InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Je sinonim i fajit pacientja Vilma!/ Nga, Gentiana Maçi

24 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A

Nga, Gentiana Maçi

Mjafton të shkruash në google emër e mbiemër Vilma Nushi dhe do të na dalin shkrimet e shumta në lidhje me përfitimet e zonjës në fjalë nga qeveria e rilindjes, dhe çuditërisht në asnjë vend nuk përmendet M&D, siç individi Vilma Nushi kërkon të na e sqarojë në letrën që na ka dërguar! “Merr miliarda për shëndetesinë, por Vilma Nushi shkon të kurohet ne Turqi.”

Ky ështe një nga titujt e ditëve të fundit, të tjerat secili dashamirës apo dashakeqës i joti mund t’i hulumtojë me një klik! E dashur Vilma, mesa duket të ka indinjuar vërshimi popullor i “mallkimeve”, ndaj për të qetësuar dhe veten, aq më tepër duke qenë në situatën aktuale shëndetësore, por dhe larg “pushtetit”, si çdo njeri edhe ti do “reflektosh” e normalisht do kërkosh të mbrohesh.

Në sytë e mi thjeshtgë ke tentuar, por… asgjë nuk ke arritur. Përkundrazi… njerëzit sikur të janë “vërsulur”dhe më shumë! Dhe nuk flas për ata njerëz që e kanë në gjak sharjen, smirën, mallkimin pa shkak, kështu në eter! Flas për ata që diç i ka ndodhur nga “pasuria” jote, ata që janë përballur me “tenderat” e “PPP” -të tuaja!

Ata që përballen çdo ditë me taksat e paguara që nuk i kthehen në shërbim. Ata që nuk kanë trashëgimi nga gjyshërit a prindërit, që fundja nuk kanë qenë aq të zgjuar a të zotë sa ti që të bëhen biznesmenë, po aq sa nuk kanë patur as “zgjuarsinë” të përlyhen me llumin e pushtetit! Mua dhe shumë si puna ime, nuk na hyjnë në sy pasuritë e tua, për aq kohë sa nuk janë bërë e ngritur edhe me ato që para që janë vjedhur nga xhepat tanë. As pronat e tua!

T’u shtofshin të gjitha ato që nuk janë të vjedhura, t’u shtofshin të gjitha ato që nuk kanë cënuar shëndetin e shqiptarëve të varfër… Ajo që ti e quan “perandori”, diku aty në Kashar, nuk më bën të të kem zili, aspak! Më bën të kem neveri për të pandershmen. Patjetër do të të falënderoja dhe për gjithë ata që ti i paguan, i paguan sepse punojnë dmth, dhe as nuk dua të dyshoj as t’i hyj çështjes nëse respektohen kushtet e punës dhe a janë rrogat dinjitoze dhe a trajtohen punëtorët ashtu siç duhet me të drejtat dhe detyrimet!

E nderuar biznesmene, na fole në letër dhe për taksat e shtuara dhe kënaqësinë qe ti ndjen nga kjo pagesë që bën. Çudi e bukur kjo… Ama dhe ne jopasunorët paguajmë taksa e detyrime, por zor se na dalin teprica pas mbylljes së muajit e shumë herë as për ta mbyllur atë, dhe pa dashur të bëj viktimën, halli më i madh është që nuk marrim shërbimet që na takojnë e që i paguajmë!

Po ti Vilma si (individ a person) a i merr shërbimet për aq sa paguan?! Teksa na përmend ndërtimin e shkollave, parqeve, rrugëve, kopshteve (nuk po i përmend spitalet në këtë paragraf!), a mund të na i sqarosh më mirë se ku janë e si janë ndërtuar e ngritur, të lutem?! A të kujtohet Vilma tërmeti i Nëntorit? Më i freskëti problem! Çadrat, shiu, dielli etj.etj. Të kujtohet që para këtij tërmeti u rrënuan ca shtëpi të tjera në Korçë e akoma njerëzit dhe sot janë çadrave?

Po parku i liqenit të kujtohet? I bukur betonizimi! Po kullat e betonieret anë e kënd Tiranës? Po parkun e ish 7 xhuxhave? Po rrugët që shqepen çdo 6 muaj? Po bulevardin që ka 1 vit “work in progress”? Po dheun e pluhurin që na çan mushkeritë? Po Rr.e “Durrësit” dhe “Zogun e zi” a “Unazën e re”, i pe kur ikje për në Rinas?

Po copëzat e gjelbërimi apo dhe stolat tek tuk të ndërtuara me sponzorime bankash? Mos vallë këto janë taksat e tua? Po sheshin e saharasë në mes të Tiranës e ke parë? Ke dalë ndonjëherë, e ke shkelur si ne jopasanikët?! Po trafikun mëngjes, drekë e darkë e shikon Vilma apo kompania M&D? Po kultin e kulturës e pe si u shemb?

Po pronat publike i sheh se si po i vjedhin e po i vidhni?Këto jane ato të cilat na përmende në letër apo jo? Si do e shkruaje vallë këtë letër nëse do ishe në dhomat e spitalit të popullit në Tiranë, ku dhe lëngu i serumit mbahet në bidona kaucuku uji “Lajthiza”?

Për të mos folur për kushtet higjieno sanitare… apo pamjen brenda dhe jashtë mureve a dritares…E nderuar biznesmene 30 vjeçare e kompanisë M&D, apo personi civil Vilma Nushi, kursejini elozhet qeveritare, aq më tepër në kushtet ku jeni dhe reflektoni mbi atë çfarë keni bërë, atë çfarë i ka kushtuar shëndet e jetë atyre që të kanë “mallkuar”.

Unë nuk të mallkoj, as ata nuk do të të mallkonin në fakt, por thjeshtë janë të lodhur e të drobitur dhe rruga më e shkurtër i duket më çliruesja. Unë të pres këtu në Shqipëri si person dhe si biznesmene, të vish e shendetshme dhe të presim po këtu ditën kur drejtësia tokësore do vihet në vend. Kur ti e simotrat a sivllezërit e tu, ortakët e tu apo”pronarët” e tu të merrni dënimin për çdo grimcë vjedhje të jetës e të xhepit të çdo shqiptari të ndershëm.

Të jenë të gjithë të barabartë para ligjit dhe jo disa me të barabartë se të tjerët.. Sikurse ndodhte te “Ferma e kafshëve” të Xhorxh Orwellit.

Je pjesë e fajit Vilma Nushi!

Veritas, probitas, iustitia!

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com