InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mashtrimi me tarifat e studentëve/ Boçi: Po i detyrojnë të marrin rrugët

27 Korrik, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Dhunë? Boçi “zbulon” skenarin për protestën në Elbasan: Militantët e PS…

Pas shkeljes që qeveria, vetë kryeministri Edi Rama dhe ministria e Arsimit i bëri Paktit për Universitetin, duke mos ulur tarifat për studentët, vjen edhe reagimi i ish deputetit të PD-së, Luçiano Boçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nën titullin “Tarifat mbesin në kurriz të studentëve”, Boçi shprehet se, tarifat nuk ndryshojnë pas nuk ka rritje në buxhet për arsimin dhe sepse, sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk vendosi për përgjysmim me VKM, sic e parashikin ligji, të shumës tavan për Universitetet.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:TARIFAT MBESIN…NË KURRIZ TË STUDENTËVE

Ministria e Arsimit, e cila e ka nxjerrë prej kohësh nga shinat Arsimin e lartë e jo vetëm atë (por dhe Akademinë, Arsimin parauniversitar, Kërkimin shkencor), në deklaratën e saj informuese, pranon paturpësisht atë që ne denoncuam për tarifat e pa përgjysmuara për Bachelor e të pa rishikuara për Master.

TARIFAT MBESIN, përcakton Ministria, duke sfiduar kështu publikisht kërkesën themelore të studentëve dhe duke shkelur me krenari prej budallai, zotimin brenda paktit.

TARIFAT MBESIN, sepse nuk ka rritje të buxhetit për arsimin, siç e kërkuan studentët dhe siç shkruante Pakti.

TARIFAT MBESIN, sepse Rama nuk vendosi për përgjysmim me VKM, sic e parashikin ligji, të shumës tavan për Universitetet.

Përgjysmimi i vjetshëm pra, ishte thjesht LOJA momentale, për të fikur protestën studentore.

Ministria mashtron, kur thotë se subvencionoi vjet 2.3 miliard lekë paketë financiare.

Lekët e vjetshme iu morën me dhunë universiteteve, duke i lënë pa investime, funksione e shërbime, sepse buxheti për arsimin e Lartë as u rishikua e as ndryshoi.

Ekselentët dhe familjet në nevojë janë mbështetur sistematikisht që para 2013 dhe këtu nuk ka asnjë risi nga Ministria.

Këto TARIFA TË MBETURA, do nxjerrin në mes të katër rrugëve mijëra maturantë në pamundësi ekonomike dhe do detyrojnë të marrin rrugët e Europës e rajonit mijëra të tjerë. Vetëm një fakt tronditës mjafton:

Vjet aplikuan për të ikur jashtë Shqipërisë gati 9 mijë maturantë.

Sivjet numri i tyre ka kapur shifrën 11 mijë. Pra 2 mijë më shumë. Kjo sepse një Bachelor+Master kushton më shumë në Shqipëri se Gjermani.

Gjendja e ambienteve universitare e konvikteve në tërësi, pavarësisht ndihmës gjermane, mbetet skandaloze dhe Universitetet nuk kanë mundësi financiare ndërhyrëse.

Ndërkohë, gama e përfitimeve për studentët që mbajnë kartën e studentit është krejt qesharake e tallëse.

Asnjë përfitim për qeranë, shpenzime për libra e mjete mësimore, apo për ushqim.

Në vend të tyre, me ironi studentit i shkruhet si favor: Hyn falas në bibliotekën e lagjes!!!!!

Bordet vazhdojnë të dominohen nga Ministria dhe studentët nuk kanë rol vendimmarrës.

Ndërsa loja e pisët me pedagogët, për t’i vënë kundër studentëve e anasjelltas, u demaskua me emërimet e atyre që akuzohen për plagjiaturë, në postet drejtuese të PS dhe pushtetit lokal.

Ministria e Arsimit do bënte mirë që sot të heshte dhe të përgatitet për përballjen e rradhës me protestën studentore.

Të Lidhura

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025
Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.
Opinione

Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

26 Prill, 2025
Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!
Opinione

Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!

23 Prill, 2025
Mashtrimet e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj Aftësisë së Kufizuar, nuk kanë fund edhe për 2025…!
Opinione

Mashtrimet e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj Aftësisë së Kufizuar, nuk kanë fund edhe për 2025…!

22 Prill, 2025
Aleks Kapllaj: Diaspora po voton Aleancën për Shqipërinë Madhështore!
Opinione

Aleks Kapllaj: Diaspora po voton Aleancën për Shqipërinë Madhështore!

21 Prill, 2025

TË FUNDIT

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën
Të ndryshme

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025

10 Maj, 2025

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë
Të ndryshme

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë

10 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com