InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

A e meritojmë lirinë?!

8 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
A e meritojmë  lirinë?!

Nga Elona CASLLI

Janë dhënë shumë përcaktime mbi lirinë dhe kuptimin e saj. Për shekuj mendje të ndryshme, kanë shkruar mbi shenjtërinë e kësaj fjale. Në të vërtetë, unë besoj se përpara se të kërkojmë të jemi të lirë, duhet t’i bëjmë pyetjen vetes: A e meritojmë të jemi të lirë?!

Liria nuk nënkupton veçse të drejtën për të thënë atë që mendon, por edhe përgjegjësinë për atë që mendon.
Ke të drejtën për të shprehur mendimin tënd, por kjo e drejtë mbart mbi vete edhe përgjegjësinë e këtij mendimi.

Ke të drejtën për të kryer veprimin tënd, por duhet të mbash edhe përgjegjësi për këtë veprim.
Qoftë mendimi dhe qoftë veprimi yt, nuk mund të shkëputen nga përgjegjësia përkatëse.

Pra, unë besoj se liria para se të jetë një e drejtë, është një përgjegjësi.

E ndoshta nuk jemi të lirë sepse nuk duam të jemi të përgjegjshëm.

Dhe kur flitet për përgjegjësi, flitet për të ndërtuar një raport të drejtë me të vërtetën.

Parakushti që duhet plotësuar për të qenë i lirë është të kesh një raport të drejtë me të vërtetën.

Raporti i zhdrejtë me të vërtetën e vret lirinë.

Thuhet se për të bërë armiq nuk ka nevojë të shpallësh luftë. Mjafton të thuash të vërtetën.

Të gjitha diktaturat e kanë dënuar, e kanë burgosur dhe e kanë pushkatuar të vërtetën.

E vërteta ka qenë gjithnjë si një mysafir i paftuar në një sofër, të cilin e shohin të gjithë hundë e buzë, derisa ai të largohet.

Të pranosh të vërtetën do të thotë të pohosh vlerat e dikujt dhe të dënosh veset e dikujt tjetër.

Të mohosh të vërtetën do të thotë të përjashtosh vlerat e dikujt dhe të heshtësh për veset e dikujt tjetër.

Tragjedia më e madhe në një shoqëri është kur vesi kthehet në virtyt.

Mosdënimi i vesit për një kohë të gjatë e shndërron këtë të fundit në virtyt.

Ndaj në këtë datë domethënëse është mirë që llogarinë t’ia kërkojmë vetes, pasi sikundër thuhet – Liria varet nga fitore të brendshme dhe jo nga fitore të jashtme!

Post Scriptum- Të fitojmë të vërtetën brenda vetes e mandej ta kërkojmë atë jashtë saj.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com