InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

‘Moda’ e re e pushimeve në Shqipërinë e Edi Ramës: Turist në shtëpinë tënde!

10 Gusht, 2019
in InfoPress, Politikë
A A
‘Moda’ e re e pushimeve në Shqipërinë e Edi Ramës: Turist në shtëpinë tënde!

Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin dhe kjo periudhë vere duhej të ishte piku i pushimeve për shqiptarët pas një viti të lodhshëm, për ata që kanë punuar dhe plot depresion për ata që nuk gjejnë dot punë. Por për shumicën e tyre, nuk po ndodh kështu.

Përpara pak ditësh kaloi pa shumë zhurmë, publikimi i një anketë të zhvilluar nga Komisioni Europian mbi Cilësinë e Jetës në vendet e Bashkimit Europian, si dhe vendet kandidate për tu anëtarësuar. Në kapitullin që flitej për pushimet e shqiptarëve, rezultatet ishin përtej çdo imagjinate varfërie. Rreth 81% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë dot as një javë pushime, duke qenë edhe në këtë pikë kampion europian. Pamundësia e shqiptarëve për të shkuar me pushime, qoftë edhe njëherë në vit dhe vetëm për 7 ditë është e pakrahasueshme, edhe me fqinjët tanë “të varfër”.

Kështu në Malin e Zi vetëm 66% e të pyeturve janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime; në Maqedoni 65%;  kurse në Serbi 60%.

Sipas kësaj ankete të KE-së, varfëria në Shqipëri ka arritur deri në atë pikë sa që pushimet vjetore tashmë mund të quhen luks për pakicën. Puna ka shkuar deri aty, sa që individët me të ardhura të ulëta e kanë harruar fare se  çdo të thotë koncepti “pushime”. Janë 96% e të anketuarve në Shqipëri që i përkasin nivelit të të ardhurave që konsiderohen më të ulëtat, të cilët deklarojnë se nuk kanë mundësi që të përballojnë një javë pushime, duke mbajtur sërish nivelin rekord në të gjithë Europën. Edhe për individët që i përkasin grupit të dytë të të ardhurave, janë më shumë se 90% që janë përgjigjur se nuk përballojnë dot pushimet. Ndërsa individët që i përkasin niveli të tretë (nga katër që janë gjithsej) janë përgjigjur se nuk i përballojnë dot një javë pushime në 88% të rasteve. Vetëm të pasurit e mëdhenj, një shtresë fare e vogël në vendin tonë, kanë bërë që të ulet deri në 81% mesatarja e atyre që nuk përballojnë dot as një javë pushime.

Këto janë shifrat e fundit që tregojnë se deri në çfarë pike ka shkuar varfëria për shumicën e popullsisë në Shqipërinë e Edi Ramës, i cili mburret me “miliona turistët e huaj” që vizitojnë Shqipërinë dhe harron të thotë, se vetë banorët e shtetit që drejton prej 6 vitesh janë kthyer në “turistë” brenda shtëpive të tyre.

Pikërisht këtë situatë tragjike dhe të dhimbshme për shumicën e shqiptarëve në këto ditë vere të nxehta, ka pasqyruar në punën e tij të radhës me ironi e sarkazmë mjeshtri i karikaturës politiko-sociale, Bujar Kapexhiu, botuar sot në gazetën Mapo.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com