Një foshnje e porsalindur, e gjinisë femër, është gjetur e gjallë brenda një varri në veri të Indisë.
Oficeri Abhinandan Singh tha për gazetarët lokale se foshnja u gjet nga një fshatar që po varroste vajzën e tij, që i kishte vdekur disa minuta pas lindjes.
Vajza, e cila ishte vendosur brenda një vazo prej balte rreth 90 cm nën tokë u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetim për ngjarjen.
Autoritetet po përpiqen të gjejnë prindërit e foshnjës dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur me aprovimin e tyre.
Sipas shefit të policisë, fshatari e gjeti foshnjën rastësisht ndërsa po gërmonte një varr për vajzën e tij.
“Ndërsa po gërmonte varrin, në një thellësi prej 90 cm lopata i hasi në një vazo prej balte. Pasi e nxori jashtë vazon gjeti një foshnje të shtrirë në të,”-tha Singh. “Policia e çoi foshnjën në spitalin e qytetin ku po merr trajtimin mjekësor.”
Diskriminimi ligjor është i lartë në Indi. Gratë janë të diskriminuara nga shoqëria ndërsa vajzat konsiderohen barrë financiare, veçanërisht në komunitet e varfra.
Edhe pse shumica e fetuseve femra të padëshiruara abortohen me ndihmën e klinikave ilegale, rastet e vajzave foshnje që vriten pas lindjes nuk janë gjithashtu të rralla.