InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gazetarja e njohur zbërthen përpëlitjen e Ramës në Twitter, për të larë duart nga kriminelët e tij

14 Gusht, 2019
in InfoPress, Lajme, Opinione
A A
Gazetarja e njohur zbërthen përpëlitjen e Ramës në Twitter, për të larë duart nga kriminelët e tij

Gazetarja e njohur Edlira Gjoni, ka analizuar në një shënimi në FB, tre postime “breshëri” në Twitter të kryeministrit nëpërmjet të cilave hedh poshtë Valdrin Pjetrin dhe përpiqet të lajë duar e veta si “Ponc Pilati”. Nëpërmjet një vëzhgimi të hollë leksikor dhe stilistik në gjuhën e përdorur nga Rama me këtë rast, Gjoni, zbulon përpjekjen e kryeminstrit dhe kryetarit të PS për të shmangur përgjegjësinë e tij dhe të forcës politike që drejton, për afrimin dhe kandidimin e elementëve kriminalë në poste politike dhe zyrtare.

Postimi i plotë i gazetares Edlira Gjoni 

Brenda botës së ashpër të 420 karaktereve në Tëitter! Dominim leksikor, portretizim, strategji pohuese, kategorizim, theksim grupesh, mbipërdorim të mënyrës urdhërore, metoda distancimi, leksik i rënduar. A fast discourse analysis of a Prime Minister on fire!

O bëj kurban Twitterin, o shqipen!

Ti ke zgjedhur të bësh kurban gjuhën. Por ka qenë e thjeshtë ta thuash idenë brenda 140 karaktereve edhe pa e ngrënë hapësirën e domosdoshme pas çdo shenje pikësimi në të tre postimet.

Po çfarë lexohet qartë në tonin, fjalët, tekstin plot mllef përdorur sot nga kryeministri në një tekst të ndarë në tre pjesë fare të shkurtra, por shumë domethënëse?

Ja një vëzhgim i shpejtë përmbajtësor në ligjëratën tradhëtuese:

– Dominimi leksikor
Nga 420 karakteret që Tëitter lejon në tre mesazhet, 58 karaktere i ka marrë fjala “individual/e”. Ky është termi dominant në tekst! Pra 15% e mesazhit është shpenzuar për të vënë theksin me çdo kusht tek ideja se fajtori është “ai”, individi. Toni i servirur me këtë rast është që konsumatori i tekstit ta kanalizojë mendimin tek distancimi i menjëhershëm e tek mohimi i lidhjes mes tij dhe PS. Përsëritja e panevojshme sugjeron se kurrësesi nuk duhet ngatërruar ai, as Tahiri, as Roshi, as Dako, as Duka, asnjë i njollosur me Partinë Socialiste (edhe pse prej ferrës së saj dalin).

-Përzgjedhja / portretizimi) pasqyrues
“Luftë, armë, kosto, dyshime, asnjë shans, as, as, të padenjë”…44 karaktere shpenzuar për fjalë te rënda, mllef, gjuhë me tone të ashpra emocionale. Leksiku i pasur në kaq pak karaktere tregon përgjithësisht gjendjen e tekst-shkruesit, jo qëndrimin e tij. Këtu peshën e merr pasqyrimi i shprehisë emocionale dhe jo logjika apolitike.

– Përdorimi i strategjisë pohuese
Në 42% të tekstit i shërbehet vetëm asaj me formulime si: “S’kam ndër mend të toleroj askënd; nuk mjafton; as vëllanë tim; ta fusin mirë në kokë; askujt, nuk lejoj; rrugë të ndara”. Pra 100 karaktere për të rrënjosur e dhënë mesazhin e ndarë në dy tematika kryesore: Nuk është faji im (pra zbritet nga partia tek individi), dhe “Unë jam mbi ju”. Në asnjërën prej përdorimeve të këtij elementi të ligjëratës nuk i është referuar vetës së tretë, por gjithmonë të parës “Nuk toleroj, nuk lejoj, nuk pranoj”, në vend që të përdoreshin format asnjëanëse e veta e tretë njëjës që do i jepnte fuqi ligjit e jo individit: “Nuk tolerohet, nuk lejohet, nuk pranohet”.

– Kategorizimi dhe theksimi i grupeve
“Ne” kundër “atyre”! Eshtë përdorur në të njëjtën fjali bashkërenditja “PS – ligj – besnikëri- popull”. Kjo është bashkësia prej 25 karakteresh “ne” që vendoset përballë 395 karaktereve që logjika ligjëuese i sjell si “kundër”. Pra nënkupto “Luftë e madhe e partisë për të mbrojtur popullin nga keqbërësit”. Këtë gjuhë Rama e përdor rregullisht për të sulmuar PD-në dhe mbështetësit e saj, me etiketime e bashkërenditje që nënkuptojnë inferioritet e ndarje, kurse në këtë rast, i njëjti ton i ashpër është përdorur për të drejtuar lexuesin tek “tjetri” edhe brenda llojit, simbol i zakonshëm fajësimi ky në ligjëratën politike.

– Përdorimi i përsëritur i mënyrës urdhërore
“S’kam ndër mend; s’marr përsipër; nuk mjafton; s’ka shans”. Përdorimi i mënyrës urdhërore në formën saj mohuese shihet prerë si shfaqje pushteti e mungese kontrolli në studimin e ligjëratës. Parë si pjesa delikate që lejon kapërcimin nga sintaksa në ligjëratë, format e shtjelluara të urdhërores janë shenja e parë e tradhëtisë për të pathënat e tekst-shkruesit.

– Metoda e distancimit
“I edukuar, i zoti, i respektuar…Por jo për PS-në”. Në analizën e ligjërimit njihet mirë mënyra e distanicimit, ku tekst-shkruesi rendit disa cilësi pozitive si fillim, për ta mbyllur me qëllim fjalinë ashtu siç e ka qëllimin: të largojë të etiketuarin nga zona e tij e influencës.

Mund të vazhdonim edhe me tej me përgjithësimet, metaforat, mungesat në tekst, portretizimin, pozicionimin e marrëdhënieve përmes vendosjes së fjalëve, leksikun e rënduar, përshkrimet dhe kategorizimet e përdorura në vetëm 420 karaktere Tëitteri. Por mjaftojnë kaq për të kuptuar seriozitetin e një situate që nuk ka hapësirë të parespektuar teksti që ta mbulojë, ta justifikojë apo ta fshehë!

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025

24 Shtator, 2025

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano

23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com