Të merresh me politikë?! Në vendin tonë të bukur, fjala politikë aq është bastarduar sa që folet pa nda rreth saj dhe shumica nuk bëhen pjesë aktive e saj.
Madje sot, po të jesh kundërshtar politikë i dikujt të konsideron armik dhe të lufton në çdo hap krejtësisht symbyllurazi, duke harruar jetën dhe vlerat e përbashkëta që kemi, ndoshta pse ju prishë synimet e tij/saj, mirëpo në këtë fushë më shumë se askund ka nevojë inkuadrimi i kuadrove me motiv dhe dashuri për vendin tonë të vogël e me zemër të madhe.
Sot, në njërën anë ndëgjon lavdata, shtytje dhe respekt, në anën tjetër luftë për njëllosje, fyerje dhe ndytësi të llojllojshme.
Vlerësoj se:
-ne do duhej të kemi kundërshti, por jo armiqësi;
-ne duhet të kemi program dhe jo arrogancë;
-ne duhet të diskutojmë nëse e duam vendin dhe jo të llafosemi e ofendohemi; -ne duhet të kemi ekip dhe jo qasje individuale;
-ne duhet të përpiqemi të shofim më tej se ambicia jonë që shpesh na verbon.
Vendi ka nevojë për shpresë dhe jo mbytje ëndrrash.











