InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Analiza ndryshe e Edmond Tupes: Zbërthimi i kuptimit të ‘KÇK-s’ dhe lidhja me pushtetarët

11 Shkurt, 2020
in Opinione
A A
Analiza ndryshe e Edmond Tupes: Zbërthimi i kuptimit të ‘KÇK-s’ dhe lidhja me pushtetarët

Edmond Tupja 

Qenka vërtet për t’u habitur: Me siguri që shkurtesa KÇK vazhdon ende të jetë në gojën dhe mendjen e shumë shqiptarëve, pa  folur për dendurinë e përdorimit të saj në ekranet e  mëdha e të vogla, në stacionet e radiove dhe në faqet e  gazetave! Gjithsesi, zbërthimi apo zbardhja e saj në  “Kap Ç’të Kapësh!”, duke pasur parasysh kontekstin  politik në të cilin është shqiptuar, nuk të jep më atë kënaqësi që i falin tri shkronjat në fjalë mikut tim Françesk Armadhit dhe kolegut të tij Namik Arvoglit sa herë që ata i hasin ato qoftë të shkruara me bojë, qoftë të thëna me gojë.Kështu, përmbipardje, teksa që të tre pinim çaj mali në periferi të kryeqytetit, biseda jonë po rridhte natyrshëm rreth aktualitetit politik me në qendër pikërisht KÇK-në, kur, në një moment, i tejngopur nga kjo temë e ditës, shpreha neverinë time duke nxjerrë nga goja një “KÇK? Ua!!!”, tamam titullin e sotëm të rubrikës sime të përjavshme.

Më pas, duke qenë të një mendjeje lidhur me antitezën e KÇK-së, pra, me të ashtuquajturën Anti-KÇK, miqtë e mi nisën të bënin disa lojëra fjalësh me shprehjen time “KÇK? Ua!!!” ngaqë, sipas atyre, shpesh lojërat e fjalëve, siç na mëson Frojdi, shprehin një të vërtetë thellësisht të hidhur ose hidhësisht të thellë, pak rëndësi ka. Kështu, pasthirrmën time “Ua!”, ata gjetën një mënyrë disi djallëzore për ta ndarë më dysh, “u” dhe “a”, para se ta kombinonin me shkurtesën KÇK, çka solli si pasojë daljen në pah të një fjale befasuese: “KUÇKA”.

Duke gërmuar më tej, ata nënvizuan se fjala “kuçkë” ka për sinonim fjalën “kurvë” dhe se politika aktuale në Shqipëri e meriton plotësisht fjalën e urtë të popullit tonë të tulatur, shumë të tulatur, madje gati-gati të trullosur, sipas së cilit “politika është kurvë”, sidomos, kryesisht e veçanërisht kur ajo, politika, pra, shtiret si antikurvë. Të njëjtën gjë pohuan ata edhe për sinonimet “kuçkë” e “zuskë” të fjalës “kurvë”. Befas, pasi i hodhën njëri-tjetrit një vështrim mistrecësh, ata parashtruan thuajse njëzëri një tezë fort tronditëse, për të mos thënë shokuese:

Meqenëse politika qenka kurvë, siç e ka dëshmuar e stërdëshmuar katërçipërisht jo vetëm politika në nivel botëror, por edhe politika jonë e brendshme dhe e jashtme këto pesëqind e tridhjetë vjetët e fundit, atëherë logjikisht i bie që politikanët tanë dhe në veçanti e pashmangësisht pushtetarët tanë, që nuk reshtin së renduri furishëm prapa kurvës politikë, të jenë… të jenë thjesht e mirëfilli…mirëfilli kurvarë, me përjashtim të rasteve kur ata, pra politikanët dhe sidomos pushtetarët tanë, që rendin po aq furishëm prapa politikës herë edhe “kuçkë”, herë edhe “zuskë”, nuk mund të quhen vetëm kurvarë, por gjithashtu thjesht e mirëfilli kuçkarë e zuzarë. Sidoqoftë, për të mos u ngrënë hakun politikanëve dhe pushtetarëve tanë, duhet pranuar ndershmërisht se ata nuk pushojnë së paraqituri si antikurvarë, antikuçkarë e antizuzarë të palëkundur.

Pasi porositëm të tre edhe nga një çaj tjetër, Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli, duke këmbyer të njëjtin vështrim mistrecësh si pak më parë, iu futën një analize gjuhësore tejet origjinale dhe po aq befasuese të fjalëve “kurvar”, “kuçkar” e “zuzar” në marrëdhënien e tyre me fjalën “pushtetar”. Së pari, secilën prej këtyre fjalëve ata e ndanë, sipas mënyrës së tyre, në dy pjesë, çka dha “kur-var”, “kuç-kar” dhe “zu-zar”, për tri të parat dhe, për të katërtën, “pusht-etar”.

Fillimisht, nuk po arrija të kuptoja se ku donin të dilnin, por më tej, kur vura re se vështrimi i tyre po bëhej gati djallëzor, pata një si ndriçim pikërisht në atë pjesë të trurit ku, vite më parë, u ngjiz e u formua embrioni i fjalorit tim erotik të gjuhë shqipe (Botimet EDFA, Tiranë, 2010), i pari i këtij lloji në Shqipërinë e të gjitha kohëve: Eureka!, mend thirra dhe gjithçka u bë e qartë: Vetëm fjala “kuçkar” u shkonte për mrekulli sidomos, kryesisht e në veçanti pushtetarëve tanë.

“Pse dhe si kështu? – mund të pyesni ju, lexuese biramele dhe lexues të intriguar të këtyre rreshtave – Fjalët “kurvar”, “kuçkar” e “zuzar” janë sinonime të njëra-tjetrës, pra, kanë të njëjtin kuptim!”. Ja përgjigjja ime: “Po, të nderuara zonja e zotërinj po aq të nderuar, ashtu është, siç thoni ju, por vetëm fjala ‘kuçkar’ falë tri shkronjave të saj të fundit i përshtatet në mënyrë të përkryer rrënjës së fjalës ‘pushtetar’, pra katër tingujve të saj të parë, d.m.th. P-U-SH-T! A e shikoni sesi, duke u nisur thjesht nga shkurtesa KÇK, çfarë shërbimi të admirueshëm u bënë pushtetarëve tanë dy miqtë e mi Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli?

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com