InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Çollaku sugjeron: SPAK të hetojë ambasadorët e huaj, zotërojnë pasuri marramendëse

23 Korrik, 2019
in InfoPress, Lajme, Opinione
A A
Taksisti zbret Ramën nga taksia

Basir Çollaku është një ndër gazetarët që ka komentuar shpesh strukturën e re që do të hetojë politikanët e lartë, SPAK-u. Në thelb, Çollaku është skeptik për suksesin që do të ketë, edhe pse përpiqet t’i ushqëjë vetës shpresa.

Në një analizë në Facebook me titullin: “SPAK-u, nis aty ku mbarojnë por***t me rigon”, shkruan se “kjo strukturë në një farë mënyre më fort ngjan si një instrument për projekte rajonale dhe globale, ku guximtarët duhet të heshtin se SPAKU të thërret”.

“Madje të shohim dhe ndonjë ndërkombëtar së paku “non grata” se arrestimet janë telash diplomatik, sepse kanë përlarë e përfituar të paimagjinueshmen. Asnjëri prej tyre se ka bërë për shpirt të gjyshit apo të ngatërrojë hallën me xhajën dhe dajën”, përfundon ai.

Statusi i plotë:

SPAKU nis aty ku mbarojnë pordhët me rigon

KLP-ja përzgjodhi 15 prokurorë me prioritet për të qenë bërthama e parë e SPAK, ndonëse pikëzimi është një novelë më vete për nga mënyra e fasonerisë se si ka funksionuar. Të mbeturit në zgrip ose jashtë 15-shes do të jenë sërish me vendime KLP prokurorë të thjeshtë nëpër rrethe, atje ku e meritojnë sipas mëkatit.

Të mbetur në periferi ishin këtë herë Besim Hajdarmataj, Donika Prela, Dritan Prençi e Vladimir Mara. Duke lënë mënjanë Donika Prelën tre prokuroët e tjerë, megjithë ngërçet kanë pasur dosjet më të rënda me peshë politike. Tahirin, 339, dhe kanë firmosur jo pak. Këta nuk janë sepse mundeshin. Të tjerë më shumë se gjysma e atyre që janë në rradhe nuk kanë firmosur asgjë dhe mos kini shpresë se do të bëjnë ndonjë gjë. Sepse janë borxhlinj. Jo thjesht nga vetting, se më vetë mundeshin edhe të kalonin. Por sepse kanë hyrë në borxhe të reja. Kanë fshehur ose janë dakordësuar për ndonjë hall dhe tani janë gati të kthejnë kusuret.

Festa për SPAK është një hibrid diplomatik dhe muzikor, sepse duhej së paku të kishte në këtë ditë nga donatorët e mëdhenj ndërkombëtarë, emra të politikanëve të arrestuar, ku ndërkombëtarët na lajmëruan fort herë se do ndodhë patjetër. Sepse po ju kujtoj një rast sa komik, tragjik, por edhe domethënës. Kur në një nga motet e punës ILKPD, përfshiu në shortin e filtrimit të pasurisë Edi Ramën, kryetar partie dhe Bashkie, ende i pabërë kryeministër, ish- Ambasadori Amerikan John Ëithers ka ulëritur ndaj ekspertëve e drejtuesve të ILKPD, përse e përfshinë Ramën në listën e hetimit. Nuk duhet të jetë, atë e di unë se unë jam numri një ktu…Ka befasuar kedo ndodhej aty.

Ndërkohë përzgjedhjen e bëntë programi, që ishte i gjithi investim i USAID, tërësisht kontroll amerikan. Drejtues të USAID aso kohe u përfshinë në këtë incident serioz duke u thënë ILKPD se ambasadori nuk ka të drejtë dhe ne jemi me ju, sepse keni respektuar procedurën. Madje këtë ngjarje dhe shqetësim do ta përcjellim në DASH.
Histori të tilla që unë mund të di, ka mjaft dhe plot… Ndaj kjo strukturë në një farë mënyre më fort ngjan si një instrument për projekte rajonale dhe globale, ku guximtarët duhet të heshtin se SPAKU të thërret.
Vijmë te Pyetja 1 milionë dollarëshe ?

Cili prej të 15 spakistëve ka kurajon profesionale pa asnjë paragjykim, frikë apo borxh, të firmosë urdhër-arreste për Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Monika Kryemadhin, Lulzim Bashën, Fatos Nanon,Guvernatorë të Bankës së Shqipërisë, Prokurorët e Përgjithshëm, krerët e gjykatave Kushtetuese dhe asaj të Lartë, kupolën drejtuese të sistemit të drejtësisë dhe një turrë ministrash e deputetesh të të gjitha qeverive. Sepse këta janë përgjegjësit për atë çka është bërë dhe nuk është bërë, çka është vjedhur, grabitur, apo mbetur ende pa plaçkitur.??!

Madje të shohim dhe ndonjë ndërkombëtar së paku “non grata” se arrestimet janë telash diplomatik, sepse kanë përlarë e përfituar të paimagjinueshmen. Asnjëri prej tyre se ka bërë për shpirt të gjyshit apo të ngatërrojë hallën me xhajën dhe dajën. Njëherëh të firmosin sekuestro pasurish, ngrirje llogarish, brenda dhe jashtë vendit. Kthim të këtyre pasurive e llogarive në buxhetin e shtetit, rikthim shërbimesh e investimesh me këto pasuri marramendëse.
E bëjnë dot? Ata e dinë! Nëse po, shqiptarët do ju jenë mirënjohës sepse kanë bërë dicka për vendin. Nëse jo. Nëse filllojnë e përpëliten, kemi familje, kemi fëmijë, përse ne do çlirojmë Shqipërinë, atëherë në të sëmës.
Thjesht kemi ca rrogtarë më tepër, ca kurbanë të dorës së dytë e të tretë të përkohshëm.
Dosjet nuk mungojnë.

Burrat dhe gratë që kanë marrë përsipër ta bëjnë duhet të japin mesazhet se e bëjnë.
SPAKU nis këtu! Të tjerat janë thjesht pordhë me rigon…

Të Lidhura

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025
Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.
Opinione

Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

26 Prill, 2025
Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!
Opinione

Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!

23 Prill, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025

TË FUNDIT

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP
Show Biz

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

14 Maj, 2025

I vendosi këngën që nuk e këndon kurrë në koncert, Gjesti nervozohet me DJ-in në skenë
Show Biz

I vendosi këngën që nuk e këndon kurrë në koncert, Gjesti nervozohet me DJ-in në skenë

14 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 14 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 14 maj 2025

14 Maj, 2025

Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro
Aktualitet

Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro

14 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com