InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjeneral Piro AHMETAJ: “Kryeministri në ikje dorovit për 1 €, Bazën Ushtarake Detare të Sarandës”

14 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Gjeneral Piro AHMETAJ: “Kryeministri në ikje dorovit për 1 €, Bazën Ushtarake Detare të Sarandës”

Para më shumë se një jave Kryetari i Partisë Demokratike, Zoti Lulzim BASHA, paralajmëroi publikisht nga Divjaka se, në shkelje të ligjit dhe të interesave kombëtare, Kryeministri në ikje, po u dorovit oligarkëve të oborrit të Qeverisë edhe Bazën Ushtarake Detare, Sarandë.
Paraprakisht, Ministria e Mbrojtjes dhe Zëvendës Komandanti (drejtuesi i paligjshëm në detyrë) i Forcave Detare, me “urgjencë”, pra me urdhër nga vetë “i Madhi”, kanënënshkruar propozimin për heqjen e kësaj infrastrukture ushtarake nga inventari i burimeve të mbrojtjes së RSH.


Sigurisht, pa Dekretet të Presidentit të Republikës, pra në shkelje flagrante të gërmës “f”, pika 3 Ligjit nr. 64/2014, “Mbi pushtetet në FA”, me VKM nr. 514, datë 01.07.2020, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 125, datë 06.07.2020, SurrelQeveria, “me kontratë-TARIFËN 1 EURO”, de-fakto ka fshirë (përlarë) rreth 40.000 m2 të një infrastrukture me peshë kritike për ushtrimin e sovranitetit detar të RSH në Gjirin e Sarandës dhe Kanalin e Korfuzit.
Për më tepër, përveçse makutëri për “Kapur Çka Mbetur”, këtë vendimarrje e konsiderojmë edhe si shpërfillje delirante të ushtrimit të interesave gjeopolitike të RSH edhe në Mesdhe.


Mungesa e prezencës së Forcave Detare në Gjiun e Sarandës, mbart një sensitivitet kombëtar, edhe për shkak se, marrëveshja e detit me Greqinë mbetet ende një “çështje e nxehtë” mes 2 vendeve.


Ndërkohë, ri-kujtojmë që, kjo vendimarrje u zhvillua fill mbas marrëveshjes “historike” të detit mes Italisë dhe Greqisë. Kështu, heshtja cinike e vetëm qeverisë së RSH, mundet të lexohet edhe si dorëzim pa kushte të interesave kombëtare. Kjo pasi, përpos të tjerave, institucionet shtetërore kanë përgjegjësi kushtetuese trasparencën, pra, duhet të informojnë shqiptarët për impaktet e kësaj marrëveshje ndaj interesave kombëtare; mbi rezultatet e grupit negociator, si dhe pritshmëritë e negociatave me Greqinë (përfshi trekëndëshin detar mes Greqisë – RSH – Italisë).


Gjithashtu, ri-kujtojmë se, në kundërshtim flagrant me pikën 1 dhe 2 të nenit 168 dhe pikën 3 të nenit 169 të Kushtetutës; gërmën “c”, pika 3 të nenit 9, dhe pikat 1 dhe 7 të nenit 15 të Ligjit nr. 6/2014: “Mbi pushtetet në FA”, prej muajit janar 2019 (për18 muaj) funksioni kushtetues i Komandantit të FD, ushtrohet nga Zëvëndësi, për më tepër nga një ushtarak që është “zyrtarisht i kontestuar” për preçedentët me shërbimet sekrete të vendeve jo-miqësore me interesat kombëtare, si dhe mungesë integriteti në rastin e marrëveshjes së detit me Greqinë dhe jo vetëm.


Nënvizojmë se, ushtaraku i “vetë-shpërdorur në menyrë të përsëritur”, është me gradë më të ulët se funksioni që mban. Për pasojë, sipas ligjit, përveç çështjeve administrative, Zëvendëskomandati nuk mund të nënshkruaj vendimmarrje që kanë pasoja strategjike për të ardhmen e Forcave Detare të RSH.


Parë kështu, i bëj thirrje publikisht DSIK, të investigojë nëse: “data kur është nënshkruar kjo praktike (?); integriteti në grupin negociator; drejtimin e Forcave Detare; si dhe njohja me aktivitetin operacional të NATO-s në Mesdhe; etj, janë zhvilluar në përputhje me Ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”, i ndryshuar. Gjithësesi, shumë shpejt, kushdoqofshin shkelësit-delikuent, do të përballen me ligjin.


Ndërsa edhe nga cilësia e ish-këshilltarit, do t’i rekomandoja Presidentit që në përgjegjësinë kushtetuese të Komandantit të Përgjithshëm, mbështetur në nenin 92/h të Kushtetutës t`i kërkojë MM: “informacion urgjent për këtë praktikë (VKM nr. 514 dt. 01.07.2020), e cila cënon rëndë ushtrimin e sovranitetit detar në Kanalin e Korfuzit, si dhe interesat gjeopolitike të RSH në Mesdhe”.


Gjithashtu, e sigurojmë Kryemistrin dhe Ministren e keq-kapur nga interesat e oligarkëve se, do të mbajnë përgjegjësi jo vetëm për këtë rast, por edhe për grabitjen e disa 100-ra miliona euro me “tenderat sekret” për: qindra objekte dhe infrastruktura të mbrojtjes kombëtare; për uniformën pa 28 standardet; karburantin e pa-çertifikuar; GPS-ët, muzeun2 të FA në Berzhit, furnizimin me ushqime edhe në kurriz të nevojave jetike të qytetarëve të prekur nga Covid-19; për degradimin e aftësive operacionale të FA dhe rrëshqitjen e RSH, në fundin e listës së 30 vendeve të NATO-s.


Së fundi, por jo nga rëndësia, i sigurojmë shqiptarët se, rikthimi i balancave kushtetuese, si dhe mekanizmave të kontrollit demokratik; modernizimi i kapaciteteve, infrastrukturave, mbi të gjitha i efiçencës së strukturave përgjegjëse për sigurinë e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve; mbrojtja e interesave kombëtare dhe ri-kthimi i dinjitetit të RSH në NATO, mbeten emergjencë kombëtare, prioritetet dhe sfidat e programit të qeverisjes-BASHA.

Gjeneral ® Piro Ahmetaj,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD;

Shënim: Hartat ilustruese të Bazës Ushtarake Detare Sarandë:

Të Lidhura

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin
Aktualitet

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

3 Shkurt, 2026

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?
Show Biz

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

3 Shkurt, 2026

Horoskopi ditor, 2 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 2 shkurt 2026

2 Shkurt, 2026

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com