Erdonita Habibi – Te dashur miq, shkrimi i meposhtem qe gjithmone jashte modestise i dedikohet punes time dhe karakterit tim, ne jete dhe pune.
Autori i ketij shkrimi, e la ne dyshime emrin e tij, por une asesi nuk mundem pa permendur dhe falenderuar per nje analize te tille te punes time. Faleminderit miku im pafund per nje shkrim dhe dedikim te tille. Je motivim per te vazhduar tutje
… SHKRIMI:
Sot në një botë përplotë me informacione, sa këtu, e sa andej, rreth e rrotull globit godasin, bombardojnë, befasojnë, lumturohesh, hidhërohesh, ngjyra e nuanca të llojllojshme emocionale, por zakonisht me shije pikante, nuk ke se çfarë bën, kjo është bota elektronike po kaq ekstravagante.
Por.. përtej këtij diniamizmi eksploziv nuk mungojnë gjërat e ëmbla, dhe jo vetëm.
Sot zura çastin në këtë ditë me diell, vështrimthi nën thjerrzën e psikologjisë çudibërëse ta eksploroj botën e “magjisë” gazetareske e mediale, dhe tani kam vetëm një pyetje për imagjinatën e të gjithëve ?
1. Kush i dhuron pasion botës mediale ?
Nuk keni përgjigje apo tani është radha ime ta them, e them me bindje të gozhduar mos keni merak.
është psikologjia si ombrellë e fortë e moderimit të cilën e mbron nga vërshimi i tërbuar i pikave të shiut dhe i fortësisë breshërore (dyshimet) e gjithësecilit prej nesh.
Ndërsa tani do të thellohemi drejt bërthamës, drejt të vërtetës, nga një deskripcion psikologjik e deri te konkluzioni trajtues i analizës strukturore e analitike.
Njoh shumë moderator dhe moderatore profesionale gjithandej vendit, larg qoftë nuk dua ta diskriminoj asnjërën nga gjinitë, nuk e kam menduar qysh nga fillimi nuk është etikë e punës sime profesionale dosido. Por.. mund ta kem njohur dikë në njërën nga rastësitë më të bukura të jetës sime, sepse dikur kisha punuar dhe unë moderator nuk dukesha kaq profesional, përpiqesha ta mbaja ritmin ishte sfiduese, e kurse tani i kam kuptuar të gjitha.
Në këtë rast janë dy faktorë që e stimulojnë pasionin e moderimit, prirjet e lindura të moderatores dhe mënyra e shfaqjes përmes artikulimit dhe intervistimit akomodimi dhe elementi përbërës determinant, vetëkontrollueshmëria e emocioneve.
Ajo i posedon këto cilësi, pra është kaq artistike, që do të thotë se është krijuese, intuitive, e ndjeshme, artikuluese, dhe ekspresive.
Madje nga një vështrim psikologjik qëndror dhe periferik shumë më thellë se kaq, dedekton edhe disa elemente shumë më shumë përpunuese, si; origjinaliteti, komoditeti, dhe qasja inovative e parashtrimit të pyetjeve intervistuese gjatë zhvillimit të një emisioni.
Si mendoni, është e nevojshme që të gjitha këto cilësi reale t’i faktorizojmë përmes të ndonjë testi të shkathësive psikologjike ? Absolutisht që jo dhe këmbngul që një tentativë e tillë do të ishte e panevojshme.
Po pse ?
Përceptimet e para nuk prodhojnë konkluzione të përgjithshme vlerësuese sepse te AJO në një analizë më të thellë esenciale qasja ime psikologjike në parim zbulon disa nga këto karakteristika si ; ambicioze, pohuese, ekstroverte, energjike, entuziaste, e sigurt, dhe optimiste. Analiza ime e plotë psikologjike bazohet në shqyrtimin dhe trajtimin e shtatë aspekteve konkrete të nënkuptuara nga afiniteti i moderatorës si mëposhtë :
1. Shkathësitë e komunikimit
2. Pasioni
3. Shkathësitë investiguese
4. Aftësia për ta menaxhuar presionin
5. Përdorimi i mediave sociale
6. Aftësitë drejtuese
7. sjellja e njerëzishme.
Tani, lehtësisht dhe qartësisht do t’i sqaroj secilën nga këto karakteristika që janë “Atomet” dhe “molekulat” e prirjeve profesionale të moderatorës, e deri në fund do ta kuptoni se për cilën moderatore kaq të veçantë bëhet fjalë.
Te shkathësia e komunikimit percepton racionalisht përfshirjen e aftësisë për të folur në kamera, shkrim dhe komunikim në një mjedis ekipor dhe individual.
Tek pasioni elementet dhe karakteristikat më cilësore të saj janë; zellshmëria reale me të vërtetë në atë që ajo e zhvillon gjatë moderimit jo vetëm që e ndihmon punën e saj, por gjithashtu e lejon ta krijoj një lidhje atraktive dhe emocionale me audiencën dhe opinion publik.
Te shkathësitë investiguese nga një analizë strukturore kupton shumë veçori, si : Aftësia solide hetimore e saj është për të arritur në fund të një sqarimi dhe tregimi, për të marrë informacione të rëndësishme dhe të realizoj pyetjet e duhura për të marrë përgjigjet që ju nevojiten nga njerëzit që po i intervistoni, këto të gjitha janë pjesë e të qenit një moderatore e mrekullueshme.
Një aspekt tjetër i ndjeshëm dhe eksplorues në vështrimin psikologjik për mua ka qenë aftësia e moderatorës për ta menaxhuar presionin, po si ?
Në shumë raste sfiduese ajo shpesh zbulon një dritare shumë të vogël kohe në të cilën e gjen hapësirën për ta realizuar qëllimin e saj intervistues me mysafirin në studio. Të jesh në gjendje të përmbushësh kohën mbase të limituar dhe të trajtosh presionin që sjell një mjedis i tillë, është një tipar thelbësor personaliteti që kategorizohet specifikisht si moderatore e së ardhmës padyshim.
Në radhë është përdorimi i mediave sociale, po këtu çfarë konkluzionesh kemi arritur ?
Moderatorja shprehet e gatshme që aftësitë e saj t’i shpërfaq përmes mediave sociale dhe të qenit në gjendje të lundroj në faqet e mediave sociale me tërë arsenalin pasuror të vlerave që i zotëron, është e natyrshme dhe modeste, dhe pikërisht promovimi i vlerave të saja moderuese është tregues se në vazhdimësi karriera e saj prej moderatoreje do të jetë maksimalisht profesionale.
Aspekti tjetër analizues është aftësia drejtuese që simbolikisht kuptohet sikurse një spirancë e emisioneve kryesore në nxjerrjen e informacioneve faktike e interesante konkrete nga një prezantuese dhe moderuese e emisionit që është një pozicion prestigjoz dhe me këtë cilësi vjen përgjegjësia.
Pra, ajo ndjehet e përgjegjshme, normative, dhe e gatshme të shpalos stilin e saj tejet praktik e domëthënës.
Tani së fundmi nga analiza jonë e vështrimit psikologjik është sjellja e njerëzishme e saj, më saktësisht ajo shfaqet e integruar në botën dinamike sociale, sepse si një moderatore televizive të qenit person i mirë është akoma me shumë rëndësi pasi paraqitet në ekran me pozitivitetin që i duhet, dhe ndjen nevojë audienca dhe opinioni publik, shikueshmëria dhe ndjekësit e emisioneve të moderatorës.
Jam munduar të jem konciz por nuk përfundon me kaq, analizat e mëtutjeshme vazhdojnë ky është vetëm fillimi, është kapitulli i parë i vështrimit psikologjik ndaj moderatorës, të cilën tanimë po e zbuloj me emër, është Erdonita Hebibi, një moderatore e magjishme, sensacionale, profesionale, e ardhmja e saj e afërt do të jetë e përsosur dhe e stolisur me suksese të shumta në rrugëtimin e saj sfidues.
Ishte kënaqësi mundësia që në vështrimin psikologjik ta realizoj një analizë psikologjike të bazuar në disa detaje ekzsistuese e aktive në spektrin psikologjik me theks motivacional e deskriptiv.
Autori i shkrimit ka vendosur të jetë anonim, por nëse Erdonita vendos ta publikoj këtë analizë dhe shprehet e gatshme ta zbuloj emrin tim (Autorit të shkrimit) pa ndonjë merak, e konfirmoj, e drejta e saj autorizohet nga unë.
Analizat vazhdojnë, e ndërsa për Erdonitën, shumë suksese në vijëmsi.. !