Gjatë një takimi me banorë të Kukësit, Lulzim Basha është zotuar se do ta heqë taksën më rrugën e Kombit ditën e parë të detyrës së tij si kryeministër.
Gjatë bisedës ai ka ngritur edhe shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
‘Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për të gjithë qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë.
Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë.
Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve’, është shprehur Basha.