InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

E vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza

4 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga, Red Varaku

Shqipëria ndodhet në krizën më të rëndë të këtyre 30 viteve pluralizëm. Opozita ka braktisur parlamentin dhe institucionet e tjera dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit. Ky i fundit po i reziston prej gjashtë muajsh një zemërimi të madh popullor, i cili lidhet jo vetëm me krizën e rëndë ekonomike, e cila e ka zbrazur Shqipërinë , por kryesisht me faktin se ai sot konsiderohet një kryeministër ilegjitim.

Që prej fillimit të këtij mandati ai u vu nën akuza të forta nga opozita për kanabizimin që i bëri vendit, për bashkëpunimin me krimin e organizuar, për krijimin e një sistemi që i vmanipulon zgjedhjet, për korrupsionin kapilar, për vjedhjet e pronave publike, për skemën më korruptive të 30 vjetëve të vjedhjes të cilën e pagëzoi me termin burokratik PPP, për lënien e vendit pa gjykata, për dështimin e reformës në drejtësi etj.

Deri këtu nuk duhet të kishte asnjë pretendim ekstrem për dorëheqje, siç ishte djegja e mandateve, dhe në fakt nuk pati deri në momentin kur dolën në skenë, nëpërmjet Zërit të Amerikës dosja 339 dhe 184, të cilat hodhën hije të forta dyshimi mbi besueshmërinë e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e qeverisë.

Ndërsa, pas publikimeve të përgjimeve zyrtare të prokurorisë nga gazeta gjermane BILD, të cilat vërtetuan plotësisht pretendimet e opozitës, situata është krejt tjetër. Pas këtyre përgjimeve ai e ka humbur të drejtën për të vazhduar të qeverisë. Ai e ka humbur të drejtën për të pritur që të votohet në fund të mandatit katërvjeçar siç ai pretendon, sepse është cënuar rëndë besueshmëria dhe legjitimiteti i qeverisë së tij.

Pas publikimeve të BILD, ai e ka detyrim themelor të sqarojë dhe bindë popullin shqiptar që i ka fituar zgjedhjet dhe nuk i ka vjedhur zgjedhjet. Në një sistem normal do të ishte drejtësia që do të sqaronte çdo gjë . Ajo sigurisht mund t’ia rikthente legjitimitetin si kryeministër, por për shkak se sistemi ynë i drejtësisë e ka humbur besueshmërinë, ai duhet t’i drejtohet edhe njëherë popullit shqiptar për të kërkuar legjitimitetin e qeverisë së tij dhe për të riparuar dëmin e madh që solli orteku i përgjimeve BILD. Ky është një standard i padiskutueshëm.

Zgjidhje tjetër nuk ka!

Sepse, gati 90% e shqiptarëve nuk i beson më vendimet e gjykatave si vendime të drejta ligjore. Ndërkohë që ka dyshime dhe prova të forta që kemi një sistem drejtësie tërësisht të kapur.

Sigurisht, që nga pikëpamja ligjore vendimet e këtyre gjykatave nuk mund të komentohen, por populli i ka dëgjuar me veshët e tij se si janë manipuluar zgjedhjet, ndaj nuk është aq idiot sa të besojë vendimet e gjykatave, kur i ka dëgjuar me veshët e tij se si u realizua masakra më e madhe zgjedhore.

Vendimi i Departmentit të Shtetit dhe deklarata e z. Palmer për z. Vangjush Dako , njeriun më të fuqishëm pas Ramës, në partinë socialiste, vërteton dyshimet e opozitës për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e sistemit të drejtësisë.

Pra, për të rifituar legjitimitetin e tij si kryeministër,ai e ka të domosdoshme të japë dorëheqjen. Vetëm në këtë mënyrë ai heq çdo dyshim që mund të cënojë besueshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe vetëm në këtë mënyrë vërteton, që ai është i pafajshëm.

Ai e ka jetike, që të marrë edhe njëherë votëbesimin e popullit shqiptar, për të riparuar besueshmërinë e legjitimitetit të fitores së tij, dhe kësisoj të vazhdojë projektin e tij. Dhe për të vërtetuar legjitimitetin e tij, ka vetëm një rrugë; të japë menjëherë dorëheqjen dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

Të gjithë ne kemi nevojë që Rama të votohet. Të gjithë ne kemi nevojë të shikojmë si do ta gjykojnë shqiptarët Edi Ramën pas publikimeve të Zërit të Amerikës dhe BILD. Por, më i interesuar për këtë duhet të jetë vetë Rama.

Sigurisht, që mund të dalë që populli edhe mund ta votojë sërish Edi Ramën. Nëse ndodh që e voton, nuk kemi ç’bëjmë. Populli nuk gjykohet. Thjesht duhet ta pranosh verdiktin e tij, madje me përulësi, sepse vullneti i popullit është i shenjtë dhe i padiskutueshëm.

Sepse, nuk e ndërrojmë dot popullin edhe nëse ai voton sërish një njeri që i ka shkaktuar plagët më të mëdha.

Ama, për ta parë këtë ka vetëm një mënyrë! Duhet të shikojmë me çdo kusht se si do ta gjykojnë shqiptarët. Rama sot është i vetmi person, i cili e ka të domosdoshme të dalë para gjygjit të popullit të tij për të marrë ndëshkimin ose bekimin e tij.

Nëse shqiptarët i japin bekimin e tyre një njeriu hajdut dhe të korruptuar, atëherë opozita do të duhet të përulet para këtij vendimi dhe pas kësaj i mbetet vetëm një rrugë: të ndryshojë programin dhe të nisë një proces të edukimit të shqiptarëve.

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com