InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Mos bëni sikur..”, Aurel Plasari ‘leksione’ demokracie ambasadorëve e Ramës

25 Korrik, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
“Mos bëni sikur..”, Aurel Plasari ‘leksione’ demokracie ambasadorëve e Ramës

Studiuesi i njohur Aurel Plasari ka analizuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për Teatrin Kombëtar dhe deklaratën e tij se ‘asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend’. Në një koment në profilin e tij në “Facebook”, Plasari shkruan se Kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve shqiptarë, në nervozizëm e sipër, i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavër.

Plasari përmend të dërguarën e SHBA në Tiranë dhe Ambasadorin e BE duke iu kujtuar teoritë e demokracisë të Lord Acton, Sartorit apo edhe Guglielmo Ferreros. Nuk ia kursen Plasari dhe dhe një fjalë në anglisht kryeministrit. Studiuesi shkruan se individi, i cili i është ofruar shoqërisë shqiptare për Kryeshërbëtor, jo vetëm nuk e njeh demokracinë, po as nuk e do atë.

E THA: MOS BËNI SIKUR NUK E DËGJUAT

Sot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qytetarëve shqiptarë, në nervozizëm e sipër, i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavër: shfryu publikisht kundër “minorancës”, siç e quajti, d.mth. kundër “pakicës”, cilado qoftë ajo. Dhe pikërisht sot, kur ka shkuar kandari në bisht.

Asgjë e re nuk është të kujtosh në teorinë e demokracisë atë që e kanë thënë dhe stërthënë dhjetëra teoricienë të saj: që demokracia NUK është sundim i shumicës së pacilësuar, si rrjedhim – ka pas shtuar Sartori – edhe të pakufizuar.

Emërmadhi Lord Acton e shtroi çështjen edhe më troç: prova më e sigurt për të gjykuar nëse një vend është apo jo i lirë, simbas tij, është shkalla e të drejtave dhe sigurive që gëzojnë pakicat. Nëse nuk besoni mua, pyesni zv.zonjën Lejla Moisiu që anglishten politike e njeh më mirë nga unë dhe Lordin Acton lypset t’ia kenë mësuar në shkollë.

Ngjashëm e ka shtruar çështjen, për shembull, edhe Ferrero: “Në sistemet demokratike opozita është NJË ORGAN I SOVRANITETIT POPULLOR po aq jetik sa dhe qeveria. Të shtypësh pakicën opozitare do të thotë të shtypësh sovranitetin e popullit”. Nëse as për këtë nuk më zini besë, pyesni policin internacional me diplomë drejtësie Luigi Soreca, i cili ka qëlluar – aksidentalisht – edhe bashkatdhetar i z. Guglielmo Ferrero.

Shkurt: me një deklarim të tillë Kryeshërbëtori i pretenduar i qytetarëve shqiptarë fucked sot edhe një herë publikisht parimin bazë simbas të cilit funksionon demokracia: parimin e sundimit TË KUFIZUAR të cilësdo shumicë, parim aspak i ri, sepse karakteristikë bazike e demokracisë është dhënia e së drejtës së shprehjes politike pakicave dhe e mbajtjes parasysh të fjalës së tyre.

Ndërkaq, si në një film “muto”, heshtën edhe do “internacionalë”, të cilëve jo më kot Kryeshërbëtori ua tha konceptin e pakicës në gjuhët e tyre: minoranza, minority. Nuk e hapën gojën që të thonë, e pakta, atë që vetë kam 10 vite që e përsëris në publik: që individi, i cili i është ofruar shoqërisë shqiptare për Kryeshërbëtor, jo vetëm nuk e njeh demokracinë, po as nuk e do atë.
fb a.p.

Plasari Fb

Të Lidhura

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025
A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën
Aktualitet

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën

14 Dhjetor, 2025

Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike
Lifestyle

Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike

14 Dhjetor, 2025

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Show Biz

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

13 Dhjetor, 2025

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund
Aktualitet

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund

13 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com