InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama një klloun i parritur/ Nga Enada Ciko

2 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Rama një klloun i parritur/ Nga Enada Ciko

Kur Edi Rama doli fillimisht në fushatën e tij të parë i veshur me atlete dhe tuta sportive shumëkush e mori këtë si kapriçon e një fëmije që përplas këmbët në dysheme pasi nuk do të shkojë në shkollë me uniformë. Por heqja dorë nga veshja formale e këtij aktori për të cilin dukja është gjithçka dhe qëllimi asgjë, nuk qe surpriza e vetme.

Ajo ishte vetëm prologu i një gare gjatë së cilës ai po sillet si një fëmijë i llastuar dhe i papërgjegjshëm. Ai po bredh ngado nëpër Shqipëri duke përsëritur me ngulm se megjithëse nuk di t’i japë makinës, populli duhet t’i lërë në dorë timonin. Po të njëjtën lojë luan dhe me gazetarët që tashmë i ka etiketuar si pjesë të kazanit.

I përgojon se marrin pagesa okulte, i shigjeton se i shesin mendimet e tyre dhe pastaj nxiton të shtojë se ai nuk e ka presonale. Sesi nuk mund të mos e kesh edhe personale me dikë që është i korruptuar dhe shpif për shkak të kësaj, vetëm Edi Rama mund ta thotë.Por, burri i llastuar që kërkon vota nuk ndalet as me kaq.

Ai e ka shndërruar fushatën në një garë humori, sikur po konkuron për jo për kryeministër, por për aktor kryesor të Portokallisë.Këtë sjellje të çuditshme elektorale gjithkush mund ta interpretojë me mënyrën e tij. Mjeshtrat e komunikimit mund të flasin për një strategji të qëllimshme ku dukja mbulon thelbin.

Mjekët psikologë mund të dignostikojnë patologji të rrezikshme që kanë në bazë mohimin e realitetit.Ata që i rinë pranë, gratë e rilindjes që e krahasojnë me Skënderbeun, që konsiderojnë si brandin që ndreon Shqipërinë në botë, apo si një artist të madh europian, mund të flenë të qeta se ai shikon më larg dhe po bën gjënë e duhur.Por, pavarësisht nga të gjitha këto pandehma, një gjë është e qartë.

Akrobacitë e kryeministrit nuk po ndalen.Edi Rama po sillet herë si fëmijë i llastuar dhe herë si klloun në tentativë pasi nuk do të përballet me dështimin e tijAi nuk ka gojë të flasë sot për 300 mijë vendet e punës të premtuara. Ai nuk mundet të justifikohet se pse nuk e uli TVSH e premtuar të produkteve ushqimore.

Ai nuk guxon të përballet me faktin se nuk i solli vendit asnjë investitor të madh të huaj. Ai do ta anshkalojë kanabizimin e Shqipërisë.Por ka edhe të tjera.Ai deklaroi se do të ishte i kapur nga mafia, nëse një ditë do të tentonte të importonte plehra në Shqipëri.

Po të mos t’a kishin ndalur Nishani dhe më pas Meta, sot do ti kishte në xhep paratë e mbetjeve.Vetëm pasi ke numëruar këtë listë të gjatë e ke më të lehtë të kuptosh se pse Edi Rama po i shmanget këtë herë një gare normale.

Se pse ai ka dalë në fushë me tuta dhe atlete, se pse thotë gjithçka për të mos thënë asgjë.Vetëm pasi ke bërë këtë bilanc e kupton se përse ai ngjan aq shumë me atë fëmijën teknjoz dhe karagjoz, që bën gjithçka për të rrëmbyer lodrën “eksituse”si karvatat e tij dhe atë që nuk i takon,atë lodrën që gjendet e kyçur brenda zyrës me flutura dhe pa të cilën ai nuk jeton dot.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 14 prill 2024

14 Prill, 2026

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com