Romeo Gurakuqi
Mbrojtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i stabilitetit politik dhe juridik perben një sfidë komplekse, që kalon shumë pertej betejes për kapjen e njëanshme të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Edi Rames dhe pasuesve te tij. Ajo lidhet me rivendosjen e paqes sociale bazuar në drejtësi deri në fund, me paanshmërine ne korigjimin e legjislacionit, vlerësimin me prioritet të interesave publike të cënuara nga aventurat shumëplanëshe te korrupsionit dhe krijimit të pushteteve të njëanshme persekutuese, përjashtuese dhe klienteliste nga ana e grupit krahinor politik, qe kontrollon institucionet shteterore dhe juridike ne Shqiperine e sotme.
Per interesin e qytetareve, ping pongu politik duhet te marre fund, Gjykata Kushtetuese duhet te riperterihet sa me pare me juriste te rinj, te palidhur me asnjerin krah te politikes, mandati i Rilindjes duhet te perfundoje sa me pare dhe fatet stabilizuese dhe reformative te vendosen perkohesisht, me marreveshje, ne duart e nje ekipi konstitucionalistesh, korrektore te sistemit ne teresi. Kokefortesia, arroganca dhe sjelljet absurde te zoteruesve te institucioneve politike duhet te marrin fund njehere e mire per t’i hapur rrugen nje zgjidhje te arsyeshme, te udhehequr nga njerez te dijes dhe jo me njerez rastesore dhe pa edukim te mjaftueshem qytetar.
Eshte koha qe përplasja të ndalet, mbasi kështu e nisur me revan mbi institucionet e shtetit, do ta fusë vendin në nje cikel te pafund luftrash te ftohta, shoqerine ne kolaps të plotë dhe arenen politike në një ballafaqim dypushtesh me pasoja fatale, nga e cila do te perfitojne vec Lordet e Medhenj te sherrnajes. Zgjidhja nuk mund të kalojë përmes vijimit të arrogancës së qeverisë për të vijuar kështu aksionin e saj të paparimtë, qe koinsiston ne: plotësimin e Reformës në Drejtësi, bazuar mbi interesat e komunitetit komunist, vendosjen e çdo paraje publike në duart e njerezve të sektit “Hakmarrja Jonë”; kapjen me çdo akt qeveritar ose parlamentar antikushtetues, të të gjitha institucioneve të pavarura, hakërrimin e njëanshëm me anën të ndërsimit të prokurorisë së re dhe policisë politike të vetinguar njëanshmërisht; vijimin e pakuptimtë te funksionimit të Parlamentit të cunguar, bazuar mbi anëtarësi ilegale kundra-përfaqësuese.
Nga ana tjetër, e konsideroj jo te plote tipin e kundërgoditjes presidenciale ndaj Çmendurisë uzurpatore të mazhorancës socialiste. Nuk mjafton vec dekreti per shperndarjen e Parlamentit per ta bere Edi Ramen te zeje mend. Duhet një projekt i plote i mirëmenduar, frenues dhe çmontues i aktivitetit me spektër të gjërë anti-kushtetutes të Kryeministrit të instaluar Edi Rama, që fillon nga rikthimi i sovranitetit parlamentar, rivendosja e gjykatës kushtetuese, vijon me ligjin e ri zgjedhor dhe administrativ dhe do të duhet të përmbyllet me kompromisin historik të themelimit të një Qeverie të Përkohshme Profesionistësh Atdhetarë, e cila do ta rishkruajë në 7-8 muaj Kushtetutën e re, pa cënuar Reformën në Drejtësi, do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja parlamentare dhe krahinore, mbi një ndarje të re, jo ma përçarëse të kolegjeve dhe bashkive.
Para 20 muajsh në Parlament kam kërkuar të ndalej grushti i shtetit i mazhorancës dhe te vendoseshin para përgjegjësisë penale autorët e komplotit anti-kushtetutes, që mbante vendin pa Arbitrin ma te nalte shtetnor. E kam perseritur kete kerkese disa here ne ate organ asokohe sovran, por jam perballur me nje heshtje nga drejtuesit e institucioneve te ngarkuara nga Kushtetuta per ta mbrojtur Republiken Demokratike nga Autoritarizmi Kryeministror.Dukej qarte, se nje akomodim, apo kompromis ekzistonte nder faktoret determinues te pushtetit hetimor-gjyqesor dhe jo vetem, me kapjen e ngadalshme te shtetit nga “arkitektet” socialiste. Dukej, se nje dore e forte komandonte jo vetem qeverine e parlamentin, por edhe trimat dhe trimneshat, qe ishin ngarkue me mbrojte Kushtetuten.
Nje demokraci formale perbehet nga institucione formale, qe ekzistojne vec si fasade e shtetit njepartiak. Sot kena ardhe ne nje moment te atille te ballafaqimit, sa vec pak dite mund te na ndajne nga kalimi ne nje rreth te ri absurd perplasjeje per te cilen populli nuk eshte fajtor. Dhe kjo eshte e pafalshme per kedo, qe e ushqen, e nguc dhe nuk tregon pergjegjshmeri per te gjetur zgjidhje te negocueshme. Dikush duhet ta ndalë, jo vetëm çmendurinë e mazhorancës që e ka vendosë Republikën në kolapsin ma të randë në 30 vite, por edhe rrugen e ndërhyrjeve sipërfaqësore, jo të plota, që krijojnë vakum pa të ardhme, prodhojne nje përplasje civile, që do ta boshatiste vendin.
Po ashtu, ne turbulencen e rende te krijuar , nuk duhet të ketë më lëvizje të përcipta kompromisesh, që e lënë krizën aty ku është dhe palet në të njëjtat llogore, që ruajnë monopolet filestare dhe repartet e gatshme elektorale. Koha sot eshte per nje zgjidhje me themel, sipas nje modeli de Gaulle te shpetimit (ose sipas pervojes se lene pas nder ne nga statisti Mehdi Frasheri), rrugen e se ciles duhet ta hapin nje pas nje me radhe te gjithe, duke filluar nga Kryeministri qe deshtoi ne gjithshka. Opinioni publik me vend u kerkon partnereve nderkombetare, jo vetem vijimin e reformes ne drejtesi mbi modelin e kompromisit te 26 korrikut 2016, por edhe ndermjetesimin energjik te tyre per zgjidhjen me themel te krizes politike ne Shqiperi, permes themelimit te nje qeverie te njerezve te mire, atdhetare me shpirt, qe nuk tregtojne flamujt e lirise dhe te kombit. Para se gjithash, kjo shprese e opinionit publik eshte e adresuar tek qeverite e SHBA, Italise dhe Austrise, mbasi fatkeqesisht shoqeria jone nuk disponon mekanizma te mjaftueshem vet-korigjues. Qytetaret europiane te Shqiperise kane sot vec kete thirrje per miqte e tyre historike.











