Tiranë-Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta, ku nuk kanë munguar edhe fyerjet ndaj kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt. Madje ditët e fundit në muret e pallatit dhe në shyllat e kryeqytetit është ngjitur një poster me foton e Veliajt, ku kërkohet që të pështyhet mbi të.
Por mesa duhet edhe kreu Bashkisë po merr masat që ky poster të zhduket në rrugët e kryeqytetit. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga Faxweb.al, një efektive policie i është futur punës dhe po heq poserin e Veliajt. Ndërkohë, një efektiv tjetër kujdeset që të mos i shohë askush.