InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Artan Fuga: Asnjë qeveri nuk ka legjimitet të prishë Teatrin kombëtar

24 Korrik, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Artan Fuga: Asnjë qeveri nuk ka legjimitet të prishë Teatrin kombëtar

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për ngujimin e protestueve brenda Teatrit Kombëtar, duke theksuar se asnjë argument i Qeverisë për prishjen e godinës nuk i qëndron arsyes.

“Asnjë argument që jep qeveria, apo lakej të ndryshëm, nuk i qendron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar! Asnjë! Do të më mjaftonte vetëm një argument, një i vetëm, që të mos ishte një budallallik me brirë, dhe unë do të isha bërë me pushtetin kundër mbrojtësve! Por, nuk ka asnjë”, thotë Fuga.

Akademiku kërkon restaurim të godinës dhe paralajmëron se kush do të vejë dorë mbi Teatrin do të përgjigjet një ditë.

“Godina e vjetër? Restaurojeni! Skena jashtë standarteve të sotme? Modifikoheni për standarde të reja dhe për aq sa mundësi krijon! Kur të luani Nabukodonosorin vëreni në skenë atje te konstruksioni i qelbur Turbina, a Hidrocentrali, atje ku as për kopësht zoologjik nuk bën! Do të urbanizohet i gjithë ai territor? Gjithçka duhet urbanizuar duke ruajtur vlerat e qytetit që është bërë si memorje budallai, fare bosh, fishkëllimë! Duhet ruajtur Kalaja, Teatri dhe gjithçkaqë ka kujtesë historike! Kush do të vejë dorë mbi Teatrin një ditë do të përgjigjet përpara të vdekurve dhe të gjallëve, të gjithë kombit! E sigurt! Mos kujtojë njeri se kombi harron! Mbi gërmadhat e kullave që do të përmbysen aty, te vendi i krimit të shëmtuar, nëse do të ndodhi, një e nga një do të na ftojë atëhere aleanca për Teatrin të vijnë shqiptarët të përmjerin mbi ato gërmadha! Mijëra currila do të rrjedhin mbi to”, shkruan akademiku.

Sipas Fugës, asnjë Qeveri dhe Kuvend nuk ka legjitimitet për të prishur godinën e Teatrit pasi ajo i përket të gjithë kombit.

“Nuk ka qeveri dhe Kuvend – Kopil (pa origjinë legjitime) që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit! Nuk është i Tiranës ai, ajo ndërtesë, është kombëtare, i takon të gjithë kombit, madje edhe shqiptarëve jashtë kufijve, edhe arbëreshëve, edhe arvanitasve, madje! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi kujtesën tonë kombëtare, kush e ka tagrin ta bëjë atë? Kujtojnë ca qeveritarë qendrorë a lokalë që kanë pushtet për ca vjet se mund të venë dorë mbi historinë e kaluar edhe atë të ardhme të shqiptarëve! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi ndërgjgjen shpirtrore të shqiptarëve! Kush qeveri a kryetar bashkie ka marrë vota për këtë? Askush! Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi historinë e kulturës dhe të artit shqiptar? Ka marrë gjë votat e shqiptarëve tê dikurshëm a të ardhshëm? Aspak! Cfarë e kujtojnë veten? Mos kujtojnë se janë të përjetshëm”, shprehet ai.

Për akademikun ndërhyrja e sotme e autoriteteve në ndërtesën e Teatrit Kombëtar është dhunë e pastër.

“Kush ka të drejtë të flasi në emër të artistëve? Kush e ka kontaktuar Pitarkën, Roshin, Frashërin, Imamin, Prosin, e pa fund mjeshtra të mëdhenj që janë në botën e përtejme dhe na shohin? Asnjë argument, asgjë! Pa legjitimitet! Prandaj sulmi mbi ndërtesën e Tetarit kombëtar është dhunë e pastër! Dhunë e pastër e shtetit me forca policore kundër trashëgilisë shpirtrore të kombit! Ku ka legjitimitet pushteti bashkiak kur votuesit e kanë braktisur në zgjedhje të na “menaxhojë” edhe botën tonë shpirtrore” shekullore? Një, një, një argument të vetëm po gjetën! Përndryshe është krim, dhunë, shkatërrim! Poqese një ushtri e huaj do të kishte guxuar ta bënte këtë gjithë kombi sot do të ishte këtu! Do të mblidhej këtu! Këtu! Këtu”, mbyll reagimin e Artan Fuga.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com