InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Leksioni vrastar i natyrës, na mësoi se ku duhet ndërtuar dhe si duhet ndërtuar

30 Nëntor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Leksioni vrastar i natyrës, na mësoi se ku duhet ndërtuar dhe si duhet ndërtuar

-Opinion-
Nga Dylejman Karaj

Koha dhe hapësira janë pa fillim dhe pa fund. Kjo tashmë është e vërtetuar shkencërisht . Në këto troje në 3000 vitet e fundit ose në 30 shekuj kanë rënë afërsisht 60 tërmete të rrezikshme…Njerëzimi i këtyre anëve ka patur shumë kohë në dispozicion, për të nxjerrë mësime nga përvojat mjaft të hidhura të egërsisë së natyrës.

Kështu zbulimet, gërmimet dhe faktet e vërteta të ardhura deri në ditët tona, kanë treguar se njerëzimi i ka mbijetuar fuqisë së natyrës duke pësuar nga tragjeditë e tmerrshme të ndodhura ndër shekuj…
Jo shumë larg në kohë, në vendin tonë , familjet shumë të pasura të këtyre trojeve për ti mbijetuar egërsisë së tërmeteve kanë ndërtuar kala të fuqishme mbi troje të qëndërueshme… Familjet me pak të pasura , apo ato të mesmet, ndërtuan kulla 2-3 katshe prej guri të gdhendur , lidhur me llac të fortë bërë nga gëlqere e djegur mirë , si dhe me breza sizmikë prej druri…

Ndërsa familjet e varfëra, ndërtonin kasolle një-katshe me thupëra apo ashkëla të trasha prej druri lisi, ose lloj tjetër të fortë sipas krahinës por të suvatura nga jashtë e brenda me baltë të rrahur mirë.
Ishin ndërtime këto të diktura, pikërisht nga përvoja vrastare e tërmeteve të egër, që kanë rënë në rajonin tonë afërsisht cdo 50-60 vite në këto 30 shekuj kohë dhe histori…Natyrisht historia e tërmeteve dhe e vullkaneve është shumë më e thellë në kohë, është infinit….

Tërmetet dhe vullkanet janë fenomenet natyrore që kanë modeluar planetin dhe vazhdojnë ta bëjnë ndryshimin e tij cdo ditë, anë e mbanë botës që ne njohim sot.
Në fshatin tim malor, kullat prej guri të lidhura me llacin e gëlqeres janë 2-3 katshe dhe me moshë mbi 150 vjecare. Të gjitha janë të vendosura nëpër kodrina për dy arsye themelore jetike.

E para për ti bërë ballë egërsisë së fenomeneve të natyrës , dhe së dyti për të ruajtur tokën e paktë bujqësore. Pavarësisht se ndër vite, janë tundur e shkundur dhjetëra herë nga tërmetet, vijojnë të qëndrojnë në këmbë, pa asnjë problem sot dhe kësaj dite.

Kjo është përvoja e vyer, që na kanë lënë të parët tanë të mencur, mësuar nga ngjarjet e hidhura të historisë mijëravjecare.
Është për të vënë kujën, se si njeriu i ri i Partisë, në tërësi i shkolluar, në kushtet e lirisë dhe të shpërdorimit masiv të saj, harroi të kalurën e afërt dhe të hidhur që sjell egërsia e natyrës …. Dhe me një babëzi të shfrenuar për të fituar paranë, ju turr kënetave dhe ligatinave , brigjeve të lumenjëve e bregut të detit, tokave më të mira bujqësore, vreshtave e lulishteve të qyteteve, për të ngritur shtëpitë,vilat,hotelet, pallatet, fabrikat, magazinat etj,pa marrë parasyshë rrezikun e natyrës që ishte shumë shumë afër…

Nën hundën dhe bekimin e shtetarëve të korruptuar që për të marrë vota për karriget e pushtetit dhe Lekë për qejfet dhe orgjitë e tyre, lejuan dhe stimuluan me Ligje ditën për diell, urbanicidin më të egër, më vrastar dhe më të paparë në histori në këto troje të lashta.

Leksioni vrastar i natyrës, ndodhur në të gdhirë të 26 nëndorit, të vitit 2019 na mëson se: Kurrë më ndërtime me qëllime banimi më shumë se 4-5 kate në qytetet tona, kurrë më ndërtime pa studime të terrenit, pa projekte…kurrë më ndërtime në breg të detit apo të lumit, në toka bujqësore apo në troje ish-këneta e ligatina….Sepse tërmeti i rradhës,njësoj i egër do të jetë pas afro 40 apo 50 vitesh…Pra do të shemb shtëpitë e fëmijëve dhe të nipave tanë. Ky është periodiciteti i natyrës, i këtij fenomeni natyror të paparashikueshëm, të pandalshëm, së paku këto 30 shekujt e fundit dhe më shumë..

Ndaj është koha për ti vënë gishtin kokës , gjithë shoqëria dhe për të dërguar pas hekurave deri në 20 vite a më shumë:
investitorët-urbanistët-projektuesit-zbatuesit-kontrolluesit-pushtetarët , që lejuan dhe miratuan ndërtimin vend e pa vend duke sjellë për pasojë vrarë dhe shkatërruar mijëra jetë njerëzore të pafajshme.

Të Lidhura

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025
Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025

TË FUNDIT

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com