InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjysëm të vërtetat e John Bolton!/ Nga, Enver Bytyçi

8 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Pse je i dëshpëruar me Gjermaninë, gospodin Baton Haxhiu?

Nga: Enver Bytyçi

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Amerikan, John Bolton, bëri një deklaratë, në të cilën tha një të vërtetë të njohur se Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç ia propozuan idenë e ndarjes së Kosovës. Kjo fjali shërbeu për median shqiptare si ushqim i mirë për të adresuar fajësinë e presidentit të Kosovës për bashkëpunimin e tij me presidenttin e Serbisë në dëm të vendit të tij, Kosovës. Ndodhi kjo jo se ky fakt nuk njihej. Hashim Thaçi e ka thënë me dhjetra e ndoshta qindra herë se “është i përkushtuar në zbatimin e idesë “së tij” për ndryshimin, korrigjimin, korregtimin e demarkimin e kufirit me Serbinë, si kusht për të zënë vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Deklarata e Bolton u përhap, sepse zoti Thaçi tani po përpiqet me çdo kusht ta fshehë faktin se ai ka punuar për llogari të Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës. Dhe sa më shumë të këmbngulë në këtë drejtim, aq më shumë do të merret media me mashtrimet e Hashim Thaçit.
Megjithatë ambasadori Bolton nuk e thotë të gjithë të vërtetën. Madje përpiqet edhe ta manipulojë atë. Ai nuk shpjegon pse Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç gjetën si partner zotin Bolton për zbatimin e projektit të ndarjes së Kosovës. Pse nuk u adresuan tek dikush tjetër, fjala vjen te Eliot Engel apo Jo Biden?! Sepse është tashmë e ditur se John Bolton ishte kundër pavarësisë së Kosovës dhe e kritikoi më 2008-ën “shpalljen e njëanshme të kësaj pavarësie”! Sepse zoti Bolton vazhdimisht e ka kontestuar shtetësinë e Kosovës, njësoj si Beogradi dhe Moska. Pikërisht kjo kimi e përbashkët e tij me Serbinë dhe Rusinë e bën të dyshimtë deklaratën që ai bën, kur thotë se “Zgjidhjen e konfliktit të Kosovës me Serbinë edhe përmes shkëmbimit të territoreve po e bënte për të penguar prezencën dhe ndikimin rus në Ballkan”!
Kjo duket e pavërtetë, nëse kemi parasysh faktin se shkëmbimi i territoreve midis Kosovës e Serbisë do të shërbente si një precedent për shkëmbime tjera territoresh në Ballkan e më gjerë dhe do të çonte në krijimin e shteteve të pastra etnike e fetare. Pikërisht kjo formulë e përforcon prezencën rusë në rajon dhe jo e kundërta. Prandaj unë besoj se zoti Bolton nuk është i sinqertë në deklaratën e tij. Njëkohësisht ai nuk është aq transparent edhe për faktin se nuk pranon që vetë ai ka qenë e është i një mendimi me presidentin Thaçi dhe presidentin Vuçiç. Marrëdhënia midis tyre nuk është kushtëzuar nga ndarja e opsioneve, por nga pozicioni i njëjtë për opsionin e ndarjes së Kosovës. Në shqip kjo thuhet me tri fjalë “Tenxherja gjen kapakun”!
Ish-këshilltari amerikan e Sigurisë Kombëtare flet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë në këtë projekt. Por këta bashkëpunëtorë prej Tony Blair e Wolfgang Petrich e deri te Welandovski i përmend disa herë në pohimet e saj shefja e organizatës për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko. Zonja Biserko ka njoftuar që para dy vitesh se në vitin 2016 në Nish të Serbisë është biseduar dhe është rënë dakord midis Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës përmes formulës së shkëmbimit të territoreve. Eshtë ajo vizitë, kur zoti Rama foli me superlativa për anti-shqiptarin Ivo Andriç dhe regjizorin e filmave të Milosheviçit, Kosturica. Pra kur kryeministri i Shqipërisë mori në mbrojtje autorët ideologjikë të dhunës serbe kundër shqiptarëve!
Kjo do të thotë se Edi Rama ka biseduar për këtë çeshtje me zotin Bolton. Atëherë pse kursehet kryeministri i Shqipërisë e nuk përfshihet në aferën anti-shqiptare të ndarjes së Kosovës?! Pikërisht kjo bën të dyshosh se zoti Bolton nuk është aq i sinqertë në deklarimet e tij. Sigurisht, askush nuk mund t’i imponojë atij çfarë të thotë ose jo, por gjysëm të vërtetat e në rastin e alibisë së rrezikut rus, shtrembërimi i së vërtetës, e bën zotin Bolton bashkëpunëtor të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçic dhe Edi Ramës.
Dhe për në fund, dua të veçoj se deklarimet e zotit Hoti shtojnë dyshimet edhe për të ardhmen. Në një deklaratë të para dy ditëve ai, njësoj si Thaçi, flet për marrëveshje për njohje më Serbinë, për ulëse në OKB, pranim në NATO e BE dhe i ikën kushteve që janë në tavolinë për këtë lloj marrëveshje. E di se të dyshosh gjithkund është jologjike. Por përmes dyshimit shkohet te e vërteta. Unë dyshoj se edhe zoti Hoti është i pasinqertë në ato që thotë për çeshtjen në fjalë. Njësoj si Thaçi, edhe ai po i fsheh qytetarëve të Kosovës disa të vërteta, të cilat askush nuk i di se si janë ato, ndonëse ka kritikuar presidentin e vendit të tij për mos-transparencë gjatë dialogut me Serbinë! Ka harruar të flasë për angazhimet që mori para akademikëve të Prishtinës në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive

17 Shtator, 2025

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 17 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 17 Shtator 2025

17 Shtator, 2025

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com