InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

FORCA DEMOKRISTIANE, DOMOSDOSHMËRI KOMËTARE

2 Shkurt, 2020
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
FORCA DEMOKRISTIANE, DOMOSDOSHMËRI KOMËTARE

Nga Agron Prebibaj

Morina: 2020, viti i demokristianëve shqiptar

Lëvizja demokristiane në Shqipëri është e kahershme në betejën për liri e identitet kombëtar, ndërsa si subjekt politik është tradicionale e krijuar nga burrat e mëdhenj të cilët do të bëheshin shënjestra e parë e kryqëzatës komuniste.
Ideatorët mëndjendritur demokristianë, mjaft sentimentalë në shekuj ushtruan me forcën e besimit, diturisë e pavarësisë ndaj çdo zgjedhe të huaj, pa marrë asnjëherë parasysh rrisqet personale, por vetëm në shërbim të kombit e përbashkimit, vetëm për mëvetësi.
Demokristianët asnjëherë qeragjinj në arën tonë të përbashkët, Shqipëria, por punëtor të përditshëm në shekuj për dituri e identitet, sot punëtor në mbjelljen e rritjen e shëndoshë të pemës së demokracisë.
Pa u thelluar në bëmat anti-njerëzore e kryesisht ato ndaj klerit katolik, elitës së qytetarisë demokristiane, shqetësimi vjen sot në vitet e postkomunizmit nga fryma kriptokuministe e megallomane e fondamentalistëve në politikbërjen mbarë shqiptare e cila mbetet akoma e vjetër në mendim e veprim me vetëm xhaketa të reja.
Asnjëherë klasa politike shqiptare e ndarë me kufij nuk ndërtoi strategji kombëtare me shikim nga perëndimi, asnjëherë veprim si një trupë e vetme përballë sfidave për të ndreçur historinë e padrejtë në kurriz të shqiptarëve, asnjëherë qeverisjet shqiptare nuk dhanë produktivitet në rritjen e mirëqënies sociale.
Akoma më e trishtë me zhargonin e politikanëve shqiptarë është turravrapi ndaj alternativës demokristiane, e cila ka vetëm një shikim të qartë, atë nga Europa e Amerika, gjithnjë të interesuar me makinerinë e tyre fondamentaliste në zbehjen e së bardhës shqiptare, e vetmja shërbesë si urë lidhëse e kombit shqiptar me Europën.
Ka vite që ne kemi parti demokristiane në Shqipëri e Kosovë, të vetmit në rrafshin politik shqiptar me duar të pastra, të pa duargjakosur, pra të vetmit të pakontaminuar gjë e cila tregon përgjegjshmëri, maturi e ndërgjegjësim për të mbajtur të pastër e të bardhë fytyrën e demokracisë kristiane ndërshqiptare.
Në Kosovë PSHDK e udhëhequr nga burra intelektualë mjaft të zotët, një periudhë të gjatë e drejtuar nga akademiku Mark Krasniqi shërbeu si delja e bardhë e politikës shqiptare në prezantimin e pasqyrës së Kosovës në kancelaritë perëndimore, po ashtu sot pasohet denjësisht nga lideri i tyre demokristian dr. Ukë Berisha me një ekip mjaft elitarë i cili me bindje mund të qeveriste lehtësisht Kosovën e Shqipërinë sëbashku.
Por këto vitet e fundit demokristianët e butë kosovarë ndodhen përballë represionit politik allashqiptar i cili me syleshsinë e tij; shantazhon, manipulon e përçan nderin e politikës shqiptare në Kosovë.
Ndërsa për demokristianët e Shqipërisë gjithnjë makineria shtetërore ka ndjekur; manipulimin e përqarjen deri në vjedhjen haptazi të votës e deri në eleminimin fizik, raste të cilat nuk dua ti përmendi pasi nuk janë objekt i këtij shkrimi.
Pra duhet theksuar se demokristianët shqiptarë në të dy anët e kufirit ndodhen në situata të disfavorshme përballë ligësisë të klasës politike “tē fortë” shqiptare, ndodhemi në luftën e ftohtë nën rrogoz e sipër saj, e cila ndalon vetëm me bashkim, forcë e kurajo të të gjithëve.
Ne sot përballemi me të gjithë e cilindo pasi lidershipi ynë e nisur kjo që nga Nard Ndoka të cilët me personalitetin e tyre sot gëzojnë autoritetin e reputacionin e tyre të shkëlqyer përballë publikut të pakapur asnjëherë, të mbështetur nga stafet e tyre mjaft elitare e të gatshëm për përgjegjësi qeverisëse.
Por duhet theksuar se edhe ne demokristianët (struktura drejtuese) kemi përgjegjësi të forta duke mos ngarkuar barrën e fortë apo të madhe përballë interesave të qytetarëve, kemi lënë pa hequr pluhurat e merimangat, me tepri të butë e të urtë përballë lubisë së terruar sysh për pushtet.
Është koha e shqiptarëve, sot është koha e demokristianëve të cilët rritin, forcojnë e konsolidojnë demokracinë e shtetin ligjor duke garantuar lirinë e plotë të secilit.
Përballja e demokristianëve ndaj ligësisë e harbutërisë orientale është domosdoshmëria kombëtare, është siguria e gjithçkaje të mirë, pasi vetëm ne demokristianët kemi moralin, kodin e etikën qytetare e njerëzore për shtet funksional demokratik.

KRYETARI I USHDK-së, Z. ZEF MORINA: 2020 viti i demokristianëve.

Në një bisedë me kryetarin e Unionit Shqiptar Demokristian (USHDK) zotin Zef Morina ka deklaruar; se ky vit do të jetë viti i kthesës së madhe për demokristianët shqiptar, po përgatitim strategjinë tonë politike duke unifikuar mendimet e për të qënë një trupë sëbashku në mendime e veprime, duke shkrirë në një eksperiencat e elitarëve tanë.
Gjithashtu zoti Morina ka theksuar se funksionimin e shpejtë të burimeve njerëzore në rritjen e shpejtë tonën, si dhe duke përveshur mangët vllazërisht në betejën tonë për konsolidimin e demokracisë në vend.
Asgjë nuk do ti ndajë demokristianët përjashto statuti, rregullat ligjore e kushtetuese në mos cënimin ndër shtetëror, të gjitha të tjerat do ti konkludojmë sëbashku.
Më pas zoti Morina ka theksuar mbledhjen e shpejtë të kongresit të USHDK-së i cili do të jetë orientues e funksional në politikë bërjen demokristiane.
2020 do të jetë viti i demokristianëve ka përfunduar zoti Morina në bisedën e tij.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com