Nga Ermal XHELILAJ
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kane qene ne balle te te gjithe protestave dhe kauzave te drejta e legjitime kunder regjimit te Rames, i cili ka instaluar nje sistem diktatorial ne kete vend! Lulzim Basha ka qene ne krye te protestave dhe nuk eshte stepur e as trembur edhe kur ky regjim kriminal me forcat e tij te sigurise ka hedhur gaz lotsjelles, ka perdorur shkopinjte e gomes, dhe eshte perpjekur te keqtrajtoj ate dhe eksponente te tjere te Partise Demokratike.
Lulzim Basha ka qene ne krye te opozites me kurajo dhe ka qene prane qytetareve shqiptare pa u stepur edhe kur ky regjim kriminal ka ushtruar presion me drejtesine e kapur e policine politike (jo te shtetit) per ta shantazhuar e frikesuar ne misionin e tij fisnik. Lulzim Basha ka demaskuar dhe eshte shprehur pa rezerva e me kurajo kunder kriminalizimit te shtetit, kanabizimit te vendit dhe mega-korrupsionin qeveritar.
Lulzim Basha eshte perballur dhe ka demaskuar me guxim bandat e krimit te organizuar, eksponente te krimit dhe mafies shteterore, si dhe bashkepunimin e tyre me Qeverine dhe kasten e Rilindjes. Lulzim Basha eshte perballur me te gjithe makinerine mafioze shteterore te Regjimit Rama, e cila ka pasur per qellim percarjen e opozites dhe nuk eshte zmbrapsur.
Lulzim Basha ne 7 vjet eshte perballur me sistemin me te kriminalizuar dhe mafioz shteteror ne Europe, me drejtesine e kapur dhe te gjitha pushtetet te ozurpuara nga Rama, dhe serisht me ane te lidershipit te tij politik e ka detyruar kete Qeveri te katandiset ne nje germadhe politike dhe Ramen ne nje kufome te pakallur politike, te cilet po mbahen me paterica nga faktore te jashtem.
Lulzim Basha me kurajo ka demaskuar me emra dhe vepra korruptive oligarke te fuqishem te lidhur me Qeverine, bashkepunimi me vjedhje i te cileve ka shpene ne gremine ekonomine shqiptare.
Edhe pse i sulmuar padrejtesisht nga mediat e kapura te Rames, shumat marramendese te lekeve te korrupsionit te Rilindjes, dhe nen sulmet e koordinuara te ish-eksponenteve te djathte te ndihmuar nga Rama per te percare opoziten, serisht Lulzim Basha eshte ne kembe e me i forte se kurre dhe me nje lidership te palekundur per te rrezuar kete Qeveri te krimit e per t’i sjell shqiptareve te ardhmen e merituar.
Ne fund, per ata qe hedhin balte mbi opoziten e kreun e saj me qellim per te bere diversion e percare opoziten. Lulzim Basha do te jete shume shpejt Kryeminster i vendit, sepse ai ka treguar me kurajo e maturi qe eshte nje politikan me vizion, eficent me nje plan te qarte per te rimekembur Shqiperine e shkaterruar nga ky regjim i inkriminuar.











