosto, vuajtje dhe dhimbje që i ka sjellë Shqipërisë .

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com