Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot se nuk dëshiron që Presidenti Thaçi t’i udhëheqë bisedimet, pasi që ai është president dhe ka rolin e tij, ndërsa si i tillë do të mbetet pjesë e politikës në Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Kurti në syri vizion iu përgjigj pyetjes se çfarë do të ndodhte nëse bashkësia ndërkombëtare do kërkonte që Hashim Thaçi të udhëhiqte bisedimet.
“Kjo do ishte shkelje e Kushtetutës së vendit. Gjykata Kushtetuese e ndalon këtë skenar. Presidenti e ka rolin e tij”, ka thënë Kurti.
“Ai është president unë nuk do e përjashtoj. Do të jetë gjithmonë pjesë e politikës në Kosovë. Mirëpo ai nuk mund të drejtojë politikën e jashtme të shtetit tonë”, shtoi ai.
Kujtojmë se Kurti në shumë paraqitje të tij, vazhdimisht ka sulmuar Thaçin me deklarata të ndryshme, por siç duket dëshira për pushtet e ka bërë të ‘zbutet’ pak. /gazetametro.net











