InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DENONCIMI/ Presioni mbi mësuesit e Pukës, reagon dega lokale e PD: Pulaj i Lezhës “instrukton” drejtuesit e shkollave të Pukës për 30 qershorin. Drejtorët e shkollave janë drejtues të forumeve të PS

28 Qershor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
DENONCIMI/ Presioni mbi mësuesit e Pukës, reagon dega lokale e PD: Pulaj i Lezhës “instrukton” drejtuesit e shkollave të Pukës për 30 qershorin. Drejtorët e shkollave janë drejtues të forumeve të PS

Në kuadër të riorganizimit të arsimit parauniversitar, drejtori i DAR Lezhë, Bardhok Pulaj mblodhi ditën e djeshme drejtuesit e shkollave të Pukës, ku krahas njohjes me problematikat e ndryshme të fundvitit shkollor, nuk ka anashkaluar dhe rëndësinë e 30 qershorit, “si datë me rëndësi historike për të ardhmen e vendit”.

Gjatë këtij takimi, mësohet se Pulaj, ka orientuar drejtorët e shkollave të Pukës të jenë aktivë në votimet e 30 qershorit, duke “ftuar” mësuesit të bëhen pjesë masive e këtij procesi.

Këtë fakt e ka denoncuar dega Pukë e Partisë Demokratike, e cila përmes reagimit të saj në profilin zyrtar, ka zbuluar arsyen e vërtetë të ardhjes në Pukë të drejtuesit të DAR-it, i cili gjatë takimit me drejtorët e shkollave, pasi ka mësuar faktin se të gjithë drejtuesit e institucioneve arsimore të Pukës janë drejtues të forumeve dhe të organizatave të Partisë Socialiste, është treguar i shkujdesur në ligjërimin e tij, duke i instruktuar për mekanizmat specifikë të pjesëmarrjes masive të mësuesve në votimet e 30 qershorit.

Në denoncimin e saj, dega lokale e PD, ka përsëritur faktin se ndaj punonjësve të institucioneve dhe ndaj të gjithë buxhetorëve po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm, duke i kërcënuar drejtpërdrejtë me vendet e punës, në rast të mospjesëmarrjs së tyre në votimet e datës 30 qershor.

Ja denoncimi i degës së PD, Pukë:

Sikur te mos mjaftonte presioni i gjithanshem nga strukturat shteterore ne Puke dhe Fushe-Arres nga (drejtues institucionesh e kandidatet pa rivale) sot “zbarkoi” ne Puke Drejtori Rajonal i Arsimit z.Bardhok Pulaj,ne nje takim me drejtuesit e shkollave te rrethit, duke i orientuar dhe kerkuar qe te ushtrohet presion mbi çdo mesues qe te shkojne ne votime.
Naryrisht veprimet absurde te ketyre “Rilindasve” nuk kane te ndalur edhe pse dihet se te gjithe drejtuesit e shkollave jane drejtues te forumeve lokale te Partise Socialiste=Rilindje dhe kandidatet pa rivale i kane “trajnuar” me kohe se si te veprojne.

#PerballjeDeriNefund
#NukKaZgjedhjePaOpoziten
#ShihemiMe13Tetor

Të Lidhura

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com