InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dokumentet/ PD: Skandali në Shkodër, fondet publike shkojnë për kompaninë private

3 Shtator, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Dokumentet/ PD: Skandali në Shkodër, fondet publike shkojnë për kompaninë private

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme disa dokumente, duke ngritur pretendimin për zbulimin e një skemeje korruptive që është aplikuar sipas selisë blu në Zyrën e Punës në Shkodër.

Në një dalje për mediat, ish-deputetja Izmira Ulqinaku, ka deklaruar se kjo skemë ishte vënë në zbatim nga drejtoresha e Zyrës së Punës, Rozafa Zmijani, “nën bekimin e shefes së saj Elira Demiraj, po shpërndan në mënyrë klienteliste fondet publike”.

Sipas PD-së, Zmijani ka abuzuar me fondet publike duke paguar për punësimin e punëtorëve që prej kohësh figuronin si të punësuar në evidencat e një komapnie private, firmës DELIA.

“Nga dokumentet bashkëlidhur vërehet qartazi që Zmijani, në mënyrë klienteliste po shpërdoron fondet publike për trajnim në punë dhe punësim, pasi sipas VKM nr.47/2008, kërkohet qartazi përfshirja në këtë projekt vetëm e punëkërkuesve të papunë, por në realitet, ajo ka përfshirë si përfitues fondesh njerëz të punësuar qysh kohë më parë në subjektin DELIA IMPEX.”- tha ndër të tjera Ulqinaku.

Deklarata e Plotë:

Organizata kriminale që qeveris vendin shkon deri aty sa po grabit edhe fondet për punësimin e të papunëve.

Një rast i tillë vjedhje është zbuluar së fundmi nga PD në Zyrën e Punës në Shkodër, ku drejtoresha e këtij institucioni ka ndërtua një skemë korruptive për të gllabëruar paratë publike të përcaktuara për punësimin.

Pasi e privatizoi gjithë buxhetin e shtetit, duke i çuar fondet në xhepat e miqve të kryeministrit, me koncesione e me PPP-ra, tani ka ardhur radha që vartësit e Edi Ramës të bëjnë kërdinë me fondet që jepen për shtimin e vendeve të reja të punës.

Vjedhja me këto fonde është bërë normë qysh kur vetë Kryeministri deklaroi me të madhe në janar të 2018-s se e kishte marrë në patronazh këtë sektor, në mënyrë që të shmangen abuzimet.

Për hapjen e vendeve të reja të punës ekzistojnë një sërë programesh të posaçme, kryesisht drejtuar shtresave në nevojë, me qëllim përfshirjen e tyre në tregun aktiv të punës. Por fatkeqësisht, babëzia e “Rilindjes” nuk po lë asnjë qindarkë që të mbërrijë tek qytetarët.

Rasti më flagrant i shpërdorimeve është Zyra e Punës në Shkodër, ku drejtoresha Rozafa Zmijani, nën bekimin e shefes së saj Elira Demiraj, po shpërndan në mënyrë klienteliste fondet publike për subjektet që janë të gatshme “të bashkëpunojnë” në këtë skemë korruptive.

E njohur si “zonja 20%”, Zmijani siç provohet edhe nga provat e publikuara në ekran, abuzon me fondet publike duke paguar për punësimin e punëtorëve që prej kohësh figuronin si të punësuar në evidencat e firmës DELIA.

Nga dokumentet bashkëlidhur vërehet qartazi që Zmijani, në mënyrë klienteliste po shpërdoron fondet publike për trajnim në punë dhe punësim, pasi sipas VKM nr.47/2008, kërkohet qartazi përfshirja në këtë projekt vetëm e punëkërkuesve të papunë, por në realitet, ajo ka përfshirë si përfitues fondesh njerëz të punësuar qysh kohë më parë në subjektin DELIA IMPEX.

Pra punonjës që derdhin kontribute rregullisht përgjatë gjithë vitit, regjistrohen fiktivisht si të papunë në sistemin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për t’u çregjistruar më pas si përfitues të programit të Zyrës së Punës.

Drejtoresha e “Rilindjes” në vend që t’u japë shansin për punësim punëkërkuesve afatgjatë, ripunëson punonjësit e Firmës DELIA në këmbim të 20% të shifrës totale që jepet nga projekti shtetëror për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ky skandal i ri tregon se centralizimi i fondeve, qoftë për hapjen e vendeve të reja të punës, qoftë për skemën e ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale, nuk u bë për shmangien e abuzimeve, por vetëm për përqendrimin e fondeve në dorë të drejtorëve e drejtoreshave të partisë. Këto fonde kanalizohen më pas si përqindje që drejtorët i marrin në ortakëri me firmat e partisë, duke grabitur edhe qindarkat e fundit që shteti jep për luftën kundër varfërisë.

Sot Shqipëria është shteti më i varfër i Evropës, dhe do të vijojë që të varfrit të bëhen më të varfër ndërsa të pasurit akoma më të pasur, sa kohë Edi Rama do vijojë të mbajë në patronazh të gjithë buxhetin e shtetit, duke e ndarë atë vetëm për shërbime partiake me drejtoreshat e partisë dhe firmat e partisë, në çdo qark.

Që paratë publike të mos vidhen por të kthehen në vende pune e ndihmë sociale ka vetëm një rrugë: Largimin e Edi Ramës dhe bandën e tij që po e grabit Shqipërinë.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com