Disa qindra filloristë nga shkolla e Gostivarit “Mustafa Kemal Ataturk”, të shoqëruara nga mësimdhënësve të tyre, nën flamurin turk, dërgojnë përshëndetje ushtarake në shenjë të përkrahjes së ofanzivës tejkuftare turke, që aludon në ofensivën në Siri, transmeton MOF.
Fotografitë e ndara dje në Facebook faqen e shkollës, ndërsa në sqarim shkruan që më 17 tetor 2019, drejtori, mësimdhënësit dhe nxënësit nga shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk” me këtë akt japin mbështetje të konsiderueshme për sulmin turk ushtarak tejkufitar.
Në komentet nën ato, në anën tjetër, jepet mbështetje e hapur për qeverisjen e presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdogan. Numri zyrtar i shkollës në Gostivar nuk është në dispozicion. Mungoi edhe përgjigja në pyetjen e Radio MOF e parashtruar në FB faqen e tyre, rreth asaj se për çfarë ngjarje bëhet fjalë dhe çka kanë mësuar nxënësit nga i njëjti.











