Nga, Sokol Jeshili
Tingellon femeror ne variantin qe e therrasin, por eshte goxha burre dhe me tipare te theksuara burrerore Sofokliu: Ka mjeker te dendur, vetulla qe synojne sa ballin, po aq dhe qerpiket, madje, per shkak se ka kaluar nje aksident ne te rite e tij, i ka mbetur nje gjurme ne syrin e djathte, duke ia lene driten e botes t’i depertoje vetem nga i majti; e kam fjalen per syrin e tij te majte, i cili ka mundur t’i jape statusin e invalidit qysh atekohe.
Sikur t’mos i mjaftonte ai hall, qe per hir te se vertetes, sikur ia pergjysmonte boten, me sa me tregoi, i ra per pjese dhe semundja e melçise, e cila – me sa me tha – paskesh qene per t’mos ia uruar as hasmit! “Vetem gjume dua dhe s’mund te ngre dot as edhe nje peshe prej gjysme kilogrami”, me tha Sofi.
“Kur perpiqem te ndihmoj ndonjehere gruan, duke marre bidonin e ujit nga nje distance prej 30 metra nga shtepia,- tha Sofokliu,- s’eshte nevoja qe ajo ta shohe bidonin kur vjen, per te kuptuar qe e kam bere ndonje “zarar”, pasi behem si i vdekur: me iken çehrja fare dhe behem krejt meit”, shtoi ai.
E duke degjuar episode te tilla, vetiu mbushesh me dhimbje dhe trishtim, teksa sheh ate burre me tipare aq te skalitura prej njeriu me personalitet dhe plot vendosmeri, busti i dukjes se te cilit sikur shkerrmoqet atyperaty, teksa te servir dobesi qe nuk i ka as edhe nje femije 2-vjeçar dhe, te vjen natyrshem deshira per ta ngushelluar, gje per te cilen duhet te kerkosh temen, pikerisht, ate teme qe ne rastin konkret, une e gjeta dhe iu futa punes, duke e pyetur: “A merr KEMP a pension nga shteti?”.
“Marr, po sa marr?- shtoi pyetshem”. Ku ta dija une?! Ashtu i thashe. “Njeqind mije leke te vjetra – tha.- Nderkohe qe 120 mije i dua ilaçe”. Kaq u desh qe “gjuha te shkonte ku dhemb dhembi”. Na doli pergoje politika, fale dhe situates se nxehte qe po kalojme. Sipas Sofit, ne vitin 2015, nga 185 mije qe merrte, Qeveria, me VKM e kishte ulur ne 100 mije per kategorine, ku perfshihej bashkebiseduesi im, duke vendosur si elemente percaktues masen e sigurimeve shoqerore te paguara nga invalidi.
“Me theu ne mes”. Keshtu tha. Aty i dhashe liri vetes te shpalosja gjithe arsenalin e gjerave qe i kam gati ne variantin “fjale”, sapo me jepet rasti te shprehem per temen e rritjes se varferise dhe mungeses se theksuar te politikave sociale nga Qeveria, duke shtuar me zell dhe rastin e mikut tim te ri, Sofokliut pra.
Mirepo, nese do flisja me gjuhen e marsheve, s’me la te shkoja tek i dyti Sofi, pasi, nese une “vura dore” mbi imazhin e tij, fale asaj çka vete ai me tregoi per veten, imazhi im para tij nuk ishte lekundur asfare, perkundrazi, me prononcimin dhe rebelimin tim me nje vlere te shtuar, per shkakun edhe te mikut tim te ri – vete atij pra, po rrezikoja te humbja ate respekt qe ai paskesh patur per mua edhe prej se largu!: “Reformat jane me dhimbje”, tha.
“Une kam te drejte te qahem per kete qeveri, por jo ti; ty s’te falet, dhe me degjo dy fjale: shko ne votime ne dt 30, se do ngrihet SPAK-u dhe do ndryshojne gjerat.”… Iku… Megjithate, temen qe kisha nisur me te, e zhvillova me vete, teksa ripertypja gjithe çka mora nga ajo bisede dhe ndiej qe e kam me te konsoliduar tashme dhe me argumenta te shtuar, gati per çdo Sofokli tjeter qe do me sjelle rasti.











