InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Provokimet e ultranacionalistëve grekë mbi Vorio-Epirin, reagon “kaubojsi”: Mbrojmë me çdo kusht sovranitetin! Ata që neglizhojnë situata të tilla, do të marrin çmimin që kanë marrë tradhëtarët e ndryshëm gjatë historisë sonë

12 Shtator, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
LEZHË/ Gara për kreun e bashkisë, Ndocaj njofton takim me simpatizantë: Së bashku do të jemi surpriza e zgjedhjeve. Qytetarët duan një administrator dhe jo zhvatës të pasurive të tyre

Ditët e fundit janë shtuar dyshimet se disa elementë ultranacionalistë grekë po përgatiten për të krijuar disa turbullira në Jugun e vendit, të nxitur nga slogane luftënxitëse dhe me synime të qarta provokimin e njësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Në lidhje me këtë dyshim, ka reaguar ish-deputeti Eduart Ndocaj, i njohur si një politikan me ndjeshmëri të lartë patriotike, i cili përmes rrjeteve sociale ka kërkuar impenjimin e strukturave të sigurisë kombëtare, për të evituar ndonjë ngjarje të “pakëndshme” që mind të vijë si rezultat i neglizhencës dhe mosvlerësimit sa duhet të situatave të tilla.

Ndocaj, në reagimin e tij, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë ndaj ministrit të jashtëm Gent Cakaj, për papërgjegjshmërinë ndaj situatave të tilla, të cilat së fundmi janë të shpeshta dhe me një sfond të pastër nacionalist.

Ja reagimi i plotë i ish-deputetit Eduart Ndocaj:

Ta dashur miqtë e mi|

Këto ditë, po dëgjojmë se një njësit special grek, me individë që proklamojnë slogane ultranacionaliste, do vijnë në Shqipëri për të anunçuar projektin luftënxitës të Vorio-Epirit. Nuk më befason aspak kjo gjë, pasi fqinji ynë Jugor, këtë aspiratë provokative e lançon në mënyrën më të pashembullt, duke mos marrë aspak në konsideratë parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë, por befasuese për mua dhe për çdo shqiptar, është qëndrimi prej një “qeni të rrahur” i qeverisë shqiptare dhe diplomacisë sonë, e cila asnjëherë nuk lëshon ultimatume të qarta për parandalimin e kësaj gjuhe nga ana e shtetit grek. Ministri i Jashtëm shqiptar, një fëmijë i përkëdhelur, por i padinjitetshëm për portofolin që ai mban, duhet të reagojë fuqishëm në emër të interesave kombëtare, në emër të sovranitetit dhe paprekshmërisë territoriale. Por kush ta bëjë një gjë të tillë? Cakaj që me turbullirat e tij artikuluese, arrin të turbullojë dhe mendjendriturin kryeqeveritar, nuk është në gjendje të dallojë sensibilitetet që shkaktojnë provokime të tilla. Nisur nga një premisë e tillë, pasi nuk është hera e para që në Jugun e vendit shfaqen elementë të tillë, që provokojnë dhe shfaqen haptazi si ultranacionalistë grekë, i kërkoj Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare të informojë qytetarët e Shqipërisë për saktësinë e informacioneve të tilla, si dhe të garantojë sigurinë e shtetasve dhe të paprekshmërisë së territorit shqiptar. Thirrja ime vjen para se të jetë vonë, por mbani mend se për neglizhenca apo mosveprime të institucioneve në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë, do të konsideroheni tradhëtarë dhe do të merrni çmimin që kanë marrë tradhëtarët e ndryshëm gjatë historisë sonë.

Të Lidhura

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026
Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026
Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026
Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026
Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026
Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë
Aktualitet

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com