Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nis turin e takimeve nëpër Shqipëri, ku mes të rinjve demokratë po shpalos nevojën e ndryshimit të madh që duhet të ketë Shqipëria, e cila gjatë viteve të qeverisjes së “rilindjes” është zhytur në një krizë të thellë shumëplanëshe.
Takimi i tij i radhës, ishe Cërriku dhe gjatë bashkëbisedimit të tij me të rinjtë demokratë, ai ndër të tjera tha:
“Në Cerrikun, ku ka pllakosur varfëria, mjerimi, papunësia dhe ku ikin çdo muaj me qindra të rinj në emigrim, ka ende shpresë. E shpresa vjen pikërisht, nga ata të rinj që e duan me shpirt vendin e tyre, duan ta kalojne jetën pranë familjeve të tyre, me dinjitet dhe krenari. Bashkë me vajzat dhe djemtë fantastik të FRPD Cërrik, të vendosur për të fituar betejën për të ardhmen e Shqipërisë, betejën për të ardhmen e rinisë, betejën për Shqipërine si Europa .”
Turi i takimeve të kreut të FRPD-së, zhvillohet paralelisht me turin e takimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha, të cilët përmes komunikimeve të tyre me anëtarësinë dhe simpatizantët, po shpalosin aspekte të platformës së PD, si dhe po mbajnë në koherencë me zhvillimet politike strukturat e tyre, duke i apeluar për të qenë të përgatitura për zgjedhjet e parakohshme, të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti./InfoPresssAlbania/