InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Shqipëria si Koreja e Veriut”, Basha nga Gramshi: Zero investime të huaja në 6 vjet me Ramën. PD, kontratë besimi me çdo grup interesi…

4 Gusht, 2019
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Shqipëria si Koreja e Veriut”, Basha nga Gramshi: Zero investime të huaja në 6 vjet me Ramën. PD, kontratë besimi me çdo grup interesi…

“Shqipëria si Koreja e Veriut”, Basha: Asnjë investim i huaj në 6 vjet me Ramën. PD, kontratë besimi me çdo grup interesi për qeverisjen e nesërme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga Gramshi e barazoi qeverisjen e Edi Ramës me atë të Koresë së Veriut përsa u përket investimeve të huaja. “Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.”- tha zoti Basha në Gramsh, ku u takua me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

Kreu i opozitës argumentoi pse Rama ka ndjekur një politikë armiqësore ndaj investimeve të huaja në këto 6 vjet. “Dy investimet e fundit të huaja janë Devolli dhe TAP, s’ka më investime të tjera. Të dyja janë kontraktuar në kohën e qeverisjes tonë. Nuk ka më asnjë investim të huaj, i ka përzënë. Pse i ka përzënë? Për të mbrojtur klientët e tij Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij.”- tha Basha, duke vënë në dukje se pa investime të huaja, nuk ka as zhvillim, as vende të reja oune, as mirëqenie. “Me investime të huaja ka konkurencë. Po të ketë investime të huaja, nuk shkon dot 15-fish çmimi i autostradës. Po të ketë investime të huaja nuk grabitet dot haptazi në mes të ditës. Investimet e huaja përbëjnë kërcënim për hajdutët dhe sistemin e hajdutërisë që ka ndërtuar Edi Rama.”- u shpreh Basha.

Duke vënë në dukje se Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt infrastrukturor për financim nga Bashkimi Europian në Samitin e Poznanit, Kreu i Opozitës tha se qëllimi i vetëm i kësaj politike ëdjtë grabitja.

Për hajdutin psiqik nuk është prioritet të marrë financime nga projektet europiane. Ai preferon më mirë t’i nxjerrë paratë nga buxheti i taksave tuaja dhe t’i vjedhë me 2, 3, 5, 10 e 15 fish vlerën e preventivit. Në këtë mënyrë ai, familjarët e tij dhe një grusht njerëzish kanë krijuar pasuri marramendëse” – theksoi zoti Basha, i cili u shpreh se kostoja e grabitjes së qeverisë ka rënduar mbi qytetarët shqiptarë, e gjithë kjo kosto ka rënduar mbi qytetarët.

“Kur ka qenë gjendja ekonomike kaq e keqe?! Kur ka qenë papunësia kaq e lartë?! Kur ka qenë kostoja e jetesës kaq e papërballueshme?! Kur kanë paguar shqiptarët çmimin kaq të lartë të energjisë, ndërkohë që të ardhurat e tyre janë më të ulëtat e rajonit dhe çmimet janë më të larta të Europës. “- u shpreh Kryetari i PD, i cili u tregua i vendosur t’i përgjigjet thirrjes së shqiptarëve për ndryshim më 30 Qershor. “Partia Demokratike e Shqipërisë do të lidhë një kontratë besimi me të gjitha grupet e interesit, njësoj si me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, konkrete, të zbatueshme, ku do të detajohen ato që ne marrim përsipër të bëjmë nesër, në qeveri.”-u shpreh lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com