InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

ALMA LAMA, DIPLOMATJA SFIDUESE NDAJ MAKINACIONEVE SERBE

15 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
ALMA LAMA,  DIPLOMATJA SFIDUESE NDAJ MAKINACIONEVE SERBE

Nga Agron PREBIBAJ

Diplomacia shqiptare kryqëzohet nga megmollania politike

Ndërsa kombet e mëdha e të zhvilluara hargjojnë për të pëgatitur diplomatët, e sigurojnë të ardhmen e tyre për ti patur gjithnjë të zotët e të fortë përballë të tjerëve, e duke i konsideruar si thesar mendje në sherbim të kombit të vet, ndryshe ndodh te ne shqiptarët, duke e konsideruar diplomatin si pasuri e partise politike e të trysnuar gjithnje deri në flakjen e tij në rrugë.


Aq më keq kur kjo shpërfillje vjen nga Kosova jonë e dashur, shteti më i ri i Europës, pa kurrëfarë eksperience diplomatike, i cila jo vetëm që nuk din të prodhojë elitën diplomatike por kulmon duke menjanuar elitën e sapo krijuar, vërtetë thesarin e nisjes energjike dhe elitare të sapo ardhur në sherbimin e çështjeve tona akoma të pa pa përfunduara.


Ishte ambasadorja e Kosoves Alma Lama në Romë e cila parakaloj secilin diplomat te rreth 200 shteteve, pasi e edhe çeshtjet e saj diplomatike ishin më të ndërlikuara përballe lobingut Serb me suport Rus kunder Kosoves.


Diplomatja shqiptare Zj.Lama e vendosur në një shtet të rëndësishem të botës me patjetër se do të ishte e vezhguara e të gjithëve duke ditur shumë mirë ngarkesën e problemet me të mëdha sesa kolegët e saj diplomat të vendeve të tjera.


Në mos gaboj, eksperianca e saj e parë nis si gazetare profesionoste, e cila ngarkohet me të drejtë për njohjet e saj në diplomacinë kosovare.


E kemi ndjekur me vemendje diplomaten shqiptare e cila ngarkoj barrën e rëndë me përgjegjesi kombëtare e cila do të përfaqesonte krenarinë e zonjës shqiptare, burrëreshen e diplomaten.


Ajo vërtetë shkëlqeu kudo e në çdo moment me primare nacionalizmin e vet të shëndoshë, por gjithnjë e mbëshjellur nga petku i diplomates, shumë e përkushtuar në veprimtarinë e saj diplomatike, me mendim e veprim korrekt, e vëndosur të jetë fituese në secilin ballafaqim publik.


Ambasadorja Lama me maturinë, durimin e zgjuarsinë e saj u shëndrrua si diplomatja e sukseseshshme në Itali por në të gjithë Europen, ajo kenaria e diplomacisë mbarëShqiptare.
Po sjell disa fakte per mbretëreshen e diplomacisë tonē shqiptare.


Dihet se makina propagandistike serbe nuk lë gjë pa bërë për ti paraqitur faktet kokëposhtë dhe për ta sajuar gënjeshtrën si të vërtetë, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe realitetit në shtetin e krijuar ballkanik që i është shtuar tashmë hartës së botës. Serbët nuk lënë rast, forum pa sjellë argumentat e tyre bajate kundër Kosovës, se ajo mbetet krahinë e Serbisë dhe se serbët në Kosovë po getoizohen etj. Është e vërtetë se në disa shtete kjo ka bërë efekt, duke tërhequr njohjen, por në shtetet serioze nuk ndodhi kjo. Në vëmendje të këtij fakti po marrim një rast të freskët,kur ata(serbët) në një forum në universitein e Romës “La Sapienza”,përmes ambasadorit të tyre në Romë Goran aleksiç, u munduan ti servirnin sërish këto argumenta bajate, por nuk ia dolën, kjo falë vetë prononcimit dhe fjalës së ambasadores Alma Lama, e cila paraqiti në këtë konferencë argumenta bindëse dhe me kompetencë shkencore mbi genocidin serb në Kosovë, gjithnjë në dritën e së vërtetës, por se edhe ajo duhet ditur të serviret.


Aq bindëse ishin argumentat e zonjes Lama sa salla e braktisi ambasadorin serb, i cili kërkonte të merrte fjalën në fund.
Është e vërtetë se Serbia përmes miqve të saj, shoqatave të ndryshme dhe finacimeve që ajo bën, po përpiqej të lobojë te paramenti italian që ai të arrijë te formula e ç’njohjes së shtetit të Kosovës, dhe kjo në një aksion diplomatik, herë të hapur e herë të fshehur, ndërmarrë nga Serbia; por po ashtu është e vërtetë se argumentat e saj nuk pijnë ujë, kur është fjala për t’u përballur me to nga njerëz të aftë dhe të përgatitur prej diplomatëve të Kosovës, dhe një e tillë është edhe Alma Lama.


Ajo krijoj raporte të mira në Parlamentin Italian duke krijuar gjithashtu shoqatën e miqësisë Itali-Kosovë ku marrin pjesë deputetë dhe senatorë; gjithashtu ka dhënë kontribut në krijimin e Odës ekonomike Itali – Kosovë, kudo ku ishte e ftuar u mundua dhe arriti me sukses të ndikojë në krijimin e kushteve që Kosova të ketë bashkëpunim të favorizuar në raport me Universitetet italiane, pastaj me Dhomat Regjionale të Tregtisë dhe të qyteteve të mëdha italiane. Kërkoi dhe siguroj mbështetje për ngritjen e Qendrës së studimeve të gjuhës italiane në Universitetin e Prishtinës, krijoi mundësi bashkëpunimi edhe për shoqatat kombëtare të shkencës dhe mjekësisë së Kosovës me ato italiane.


Në prill të vitit 2018 gjatë vizitës institucionale në qytetin e Padovës, në mënyrë bindëse prezenton interesin dhe mundësitë potenciale të Kosovës në drejtorinë Dhomës speciale (Promex Padova) me rrjetin e fuqishëm informatik dedikuar aktiviteteve ekonomike internacionale themeluar me qëllim të përkrahjes së sistemit ekonomik të ndëmarrjeve padovane në raport me tregun global në zgjerimin e veprimtarisë në botën e jashtme,.


Shembulli i zonjës Lama flet qartë për një punë përkushtuese në dobitë shtetit të Kosovës krenaria e kombit shqiptarë, por njëkohësisht na inicion idenë se duhet syçeltësi dhe përgatitje që të përballet makineria e shpifjes dhe e transfertës së fakit siç po mundohen të bëjnë serbët ,që gjithnjë po përpiqen të bëjnë vilktimën në oopinionin ndërkombëtar, e duke sjellë argument bajatë dhe të manipuluara, të cilat vetëm mendjet e kthjellta dhe të përgatitura mund t`i kthejnë mbrapsht.
Dhe një nga këta është zonja e nderuar,diplomatja Alma Lama…
Por sot ku kemi ketë pasuri të diplomacisë shqiptare? Alla shqiptarçe do vazhdojmë!

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 11 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 11 Nëntor 2025

11 Nëntor, 2025

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com